Sa më shumë perime në shtatzëni

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sa më shumë perime në shtatzëni

Nëse shikohen rezultatet e fundit të studimeve suedeze, nënat mund të kenë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e diabetit te fëmijët e tyre.Studimet kanë treguar se fëmijët nënat e të cilave në shtatzëni nuk kanë konsumuar rregullisht perime, kanë pasur rrezik të prekjes së diabetit madje deri në 70% më të madh se fëmijët nënat e të cilëve kanë ngrënë perime çdo ditë.

Diabeti i llojit 1, është një sëmundje e natyrës autoimune, ku cak i sulmit imunologjik janë qelizat beta të pankreasit. Pasi shkatërrohen, ato më nuk mund të krijojnë insulinë, hormon i cili rregullon sheqerin në gjak, dhe vjen deri te zhvillimi i sëmundjes së sheqerit të varur nga insulina.

Në studimin e përmendur, i cili ka përfshirë 6000 fëmijë, rreth 3% e fëmijëve kanë pasur markerë (tregues të sëmundjes) të rritur në gjak, ndërsa disa kanë pasur madje edhe sëmundje të zhvilluar.

ثshtë parë se niveli i këtyre markerëve ka qenë dyfish më i madh te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë rrallë kanë konsumuar perime.

Ende nuk dihet mekanizmi i saktë mbrojtës i perimeve, por disa shkencëtarë këtë efekt ua veshin antioksiduesve (vitaminës C dhe E, flovonoideve), të cilët janë kyç në mbrojtjen e qelizave nga shkatërrimi./Telegrafi/
 
Back
Top