Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa më shumë cigare të pini aq më shumë ulet koeficienti i zgjuarsisë

اibuk, puro dhe cigare. Shpesh zbulimet e mëdha mbajnë firmën e duhanpirësve.


اibuk, puro dhe cigare. Shpesh zbulimet e mëdha mbajnë firmën e duhanpirësve. Një shembull është fizikani amerikan Julius Robert Oppenheimer. Për talentin e tij qeveria e Shteteve të Bashkuara i besoi projektin “Manhattan”. Ishte viti 1942 dhe ai ndërtoi bombën e parë atomike, ajo që u hodh në Hiroshima dhe Nagasaki.
“Sot shkenca ka njohur mëkatin”, u shpreh në atë kohë ai. Gjithsesi, një studim i sapopublikuar vë në diskutim zgjuarsinë e personave që varen nga duhani. Jo vetëm për arsye se sfidojnë fatin, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre, por edhe sepse koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet kur pi shumë duhan.
Cigaret u bëjnë dëm edhe mendimeve. Kur pimë duhan koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet. Të paktën këtë thekson një studim amerikanhttp://www.ikub.al/Tag_amerikan.aspx, sipas të cilit pirja e zakonshme e duhanit ndikon negativisht në tru. Duke parë rezultatet, studiuesit kanë vënë re se vlera maksimale e koeficientit të zgjuarsisë së duhanpirësve është 98, ndërsa ata që nuk e kanë vesin 101.
Lidhja mes koeficientit të zgjuarsisë dhe duhanit është studiuar nga Mark Weiser i qendrës “Sheba Medical Center” në Nju Jork, që më pas është publikuar në revistën “Addiction”. Ekspertët kanë përfshirë në studim 20.211 rekrutë izraelitë 18 vjeç, ndërkohë që 58 për qind e të cilëve pinin duhanhttp://www.ikub.al/Tag_duhan.aspx në momentin që hynë në ushtri. Të gjithë iu nënshtruan testeve standarde për të matur koeficientin e zgjuarsisë dhe u zbulua se djemtë që nuk pinin duhanin arritën vlerën 101, ndërsa ata që nuk mund të hiqnin dorë prej paketës, arritën vlerën 98. Por rezultati varej edhe nga numri i cigareve të pira. Ekspertët krahasuan nivelin e zgjuarsisë së vëllezërve, ku vetëm njëri prej tyre pinte duhan. Edhe në këtë rast u vu re se koeficienti i zgjuarsisë ishte më i ulët te vëllai që pinte duhan . “Nje studim i fundit, që ka lidhje me gjendje social-ekonomike dhe shkollimin, tregon se personat që pinë duhan e kanë koeficientin e zgjuarsisë më të vogël”, shkruajnë në raportin e tyre studiuesit. Gjithashtu ata shtojnë se nuk ndikojnë aq shumë cigaret në koeficientin e zgjuarsisë. Janë hedhur hipoteza se personat që kanë një koeficient të ulët zgjuarsie (por gjithmonë në normë), janë më të prirur ta përvetësojnë vesin.
Kështu, duke qëndruar te rezultatet e analizave,truri i duhanpirësve mund të kishte dhënë më shumë. Këtu përfshihen edhe Paul McCartney, Albert Ainshtanj, Barak Obama, Mark Twain, Pablo Pikaso dhe shumë të tjerë do të kishin qenë një fenomen i jashtëzakonshëm. Ndërkohë, mendjet e ndritura të atyre që nuk pinin duhanhttp://www.ikub.al/Tag_duhan.aspx ishin ato që i kanë dhënë një emër pozitiv historisë: http://www.ikub.al/Tag_amerikan.aspxPresidenti amerikan Jimmy Carter, regjisori Woody Allen, gjeniu i matematikës Renato Caccioppoli, shkrimtari Daniel Pennac, piktori Joan Mirَ, nobelistja Rita Levi Montalcini dhe të tjerë. Armiqtë numër një të duhanit janë onkologët, të cilët po luftojnë me mish e me shpirt kundër dëmeve që shkakton duhani.
Përveç zgjuarsisë, rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit janë të padiskutueshme. Për tumorin në mushkëri, ekziston për shembull një raport dozë-efekt dhe ky vlen për pirjen e duhanit në mënyrë pasive. Kjo do të thotë se sa më shumë duhan të pini gjatë jetës, ose të thithni, aq më e madhe është mundësia për t’u sëmurur. Për shembull, një 35-vjeçar që tymos 25 ose më shumë cigare në ditë, rrezikon 13 për qind të vdesë nga kanceri në mushkëri para se të mbushë 75 vjeç.
Mundësitë për të qenë i rrezikuar janë më të mëdha kur numri i cigareve të pira është tepër i lartë (sa më shumë të pini, aq më të rrezikuar jeni). Megjithatë, gjendja shëndetësore varet edhe nga mosha e nisjes së këtij vesi (sa më herët ta filloni aq më shumë e dëmtoni shëndetin tuaj), mungesa e një filtri në cigare, (produktet e djegies, si katrani, ndikojnë shumë në patologjinë). Gjithsesi, te personat që e lënë duhanin, rreziku mund të ulet me kalimin e 10-15 viteve pasardhëse, deri sa organizmi i tyre të pastrohet tërësisht nga ai helm.Shqiperia
 
Titulli: Sa më shumë cigare të pini aq më shumë ulet koeficienti i zgjuarsisë

Prandaj mpaskan hik ment mu hahahah nga cigarja,e kote qe i kerkoj dirurine ma paska vjedhur duhani.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back