Sali Berisha: Junta ushtarake e Kajros po kryen masakër të vërtetë

Sali Berisha: Junta ushtarake e Kajros po kryen masakër të vërtetë

timthumb.phpKryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit në Egjipt ku qindra qytetarë kanë humbur jetën.

Berisha shprehet se forcat ushtarake kanë kryer një masakër të vërtetë mbi protestuesit paqësorë dhe e cilëson juntën “puçiste”.

“Të dashur miq, ditë të zeza për popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditët e fundit një masakër të vërtetë ndaj protestueseve paqësorë. Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra, e ndofta mijëra protestues, dëshmon fytyrën e vërtetë të juntës puçiste që u instalua në Kajro pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetareve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpunëtorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar”, shprehet Berisha.

Kryeministri, të cilit i kanë mbetur edhe tre javë në detyrë, ka bërë thirrje për mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj situate në vendin e Lindjes së Mesme.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe masakrat e juntës ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetareve nga gjeneralët puçist që po zhysin vendin në luftë civile dhe kaos si dhe për të rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore të vendit”, përfundon Berisha.

Ndërkohë që SHBA-të dhe BE-ja nuk kanë një qëndrim të qartë mbi atë që po ndodh në Egjipt, Berisha ndryshe nga herët e tjera ku ka pritur pozicionimin e amerikanëve këtë herë po kërkon të marrë rolin e liderit. Ndërsa kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ende nuk ka shprehur asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Breziiri/com
 
Pe: Sali Berisha: Junta ushtarake e Kajros po kryen masakër të vërtetë

Si kumbojne keto fjale si te ishin te verteta ...
 
Pe: Sali Berisha: Junta ushtarake e Kajros po kryen masakër të vërtetë

I bukur komenti i Dr.Prf.Sali Berishes
 
Titulli: Sali Berisha: Junta ushtarake e Kajros po kryen masakër të vërtetë

Sali Berisha tani flete pa doreza sepse s'ka cka humbet me !
 
Back
Top