“Nuk mund të ishe student pa pasur një prejardhje ‘të shëndoshë’. Pjesa më e madhe e studentëve në protesta nuk vinin nga shtresa e të përndjekurve. Kemi bërë gabime në qeverisje”
Ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer pas një “mungese” trevjeçare në Top Story, bëri deklarime të forta ndër të cilat spikati cilësimin e lëvizjeve të dhjetorit ‘90 si lëvizje të bijve kundër etërve.
Duke ju rikthyer sloganeve të kohës si “Bashkëvuajtës dhe Bashkëfajtorë”, Berisha ka ribërë një vlerësim për kohën e rënies së komunizmit, arritjet e qeverisjes së tij të mëpasshme si edhe gabimet e tij në qeverisje.
Një pjesë kryesore të bisedës së tij Berisha ja ka kushtuar sistemit të drejtësisë në vend, reformës së qeverisë dhe ligjit të shumëpërfolur të vettingut.
Berisha nuk ka nguruar të akuzojë edhe ish-presidentin Bamir Topi si personin që shkatërroi sistemin e drejtësisë.
Mea culpa
Pjesë e konsiderueshme e bisedës ka qenë një retrospektivë në vitet e tranzicionit shqiptar.
Duke nisur që nga roli i tij në rënien e komunizmit e në qeverisjen e vendit në vitet në vijim, Berisha ka risjellë në kujtesë arritjet kryesore.
Lëvizjen studentore të Dhjetorit, Berisha e quajti “lëvizje të bijve kundër etërve”.
Studentët në protesta nuk mund të ishin nga shtresa të përndjekura, ndaj dhe ai e cilësoi lëvizjen ashtu. Ndryshe nga herët e tjera Berisha ka folur edhe për gabimet e tij dhe të PD në qeverisje.
“A ka patur probleme. Kanë qenë Piramidat. Ishin komplikacion madhor, nuk e mohoj. Tjetër Gërdeci. Ministri dha dorëheqjen. ثshtë zhvilluar një proces gjyqësor ku përgjegjësit kanë marrë dënimet. Kam qenë për ta shpallur krim shtetëror pa dashje. Nuk them se nuk ka patur gabime, të meta e dobësi”, deklaroi Berisha.
Por pjesën më të madhe të bisedës Berisha foli për arritje e standarde.
Nisur nga kjo ai mori pyetjen se mos po projekton një kthim të tretë.
Por përgjigja e dhënë ishte pa ekuivok: “اdo njeri që mendon se Berisha po përpiqet për kthim mendon një marrëzi”, siguron Berisha.
Qeverisja e drejtësisë
Deklaratën më të ashpër ish-kreu i qeverisë e ka bërë për ish-presidentin Bamir Topi.
Për Berishën, Topi me mandatin e tij presidencial ka shkatërruar sistemin e drejtësisë.
“Ne kemi një sistem drejtësie që duhet ndryshuar pasi ka rezultuar jo efektive: dhënia e pushtetit të plotë mbi sistemin Presidentit të Republikës. اfarë ndodhi? Te jem i sinqertë erdhi Rexhep Mejdani dhe ai ndonëse i dha një karakter të majtë Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera të drejtësisë, nuk është përmendur asnjëherë për korrupsion. Pas tij Moisiu, në fund të mandatit është përfolur për raste korrupsioni. Përflitej se një nip i tij ishte sekser. Ai që e shkatërroi sistemin e drejtësisë ishte Bamir Topi. Kishte deri dhe gjykatës që më thoshin se me atë që po ndodhte nuk pranonin më të shkonin në trupa gjyqësore. E them këtë me shumë dhimbje, por e vërteta është e vërtetë. Nuk di të jetë i përfolur për çështje të tilla presidenti aktual Bujar Nishani”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.
Marrëdhënia me sistemin
“Më gjeni qoftë edhe një rast të vetëm që Sali Berisha ka bërë presion mbi një prokuror apo gjykatës”.
Kjo është sfida që lëshon Berisha, ndonëse marrëdhëniet e tij me sistemin e drejtësisë kanë qenë nga më të komplikuarat e të ashprat.
Raste të tilla si përplasjet me Arben Rakipin, veçanërisht gjatë hetimit të vrasjes së Azem Hajdarit, me Dhori Sollakun e që kanë kulmuar me akuzat e përplasjet e ashpra me ish-kryeprokuroren Ina Rama, vetë Berisha i quan vetëm faje dhe përgjegjësi të tyre.
Arben Rakipin e cilësoi të pafytyrë pasi dëshminë e tij për vrasjen e Hajdarit ua shiti mediave.
Për Dhori Sollakun ai thotë se koha vetë e ka treguar se çfarë prokurori ishte ai.
Për Ina Ramën, që e quan një zgjedhje jo të tij por të Bamir Topit (më gënjeu Topi për të – deklaroi Berisha), ish-kryeministri ruan të njëjtën terminologji.
“Ajo, Bamir Topi dhe Bahri Shaqiri janë puçistë, ata u bënë pjesë e puçit dhe koha e ka vërtetuar këtë. Vetë OSBE ka pranuar se në atë protestë kishte elemente për marrje të pushtetit me dhunë”, tha Berisha.
I rikthyer në Top Story pas më shumë se tre vjetësh ish-kryeministri Sali Berisha komentoi shumë çështje, por kur iu rikthye 21 janarit 2011, ai bëri një deklaratë më shumë se të fortë, kur tha se nëse Edi Rama nuk do te përmbahej ditën e protestës, ai sot nuk do të ishte gjallë.
Ish-kryeministri theksoi se për asnjë arsye në bote nuk do ta lëshonte zyrën atë ditë.
“Nuk e kisha konceptuar deri në atë ditë kurrë si armik, por të nesërmen ashtu siç i pata çuar fjalë nëse nuk do të përmbahej ai nuk do të ishte më. Ai u soll si armik. Më rrethoi me qëllimin që të vinte dhe të mbante një fjalim te zyra ime”, u shpreh Berisha.
Më tej lideri historik i demokrateve tha se me Azem Hajdarin u nda miqësisht, ndërsa për Izet Haxhinë deklaroi se është një vrasës i arratisur.
“ثshtë nda nga jeta dhe Sali Berisha me ndjenjat më miqësore dhe më njerëzore që mund të kishte. Azemi ky ishte. Azemi ishte vullkan. Në kuptimin e mirë të fjalës një kafshë politike”, tha ai.
Berisha pranoi për herë të parë se SHIK në kohën kur ishte president, e tejkaloi ligjin dhe ishte i përbërë nga njerëz jo kompetent.
“Ata të cilët u angazhuan në këto shërbime ishin njerëzit më me pa eksperiencë. Në tërësi ata iu përmbajtën parimeve, por natyrisht ndoshta bënë edhe shkelje ligjore të papranueshme. Ndaj tyre ata u përballën me një propagandë të egër të sigurimit të shtetit”, shtoi Berisha.
Mapo.al