Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Eriona

???mjelma???
Duke qene se jetojme ndermjet dy gjeneratave, gjenerates se vjeter, qe jane perfaqesuar me se miri nga prinderit tane dhe gjenerata e re, qe jemi ne, krijohet nje hendek ndermjet nesh dhe prinderve tane.Kjo tashme eshte e ditur.Mirepo nga kjo lindin kontradikta te shumta ne cdo aspekt te raportit prind-femije. Fakti qe ne i shohim gjerat ndryshe dhe prinderit ndryshe, na cojne ne debate me to , shpeshhere jo te kendshme, madje ndodh, ne te shumten e rasteve, qe per te shuar debatin, te pranojme mendimin e tyre, madje te sillemi sic ato kerkojne. Ku eshte vetja jone ketu????? Personaliteti yne...??? Megjithate ka shume prinder qe bejne te pamunduren te peshtaten me kohen e sotme per hir te femijeve te tyre dhe per mendimin tim kjo eshte nje gje teper e drejte. Mirepo ketu ne Shqiperi dhe sidomos ne rrethe te ndryshme te saj kjo gje nuk ndodh shpesh. Femijet duhet te sillen sipas asaj qe prinderit thone, mendojne, kerkojne. Pra ato duhet te jene totalisht te varur nga prinderit. Sa dakort jeni? Sa prej jush jane te pavarur nga prinderit dhe sa jo??? Mirepres diskutim...
 
tani ashtu si je shprehur ti, pak a shum kerkon liri nga prindi. jo cdo moshe duhet ta kete ket liri , mendoj se per jeten qe po kalojm, per kohen qe po kalojn dhe ne vendin ku jemi duke e kaluar, mosha ideale per te krijuar liri nga prindi mund te jete 22 vjec e siper per femrat dhe 24 vjec e siper per mashkullin (kam marre me perafersi nje moshe te tille), por mund te jet dhe fill pas mbarimit te gjimnazit si per femren ashtu dhe per mashkullin, tani te gjithe kur kemi kaluar moshen e femijerise kemi qene te ndikuar nga prindi dhe te varur prej tyre, pasi na tregojn cfar eshte e mir dhe cfar eshte e keqe ne kete bote.
personalisht jam ne nje moshe akoma e me shum i marre mendime dhe kam nevoj te me udhehiq, edhe pse e di se cfar eshte e mira dhe cfar eshte e keqja, por kurr nuk e krahasoj mendimin tim me mendimin e tyre, pasi ato flasin dhe nga jeta e tyre. dhe disa here ua pranoj mendimet disa here jo,
 
E varur ekonomikisht 100% nderssa per sa i perket zgjedhjeve te mija per shkollen edhe jeten private ata respektojn mendimet e mija!
 
Fakti qe ne i shohim gjerat ndryshe dhe prinderit ndryshe, na cojne ne debate me to , shpeshhere jo te kendshme, madje ndodh, ne te shumten e rasteve, qe per te shuar debatin, te pranojme mendimin e tyre, madje te sillemi sic ato kerkojne.
:) Debatet per mendimin tim jane ose te pakten duhet te jene frytdhenese, flas per rastet kur femija dhe prindi jane te hapur te pranojne qe mund te jene gabim, gje qe ne te vertete ndodh shume rralle, nga te dyja palet.

Ku eshte vetja jone ketu????? Personaliteti yne...???
Cdo familje ka rregullat e saja, dhe per sa kohe do jetosh ne ate familje do zbatosh ato rregulla je i/e detyruar edhe pse mund te te duket sikur nuk degjohesh apo nuk kuptohesh.

Megjithate ka shume prinder qe bejne te pamunduren te peshtaten me kohen e sotme per hir te femijeve te tyre dhe per mendimin tim kjo eshte nje gje teper e drejte.

Cdo gje varet nga lloji i pershtatjes per mendimin tim, se pershtatje ka shume te te gjithe llojeve. Dhe te pershtatesh me mendjen e femijes tend, dmth te llogjikosh si nje 18-20 vjecar per disa gjera nuk eshte pershtatje eshte budallallik (jo per te gjitha rastet te kuptohemi). Apo dhe te vishesh ne nje menyre te tille (qe te quhesh moderne nga brezi i ri) mua sme duket pershtatje, hyn perseri ne ate grupin e dyte.
Nje prind i llogjikshem ska pse pershtatet, mjafton te kuptoje. :)


Femijet duhet te sillen sipas asaj qe prinderit thone, mendojne, kerkojne. Pra ato duhet te jene totalisht te varur nga prinderit. Sa dakort jeni? Sa prej jush jane te pavarur nga prinderit dhe sa jo??? Mirepres diskutim...

Nese ndjek keshillat e prinderve eshte e veshtire te gabosh. Tani jam e pavarur nga prinderit, por ka qene bukur kur varesha nga ata, kam nostalgji per ate kohe. :)

Nje gje te fundit se u zgjata shume :

Mos i shikoni prinderit si kundershtare, por si mbeshtetje, si perkrahes, si njerez qe kane me shume pervoje dhe qe ju duan (me shume se cdo njeri tjeter). :)
 
Une jam e pavarur ka 3 vite...Sapo kam mbaruar gjimnazin.Por prinderit e mi me kane edukuar,babi sidomos, qe ne jete te jem shume e pavarur.Normalisht ka gjera qe atyre nuk u pelqejne dhe mi thone,une kur e shikoj qe mua nuk me kushton asgje te heq dore nga nje mendim apo veprim i imi e bej.Ne fund te fundit ata jane prinderit e mi,me kane bere koken dhe jane te vetmit njerez qe me duan ne maksimum dhe do me duan tere jeten.Jane te vetmit qe mua duan te me shikojne gjithmone mire,gjithmone lart e me lart.
Babai im me ne ka perdorur gjithmone ate moton,"çdo veprim i yti ka nje pasoje nga pas".Pra kemi pasur nje "liri" veprimi dhe arsyetimi.Nuk me kane thene asnjehere eshte keshtu si them une dhe pike,do besh ca te them une dhe pike...Perkundrazi.

Une kam pasur fatin e mire te kem prinder shume te komunikueshem (mami cik me pak,por e kuptoj) dhe do i falenderoj deri sa te marr fryme per menyren se si me kane rritur.
 
Eriona,nuk e di sa vjece je,por une po te flas si nje 17 vjecare...........
Mendoj se njeriu eshte i varur nga prindi gjithmone,edhe sikur te jetoje ne hene,edhe sikur te krijoje familje varesia me prindin qendron e pathyeshme........Fakti eshte se ti ke permendur vec shqiperine,por jo nese familja eshte ekujdesshme ndaj femijeve kjo varesi ekziston kudo..........kemi konflikte.normale qe do kete ne cdo shtepi ka konflikte.........ata nuk kane si te pershteten me ne,dhe ne skemi se si te pershtatemi me ata,por ama ata jane me t errahur nga jeta,ndersa ne se kemi nisur nga A akoma.Mendoj se ne duhet te edegjojme me teper fjalet e tyre,e jo te themi ehuuuuu ju jeni me te vjetren,nuk ka pune as koha e meparshme as koha tani.kur behet fjale per nje edukim sa me te mire te femijes.Normale qe femijet duhet te sillen sipas asaj qe thone prinderit,nuk po them te jetojne ne diktature,por ti degjojne ata..sta kane kurre me te keq......perkundrazi,mundohen per ne.punojne per ne.jetojne per ne!
Se di si e kupton ti varesine nga prindi,por mua sme duket vetja e varur prej tyre......aspak jetoj ne simbioze me ate qe ata me ofrojne.dashurine e tyre te pakufishme ne kembim te sjelljes dhe dashurise time!
 
nuk mund te jemi te pavarur nga prindrit asnjehere,edhe kur krjiojm familjet tona prindrit mbeten mbeshtetja jone dhe mendimet apo kritikat e tyre gjithmon jane te vlefshme pavarsisht nese ne i marrim parasysh apo jo.
 
jam shume dakort me faktin qe familja eshte berthama e shoqerise dhe prinderit jane ato qe na duan me shume dhe ne i duam me shume. Ka konflikte dhe kete e di, po gjithashtu qe ato jane te rrahur nga jeta me shume sesa ne, por kur nuk ka asnje lloj komunikimi mes prindit dhe femijes sepse ato ndjekin nje sjellje diktatoriale, jane komplet fanatik dhe motoja e tyre eshte: Sillu e bej si te them une dhe pike. sme duhet mendimi yt. kete nuk di si ta quaj.
 
jam shume dakort me faktin qe familja eshte berthama e shoqerise dhe prinderit jane ato qe na duan me shume dhe ne i duam me shume. Ka konflikte dhe kete e di, po gjithashtu qe ato jane te rrahur nga jeta me shume sesa ne, por kur nuk ka asnje lloj komunikimi mes prindit dhe femijes sepse ato ndjekin nje sjellje diktatoriale, jane komplet fanatik dhe motoja e tyre eshte: Sillu e bej si te them une dhe pike. sme duhet mendimi yt. kete nuk di si ta quaj.

Jooo mes prindit dhe femijes duhet te ekzistoje gjithmone bashkepunimi e mirekuptimi.Nuk them qe nuk ka prinder te tille,por jane teper te rralle.....ajo nuk eshte normale,por ne pergjithesi nuk sillet kush keshtu me femijen,sepse prinderit jane shoke me femijen e jo gardiane burgu
 
jam shume dakort me faktin qe familja eshte berthama e shoqerise dhe prinderit jane ato qe na duan me shume dhe ne i duam me shume. Ka konflikte dhe kete e di, po gjithashtu qe ato jane te rrahur nga jeta me shume sesa ne, por kur nuk ka asnje lloj komunikimi mes prindit dhe femijes sepse ato ndjekin nje sjellje diktatoriale, jane komplet fanatik dhe motoja e tyre eshte: Sillu e bej si te them une dhe pike. sme duhet mendimi yt. kete nuk di si ta quaj.

Mos pergjitheso gjithe prinderit...Ka nga keta qe thua ti e ka dhe nga ata te tjeret qe jane vite drite larg kesaj qe thua.
Edhe vete femijet duhet te fillojne te ndergjegjesojne prinderit mbi idete,deshirat,veprimet e tyre.
 
Nuk jam e varur nga prinderit mirepo do te deshiroje te isha.Jam vetem 16 vjece por kam perjtuar gjera prej te cileve asnjehere skam menduar se do ti perjetoj.Para nje viti perjetova humbjen me te madhe te jetes sime humba nenen time dhe nuk dija si ta perballoja kete humbje mirepo dita dites edhe pse me kushtoi shume mundim u mesova me mungesen e saj.Dua te them se ajo ishte shoqja ime me e mire gjithmone me keshillonte dhe me udhezonte kah e drejta me mungojn keshillat e saja babai im eshte tere diten ne pune keshtu qe u mesova vete te mar vendime per veten time.
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

E pavarur deri ne nje pike sepse ata prinder jane edhe kur te behem me e madhe
ne syte e tyre do jem cdo here femi.

Ose ose

Une per jeten time vendos vetem une dhe vetem une.
Ia ben mami-ik vrap deri tek pazari, dhe mbyll netin.
Po ma menjehere LOL
Duhet te jemi koerent me ate qe themi e bejme.
 
Titulli: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

100 % i pavarur
 
Pe: Titulli: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

e pavarur nga prindrit nga minuta qe punoj jetoj vete normal qe jam e pavarur nga prinderit jo se nuk i kam afer i kam po jo neper kembe me plotesojne deshirat e nese me ndodh dicka ata jan aty
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Edhe pse mudn tew them jam i pavarur nga pozicioni rrethanat qe kam etj prap jemi te varur i cik
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Jam e pavaruar nga familja deri diku isha e varur nga ato pasi mbarova shkollen ju dhashe kraheve te mi edhe punoj nese kam nje problem o gje tjeter gjithmone familja me gjindet ..
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Qe kur kam qen ne klas te par fillore i pavarur kam qen se vet i beja mesimet vet dilia luaja vet beja rrmuj^vetem per te me rrahur po kam qen i varur nga ta LOL LOL LOL LOL LOL

Une nuk qahem nga kjo ane kam qen perher i pavarur nga kjo ane pavarsisht se per cdo gje e diskutoj me prindin por per vendimet e mia vendos vet :D
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

jam thuajse teresisht e pavarur per shume drejtime... por ama per cdo gje qe bej me deshire i drejtohem familjes per te marre mendimin e tyre, madje e respektoj...
s'do doja asnjehere qe nga ana shpirterore te isha plotesisht e shkeputur nga ata... do ndihesha e "huaj"
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Duke qene se jetojme ndermjet dy gjeneratave, gjenerates se vjeter, qe jane perfaqesuar me se miri nga prinderit tane dhe gjenerata e re, qe jemi ne, krijohet nje hendek ndermjet nesh dhe prinderve tane.Kjo tashme eshte e ditur.Mirepo nga kjo lindin kontradikta te shumta ne cdo aspekt te raportit prind-femije. Fakti qe ne i shohim gjerat ndryshe dhe prinderit ndryshe, na cojne ne debate me to , shpeshhere jo te kendshme, madje ndodh, ne te shumten e rasteve, qe per te shuar debatin, te pranojme mendimin e tyre, madje te sillemi sic ato kerkojne. Ku eshte vetja jone ketu????? Personaliteti yne...??? Megjithate ka shume prinder qe bejne te pamunduren te peshtaten me kohen e sotme per hir te femijeve te tyre dhe per mendimin tim kjo eshte nje gje teper e drejte. Mirepo ketu ne Shqiperi dhe sidomos ne rrethe te ndryshme te saj kjo gje nuk ndodh shpesh. Femijet duhet te sillen sipas asaj qe prinderit thone, mendojne, kerkojne. Pra ato duhet te jene totalisht te varur nga prinderit. Sa dakort jeni? Sa prej jush jane te pavarur nga prinderit dhe sa jo??? Mirepres diskutim...

Marrdhenia prind-femij ka qen gjithmon e veshtire per te gjetur gjuhen e perbashket. Sepse prindi sado me deshiren e mire kerkon te zer rolin e nje shoqeje/shoku perseri ne fund del shpirti i tij si prind, meraku dhe autoriteti prinderor.
Duhet te kuptojm qe edhe prinderit jan qenie njerezore e nuk jan te pagabueshem ashtu si dhe femijet.
Prindi eshte gjithmon me mendimin per me te miren per femijen e tyre.
Jemi gjenerata dhe breza te ndryshem vertet, me emozione dhe opinione te ndryshme e duhet ti vim njeri-tjetrit perball. Duhet te respektojm dhe te mos paragjykojm asnjehere prindrit tan.
Shum prinder flasin me nje ze unik sepse kan frik te humbasin autoritetin e tyre ose kan frik se mos femijet perfitojn nga situata dhe i manipulojn.Kjo sjellje shpesh here con drejt e ne nje lufte prind-femije per pushtet.Keshtu marrdhenia prind-femij komplikohet me shume, sepse prindi vazhdon te flas me nje ton e ndihen me te forte per te kontrolluar femijen, e ky i fundit ndihet qe nuk kuptohet dhe kerkon te rebelohet.

Qe te fitojm pavarsi ne mendimet tona apo edhe ne sjelljet tona, duhet te fitojm besimin tek prinderit tan....por mbi te gjitha te kemi nje komuinikim me ta.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Pjeserisht :)
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Mua me con babi ne pune humbas rrugen gjithmone vetem
 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

. Fakti qe ne i shohim gjerat ndryshe dhe prinderit ndryshe, na cojne ne debate me to , shpeshhere jo te kendshme, madje ndodh, ne te shumten e rasteve, qe per te shuar debatin, te pranojme mendimin e tyre, madje te sillemi sic ato kerkojne. Ku eshte vetja jone ketu????? Personaliteti yne...???

Pikerisht se jemi gjenerata te ndryshme dhe prinderit tan jan nje brez i rritur ne nje mbyllje me te madhe mentaliteti dhe kulture. Atehere jemi ne brezi i ri, brezi i progresit mendor dhe social qe duhet ti kuptojm dhe te mos debatojm me ta, sepse bindjet e tyre jan me pak te ndryshueshme.

Adoleshentet kerkojn pavarsin, duan te dalin nga varesia e familjes, por derisa te jetojn nen catin e prinderve e te jetojn ekonomikisht nga prinderit ta harrojn kete pavarsi :)....Kur te rriteni atehere do merrni pavarsit tuaja. Personaliteti juaj eshte akoma i lakueshem jo i forumuar plotesisht dhe nuk jua demton prindi personalitetin.
Adoleshentet kan tendencen ti bejn gjerat tragjike....nuk eshte keshtu...do e kuptoni me von :)

 
Pe: Sa te pavarur jemi nga prinderit?

Nuk mendoj se Shqiptaret jan modernizuar kaq shume te pakten jo akoma dhe me shume flas per femren Shqiptare ketu,shume te pakta jan ato familje te cilat len femijen ne nje fare menyre te pavarur ndoshta sepse studion diku apo punon megjithse e keshtu esht prap e varur per vete faktin se prindi paguan e nderhyn ne cdo hap qe femija ben...Ne shqiperi edhe te duash ta besh te vret opinioni dhe nese e ben te del emri te pakten andej nga rrethi im kete shikoj gje absurde ne fakt..sa per rinine shqiptare meshkujt ne kete rast jan mesuar te perkedhelur te ken e te presin cdo gje nga prinderit edhe kushtet nuk ndihmojne papunesia etj keshtu qe han pin e rrin posht fundit te mamit :p por edhe sjan te guximshem te marrin alternativa e te vendosin per jeten e tyre vete...mednimi im ky ashtu si une i kam pare gjerat deri tani..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top