Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Lauri

Anunnak
Sa shumë ‘tradhtarë-patriotë” paska Shqipëria Natyrale!

Koço DANAJ

Kam ndjekur me vëmendje, komentet, deklaratat, opinionet e dhëna në media, në rrjete sociale etj pas dorëheqjes së Sali Berishës. Një pjesë e kanë glorifikuar si patriotin më të madh, edhe duke u përlotur, një pjesë e kanë satanizuar duke e cilësuar deri edhe “tradhtar”. Etiketimi I tij është ‘tradhëtaro-patriot” Pikërisht, ishte kjo ngjarje dhe komentet rreth saj, që me detyruan të rikujtoj titullin e një analize të botuar në vitin 1999: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Eshtë një dukuri negative për një komb, ndaj së cilës kemi nevojë të reflektojmë të gjithë. Po rifreskoj kujtesën tuaj; Ahmet zogu për një pjesë është “tradhtar”,për pjesën ‘patriot”, Enver Hoxha po ashtu “tradhtar” dhe “patriot” Ramiz alia, Sali Berisha, Fadil Hoxha, Ibrahim Rugova, Hashim Thaci etj etj po kështu, janë me dy etiketime, “tradhëtaro-patriot”. Pra të gjithë ata që kanë qeverisur Shqipërinë Natyrale dalin “tradhtaro-patriotë”. Vetëm ata që janë vrarë kanë vetëm një emër: “Dëshmorë të Kombit”.

Cili është konkluzioni që del dhe që duhet të na tërheqë vëmendjen të gjithëve? Që Kombi shqiptar, patriot ka pasur vetëm të vrarët. Ndërsa të gjallët që e kan udhëhequr atë kanë qenë dhe janë me dy emërtime: “Tradhtaro-patriotë”. Le të mendojmë për një çast se sa na dëmton, kjo mendësi përballë shovinizmit fqinj, përballë miqve tanë, përballë bashkësisë ndërkombëtare.

Ka ardhur koha të reflektojmë. Kushdo, udhëheqës ka dritëhijet e tij, ka përgjegjësitë e tij, ka edhe fajet e tij po të doni. Por kurrsesi fjalën e fundit nuk kemi të drejtë ta themi të parën. Kurrsesi nuk kemi të drejtë, të etiketojmë masivisht. Sepse kështu vetëm se tregojmë, që edhe ne pranojmë të drejtohemi nga udhëheqës me dy kokë, pranojmë se akoma nuk jemi pjekur si komb, pranojmë se urrejmë të gjallët, dhe respektojmë vetëm të vdekurit. Pra I bëjmë dëm vehtes sonë, kombit të cilit i përkasim të ardhmes sonë.
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Mendje ndirtur o ky njeri respekte per shkrimin edhe i ka rene shenjes .
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Para disa vitesh kam lexuar per platformen "Shqiperia Natyrale" te ketij Koco Danaj. Me vjen keq qe seshte arrit asnje gje nga ato cfare lexova.

Shqiperise nuk i kane munguar mendjendriturit dhe as luftetaret por i kane munguar leader-at.
 
Sa kohe qe jan maskarenjet ne pushtet mendjet e ndritura ngelin ne hije.
 
Pe: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Koco Danaj eshte nje intelektual i shquar dhe nje historian si shume pak te tjere ne trojet shqiptare!
E the more Koco e the po kujt ja the???
 
Titulli: Pe: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Koco Danaj eshte nje intelektual i shquar dhe nje historian si shume pak te tjere ne trojet shqiptare!
E the more Koco e the po kujt ja the???

Te flas me murin e ka me te lehte te mirret vesh se me pushtetaret shqiptare.
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Sa kohe qe jan maskarenjet ne pushtet mendjet e ndritura ngelin ne hije.

Maskarenjet jane ne pushtet duke iu falemnderuar votes sone! Prandaj, mendoj se pergjegjesine se pari duhet ta kerkojme tek vetvehtja, e pastaj te ua hedhim politikaneve. Vet i zgjedhim, vet i ngrisim ne qiell, vet i shajme dhe i shkelim...keta jemi ne...pa shkalle per vleresim, fatkeqesisht. Dhe poashtu eshte per keqardhje kur them: Cfare jemi aso pushtetare kemi, sepse po te ishim me te mire, intelektualet e vertete -mendjet e ndritura nuk do rrinin nen hije, por do te ishin ne krye te shtetit.
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Kuptohet mevoten tone njerezit manipulohen per nje vend pune per nje favor personal etj e ne fund llumi vjen ne pushtet...

Kur skan qka te hajne njerezimi hajne njeri tjetrin thone.
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Ne shquhemi per tradheti,se mos eshte nje gje e re kjo. lol
Madje jemi edhe vendi pare ne bote per spihuna pa pagese. :eek:hh
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Ne shquhemi per tradheti,se mos eshte nje gje e re kjo. lol
Madje jemi edhe vendi pare ne bote per spihuna pa pagese. :eek:hh

Dhe si gjithmone spiunet shqiptar ne sherbim te serbit, kunder shqiptarit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Dhe si gjithmone spiunet shqiptar ne sherbim te serbit, kunder shqiptarit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Vetem Kosova paska pasur 700. lol
Sa kane keto shtetet e tjera te gjitha bashke i ka vetem Kosova.
Ketyre u them patrijota une! lol
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Vetem Kosova paska pasur 700. lol
Sa kane keto shtetet e tjera te gjitha bashke i ka vetem Kosova.
Ketyre u them patrijota une! lol

ja fute kot kesaj radhe kane qene punonenjes te sigurimit shteteror te jugosllaavis se atehershme ku pjese e saj kaqene edhe Kosova ,se ne kohe te millosheviqit i ke numeruar ne gishta kush kan qene ...Tash mos krahaso kohen e TITOS me MILLOSHIN>
 
Titulli: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.

Sa shumë ‘tradhtarë-patriotë” paska Shqipëria Natyrale!

Koço DANAJ
Kam ndjekur me vëmendje, komentet, deklaratat, opinionet e dhëna në media, në rrjete sociale etj pas dorëheqjes së Sali Berishës.

Edhe kete se kisha degjuar,gjithsesi teme e kote per tu diskutuar :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top