Sa na pëlqen të punojmë?

Love

βeℓℓe â๓e
Pergatiti: Xhek Preçetaj

Kënaqësia e të punuarit është një nga çështjet më të rëndësishme të 100 kompanive të vitit 2011, sipas një renditje të revistës amerikane “Fortune”. Renditja bëhet në bazë të një pyetësori të rastësishëm në kompani të ndryshme nëpër botë. Pyetjet trajtojnë gjithçka në lidhje me atë çka e bën vendin e punës më të këndshëm: siguria, cilësia, aktivitetet etj. Duke u nisur nga këto pyetje, nxirren edhe arsyet se përse është më mirë të punosh në një kompani.


1. Nga zyra në… park lojërash

Të gjesh momente argëtimi përgjatë orarit të pushimit dhe të merresh me mirëqënien psikike dhe fizike përgjatë punës është një nga arsyet kryesore që e bëjnë vendin e punës më të këndshëm. SAS është kompania që për të dytin vit rradhasi ka marrë titullin si kompania që ofron vendin më të mirë të punës e ka arritur për plotësimin e këtij kushti, pasi në brendësi të saj ofron një palestër prej 66 000 metra katrorësh dhe një sallon bukurie për të gjithë personelin. Ndërkohë kompania “Google” (e katërta) ofron një mur për sportin e ngjitjes së lirë. “DreamWorks Animation” (e dhjeta) e Stiven Spilberg ofron kurse joga, arti, festa të ndryshme dhe kinema në brendësi të ambienteve përgjatë mbasdites. Ndërkohë, kompanitë e tjera ofrojnë ambiente për bouling, fushë futbolli, si dhe aktivitete të tjera sportive, duke e kthyer vendin e punës në një park lojërash për çlodhje dhe argëtim.

2. Punonjësi duhet përkëdhelur (dhe ushqyer)

Për të shkuar në punë duhet dëgjuar ndonjëherë edhe stomaku, pasi edhe ai ka pjesën e vet në vendimmarrje. Sipas sondazheve të “Fortune”, nëse një punëtor ushqehet me cilësi të lartë dhe falas, ai mendon se kompania e tij përkujdeset për energjinë dhe formën e tij fizike. Këtë gjë e dinë mirë drejtuesit e “Google” të cilët në çdo ambient kanë vendosur bare të ndryshme ku punonjësit mund të marrin nga kafje deri tek paninet. “Dream Works Animation” ofron mëngjesin dhe drekën në bazë të një menuje të caktuar pa asnjë pagesë ekstra dhe kjo për punëtorët përkon në goxha kursim. Kompani të tjera ofrojnë petulla me djath kaçkavall, verë etj.

3. Shëndeti mbi të gjitha

Kujdesi që ofron kompania kundrejt punëtorëve për shëndetin e tyre është edhe arsyeja më e rëndësishme për të punuar në një kompani. Wegmans Food Markets (vendi i tretë), ka ofruar për 8 000 punonjësit e saj shërbime mjekësore falas, vaksina kundër gripit dhe virusit H1N1. Ndërkohë “Jm Family Enterprises” (vendi i gjashtëmbëdhjetë) ofron farmaci dhe qendër mjekësore me infermiere, fizieoterapistë, doktorë etj brenda ambienteve të veta.

4. Koha e lirë përmirëson rendimentin

اdokush do dëshironte të punonte në një kompani e cila i përkushtohet orarit jo teje të zgjatur dhe orëve të pushimit më të gjata. “Mercedes Benz Usa” (vendi i pesëmbëdhjetë) ofron për punonjësit një javë pune më të shkurtra se të tjerët. “Morningstar” ofron 6 javë pushim dhe nuk vendos kufij për pushimet, si dhe paguan plotësisht edhe kohën e kurimit mjekësor.

5. Përkujdesi ndaj familjes

Për vende të ndryshme të botës shërbimi mjekësor publik është kundrejt një pagese, e cila shpesh është tepër e kushtueshme, ndaj kush nuk do pëlqente të punonte në kompani që ofrojnë lehtësi pagese për të gjithë familjen. SAS ka në ambientin e vet ministruktura spitalore dhe pediatri me çmime shumë të ulta. Firma daneze “Novo Nordisk” ofron një mbështetje ekonomike prej 5 000 dollarësh për ata çifte që duan të adoptojnë një fëmijë. “Hasbro” ofron çdo të premte një gjysmë dite të lirë dhe 4 orë të paguara në muaj për të luajtur me fëmijët.

6. Pushim nga puna? Jo, faleminderit!

Garantimi i vendit të punës nuk është thjesht motiv për kënaqësinë për të punuar, por edhe për të pasur një ambient pune të qetë. Kjo është aryeja kryesore pse kompania gjigante amerikane “Boston Consulting Group” ka marrë edhe medaljen e argjentë në listën e “Fortune”. Ajo përgjatë vitit 2010 jo vetëm nuk ka pushuar asnjë nga puna, por edhe ka punësuar më shumë se të gjithë në atë vit krize. “Scottrade”, që radhitet e shtatëmbëdhjeta, mburret me faktin që nuk ka pushuar kurrë një punonjës nga puna.

7. Nuk punohet vetëm për karrierë

Nëse pyet çdo punonjës në mëngjes se përse ai zgjohet aq herët për të shkuar në punë, ai do përgjigjej menjëherë: “Sepse më paguajnë”. Ndaj trajtimi ekonomik i punëtorëve është thelbësor. “Nugget Market” ofron për punonjësit e saj shpërblime të cilat shkojnë nga 20 – 1 500 dollarë. “American Fidelity Assurance” vendos në buxhetin e saj çdo vit 13 4 milionë dollarë vetëm për shpërblimet e punonjësve.

10 kompanitë ku ia vlen të punosh:

Microsoft

SAS

NetApp

Google

FedEx

Cisco

Marriott

McDonald’s

Kimberly-Clark

SC Johnson
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top