Lauri
Anunnak
Sa shumë ‘tradhtarë-patriotë” paska Shqipëria Natyrale!
Koço DANAJ
Kam ndjekur me vëmendje, komentet, deklaratat, opinionet e dhëna në media, në rrjete sociale etj pas dorëheqjes së Sali Berishës. Një pjesë e kanë glorifikuar si patriotin më të madh, edhe duke u përlotur, një pjesë e kanë satanizuar duke e cilësuar deri edhe “tradhtar”. Etiketimi I tij është ‘tradhëtaro-patriot” Pikërisht, ishte kjo ngjarje dhe komentet rreth saj, që me detyruan të rikujtoj titullin e një analize të botuar në vitin 1999: Sa shumë “tradhtaro-patriotë” paska Shqipëria.
Eshtë një dukuri negative për një komb, ndaj së cilës kemi nevojë të reflektojmë të gjithë. Po rifreskoj kujtesën tuaj; Ahmet zogu për një pjesë është “tradhtar”,për pjesën ‘patriot”, Enver Hoxha po ashtu “tradhtar” dhe “patriot” Ramiz alia, Sali Berisha, Fadil Hoxha, Ibrahim Rugova, Hashim Thaci etj etj po kështu, janë me dy etiketime, “tradhëtaro-patriot”. Pra të gjithë ata që kanë qeverisur Shqipërinë Natyrale dalin “tradhtaro-patriotë”. Vetëm ata që janë vrarë kanë vetëm një emër: “Dëshmorë të Kombit”.
Cili është konkluzioni që del dhe që duhet të na tërheqë vëmendjen të gjithëve? Që Kombi shqiptar, patriot ka pasur vetëm të vrarët. Ndërsa të gjallët që e kan udhëhequr atë kanë qenë dhe janë me dy emërtime: “Tradhtaro-patriotë”. Le të mendojmë për një çast se sa na dëmton, kjo mendësi përballë shovinizmit fqinj, përballë miqve tanë, përballë bashkësisë ndërkombëtare.
Ka ardhur koha të reflektojmë. Kushdo, udhëheqës ka dritëhijet e tij, ka përgjegjësitë e tij, ka edhe fajet e tij po të doni. Por kurrsesi fjalën e fundit nuk kemi të drejtë ta themi të parën. Kurrsesi nuk kemi të drejtë, të etiketojmë masivisht. Sepse kështu vetëm se tregojmë, që edhe ne pranojmë të drejtohemi nga udhëheqës me dy kokë, pranojmë se akoma nuk jemi pjekur si komb, pranojmë se urrejmë të gjallët, dhe respektojmë vetëm të vdekurit. Pra I bëjmë dëm vehtes sonë, kombit të cilit i përkasim të ardhmes sonë.