Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa ka perspektivë një i ri në Kosovë?

rinj.jpg
Rinia kosovare po vazhdon të mbetet akoma aseti kryesor kombëtar krahasuar me vendet tjera evropiane. Ndërsa për shoqërinë tonë po vazhdon të mbetet sfida kryesore për gjetjen e një perspektive dinamike. Vendi ynë i dalë nga lufta para 18 vjetësh ka një përballje jo të lehtë për ta kapërcyer tranzicionin ekonomik, social, kulturor e politik.

Tranzicioni i tejzgjatur, izolimi ndërkombëtar, mungesa e traditës shtetformuese, një ekonomi që përkundër përpjekjeve të suksesshme në dy-tri vitet e fundit akoma ndodhet në tranzicion. Me një edukim jo shumë konkurrues, një demokraci traditëshkurtër, sikur kanë krijuar një ambient mjaftë të vështirë në vendin tonë. Andaj siç duket për rininë tonë është mjaft sfiduese për ta pasur një perspektivë të standardeve evropiane. Në anën tjetër Kosova, një vend i pasur me resurse natyrore, me një pozitë strategjike në rajon, me një rini mjaft energjike, sikur e bën më shpresëdhënëse perspektivën e dëshiruar. Mjafton vullneti i mirë dhe këmbëngultësia për t’i hapur shtigjet e reja të suksesit dhe për t’i vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat relevantë për ta mundësuar përparimin.

Sallonet e së Martës janë një nismë javore e Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D). Salloni ka format gjysmëformal, sipas rregullës “Chatham House”, dhe pa prani të medieve. Diskutimi mbledh rreth vetes ekspertë e analistë, politikanë e publicistë për të reflektuar dhe kërkuar konsensus mbi temat e përzgjedhura. Fjala e hapjes postohet në kanalin e salloneve në “YouTube”. Secili Sallon përcillet me editorial që publikohet në “Zëri”, të martën e ardhshme dhe në faqen elektronike të D4D-së. Podcastet bazuar në editorial mund t’i gjeni në uebfaqen tonë.

Shqetësimet e të rinjve kryesisht ndërlidhen me nivelin e sistemit arsimor në Kosovë, pastaj paraqitjen e problemeve që kanë të bëjnë me tregun e punës si pasojë e mungesës së programeve edukative për orientim profesional gjatë viteve të shkollimit. Po ashtu edhe vështirësitë financiare që ata ballafaqohen gjatë studimeve dhe pas tyre si pasojë vonesës së punësimit ose edhe e mospasjes mundësi për t’u punësuar në drejtimet përkatëse. Disa prej tyre megjithatë manifestojnë një optimizëm për perspektivë në Kosovë, duke pasur parasysh kapacitetet ekonomike dhe mundësitë për punësim. Ka edhe të tjerë që e kritikojnë më së shumti klasën politike në përgjithësi për situatën e krijuar dhe për mungesën e një perspektive optimiste në vend, duke potencuar se bota perëndimore mund të ofrojë perspektivë më të mirë për ta.

Perspektiva e një të riu në komunën e Suharekës nuk mund të veçohet shumë nga ajo e të rinjve në qytetet tjera të Kosovës. Megjithatë, rrethanat socio-ekonomike në komunën e Suharekës kanë karakteristikat e veta si: numri tejet i madh i mërgimtarëve, kapacitetet bujqësore, mundësitë për zhvillimin e turizmit rural, mundësitë për zhvillimin e trashëgimisë kulturore, shtimi i kompanive prodhuese që tashmë kanë plasuar produktet e tyre edhe në tregun ndërkombëtar. Duhet të konsiderohen po ashtu edhe mundësitë për shtimin e kompanive prodhuese në zonën industriale e gjetiu. Po ashtu duhet konsideruar edhe zhvillimin i infrastrukturës pasi që ka lehtësuar mjaft shumë qarkullimin e lëvizjes dhe ka ndikuar që të ngadalësohet migrimi nga fshati në qytet. Të rinjtë duhet më shumë të inkurajohen që të ndërmarrin iniciativa kreative për të kontribuar në ndërtimin e një perspektive të shëndoshë dhe të suksesshme për veten dhe vendin e tyre, duke u sugjeruar që mos të orientohen vetëm nga bota perëndimore, por edhe këtu në vendin tonë.

Ndërkaq theks të veçantë duhet vënë edhe tek angazhimi i rinisë në shoqërinë civile në të cilën do të jenë më afër ideve krijuese dhe informimit me aktivitetet e shumta që ndodhin në shoqëri. Në vendet perëndimore të rinjtë janë pjesë e pandashme e OJQ-ve dhe në këtë mënyrë janë në kohezion me trendin e zhvillimeve të përgjithshme. Shqetësim tjetër në vendin tonë është gjendja e vështirë sociale që mbizotëron në disa familje, në të vërtetë paraqet vështirësi për një perspektivë më të mirë për të rinjtë e këtyre kategorive, ngase atyre duke u përpjekur për mbijetesë u zvogëlohen mundësitë për të qenë koherentë me proceset bashkëkohore.

Në kuadër të gjërave që mund të ndërmerren për ta krijuar një perspektivë në Kosovë janë edhe çështjet që kanë të bëjnë me politikën dhe arsimimin. Një reformim i mjaftueshëm i skenës politike me personalitete dhe ekspertë të shkolluar jashtë vendit, profesionistë e të pakorruptuar vendin tonë do të mund ta vinte në binarë të zhvillimit. Pastaj një reformim i duhur i sistemit arsimor do të vinte në baraspeshë numrin e kuadrove në proporcion me tregun e punës. Prandaj mesazhi i të rinjve sot është më shumë njerëz të ditur, më shumë përgjegjësi, më shumë sundim të rendit dhe ligjit, sepse këto do ta mundësonin zhvillimin, përparimin dhe integrimin e vendit si dhe do ta krijonin perspektivën që ata ëndërrojnë.


Zëri
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back