Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
mbulimrushiti7174670441.jpg


Sait Rushiti, përgjegjës për rrëmbimin e punëtorëve të “Mavrovës” është gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Idrizovë. Pranë tij rojet gjetën çarçafin që e kishte përdorur për asfiksim. Edhe pse jepte shenja të jetës kur ishte vërejtur nga policia dhe ishte dërguar në klinikë, megjithatë, mori fund jeta e njërit prej kriminelëve të njohur në statistikat e policisë. Nuk ndihmoi as reanimacioni. اarçafi ishte lidhur për derën në pjesën e gjashtë, ku ai ishte vendosur të punuar nga shufrat metalike.
Hetimi do të vërtetojë se a e ka vendosu vet ai për këtë akt ose a ekziston që dikush ta kishte sulmuar, ndonëse nuk kishte kërcënime kundër tij. Rushiti duhej të dilte në gjyq për shkak të keqtrajtimit të punëtorëve ndërtimor, ai ishte akuzuar së bashku me Shkodran Idrizin e ekstraduar nga Gjermania, me deputetin e BDI-së Hysen Xhemali, se i kanë rrëmbyer dhe të keqtrajtuar punëtorët e ndërmarrjes “Mavrova”. Do të hetohet se e ka pasur informata për krimin me punëtorët, kurse disa kanë frikë t’i dëgjojnë në gjykatë.
Rushiti ishte dënuar me 15 vjet burgim për vrasje dhe rrëmbim. I ballafaquar me dënimin për punëtorët e “Mavrovës” Rushiti e mbyti veten. Do të mbahet në mend se vet iu dorëzua policisë në vitin 2004. Atëherë jo zyrtarisht flitej se dorëzimi është bërë në marrëveshje me Ministrinë e Brendshme. Disa javë më parë 100 specialistë kryen aksionin në fshatin Rakovec të Tetovës, por vetëm e plagosën Rushitin dhe nuk e arrestuan. Autoritetet e burgut janë të befasuar, e dinin se në pjesën e burgut ku ai ishte vendosur, ishte kryesori dhe rrallë kush ka mundur ta kundërshtojë.alsat-m
 
Titulli: Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

Dy të akuzuar nga rasti i Mavrovës ndërruan jetë, shtohen paqartësitë


Shaban Zenuni dhe Sahit Rushiti janë tashmë dy të akuzuarit që kanë ndërruar jetë, të cilët janë përfshirë në akuzën për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes ndërtuese Mavrova, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e ngritur nga autoritetet maqedonase, e cila nuk u procedua nga Tribunali i Hagës dhe i`u kthye autoriteteve gjyqësore në Maqedoni.


Shaban Zenuni nga fshati Merovë i komunës së Zhelinës së Tetovës është një nga të akuzuarit, i cili u vra në aksionin policor dy javë më parë në fshatin Radushë.

I akuzuari i dytë Sahit Rushiti dje u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Idrizovës, ku ai po vuante një dënim që nga viti 2004, i akuzuar për vrasje.


Në rastin e vrasjes së Shaban Zenunit, ish-pjesëtarë i UاK-së i cili u vra së bashku me tre persona të tjerë në aksionin policor në afërsi të Radushës, shoqatat joqeveritare dhe partitë politike kanë kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për ndriçimin e vrasjes, pas shumë dyshimeve, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një incident të montuar në afërsi të Radushës nga ana e MPB-së.


Dyshime janë shprehur edhe në rastin e Sahit Rushitit, i cili në rrethana të pasqaruara u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Idrizovës.

Për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, që pretendohet se ka ndodhur në afërsi të Tetovës gjatë konfliktit të vitit 2001, akuzohen 22 ish-pjesëtarë të UاK-së, ndër të cilët edhe deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili, të cilit i është hequr imuniteti i deputetit.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë apeluar mbylljen e këtij procesi gjyqësor, në mungesë të provave dhe fakteve të shpalosura, duke e quajtur veprën si një montim politik nga ish-strukturat qeveritare të vitit 2001.

Edhe partitë politike kanë kërkuar ndërprerjen dhe mosprocesuimin e rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës, të cilat kryesisht ngarkojnë sit ë akuzuar ish-pjestarët dhe krerët e UاK-së.

Katër lëndë gjyqësore u kthyen nga Tribunali i Hagës në mungesë provash dhe të cilat janë: maltretimi i punëtorëve maqedonas të Mavrovës, ndërprerja e ujit nga Liqeni artificial i Likovës për Kumanovën, akuza kundër ish-krerëve të UاK-së me në krye Ali Ahmetin si dhe zhdukja e civilëve maqedonas.

Më 2 qershor do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për rastin e Mavrovës. Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ndër tre kërkesat e tij të fundit ka kërkuar edhe ndërprerjen e gjykimit të këtyre rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës. (M.Mellova/INA)
 
Titulli: Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

aa381.jpg



Obduksioni, Rushiti është varur me çarçafin e krevatit në qeli


Sahit Rushiti i cili dje u gjet i varur në qelinë e tij, në burgun e Idrizovës, është varur me çarçafin e tij të krevatit, bëhet e ditur nga analizat e obduksionit të kryer nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Analizat nuk kanë treguar shenja të dhunës, kurse pritet të kryhen edhe analizat toksikologjike të cilat do të tregojnë se a ka pasur alkool, drogë apo barna në gjakun e të varurit.

Sait Rushiti ishte në nga të akuzuarit për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e punëtorëve të “Mavrovës”. Rushiti ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje dhe rrëmbim. Ai i ishte vetë dorëzuar policisë në vitin 2004. (INA

 
Titulli: Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

Keto lajme te fundit po ngjallin shume pasiguri dhe panik tek qytetaret...Te gjitha me duken raste te montuara!
 
Titulli: Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

Per shqipetaret e Ilirides po kthehet koha e rankoviqit. Krejt kto vrasje jane te montuara nga okupatori fashist sllavobullgar i vete quajtur maqemuti.
 
Titulli: Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

Kam lexuar se personi i vetëvrarë ka qenë vertet kriminel! Nese po ateherë edhe po të jetë rast i montuar i kan bërë një nder shoqerisë.
I vetmi rast që shihet se është i montuar është ai i vrasjes së Harun Aliut me shok.
 
Titulli: Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës

Kam lexuar se personi i vetëvrarë ka qenë vertet kriminel! Nese po ateherë edhe po të jetë rast i montuar i kan bërë një nder shoqerisë.
I vetmi rast që shihet se është i montuar është ai i vrasjes së Harun Aliut me shok.
veton ne Iliride fashistet maqedonas edhe femijen ne barkun e nenes e quajn kriminel.Nuk mundem ti quaj kriminel kurren e kurres luftaret qe luftuan per clirimin e Ilirides nga okupimi fashiste sllavo bullgar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top