Sa i kushton Europës ajri i ndotur?

Shiko fotografinë 1787724
Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka zbuluar se kostoja ekonomike e rreth 600 mijë vdekjeve të parakohshme dhe të gjitha sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja atmosferike në Europë përllogaritet rreth 1.6 miliardë dollarë çdo vit, një shifër ekuivalente me një të dhjetën e Produktit të Brendshëm Bruto të Europës në 2013-ën.

Studimi, i pari që analizon këto parametra në Europë, është prezantuar sot nga zyra rajonale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Europën dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me rastin e takimit të nivelit të lartë mbi shëndetin dhe ambientin që zhvillohet këtë javë në Haifa, Izrael.
“Provat që kemi duhet t’u shërbejnë autoriteteve si arsye për të vepruar. Nëse agjentë të ndryshëm bashkohen për ta luftuar, jo vetëm që do të shpëtojnë jetë po gjithashtu kjo do të përkthehet në sasi të mëdha parash”, tha Zsuszanna Jakab, drejtoreshë e OBSH-së në Europë.

Raporti thekson se mbi 90% e qytetarëve europianë janë të ekspozuar ndaj grimcave në ajër në nivele shumë më të larta se normat e cilësisë së ajrit që vendos vetë OBSH, që në 2012-ën u përkthyen me rreth 482 mijë vdekje të parakohshme nga kanceri i mushkërive, sëmundjeve respiratore dhe ato kardiovaskulare.

Por këtyre duhet t’u shtohen edhe rreth 117.200 vdekje shtesë si pasojë e ndotjes së ajrit të brendshëm, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, ku vdekshmëria e lidhur me këtë kauzë ishte pesë herë më e lartë se në vendet e pasura.

Autorët e studimit llogaritën se vetëm duke pasur parasysh këto vdekje të parakohshme, kostoja në Evropë shkon në 1.431.499 milionë dollarë. Megjithatë, kësaj shume duhet t’i shtohet edhe 10 për qind për shkak të kostove të sëmundjeve të lidhura me ndotjen e ajrit. Sipas këtyre vlerësimeve, të paktën në 10 nga 53 vende në Europë, kjo kosto tejkalon 20 % të PBB-së kombëtare.

Vendet lindore thithin ajër më pak të shëndetshëm

Vendi, të cilit i kushton shumë shtrenjtë ndotja e ajrit është Gjeorgjia, që përfaqëson 35,2 për qind të PBB-së së saj, e ndjekur nga Rusia (33,5%), Bullgaria (29,5%) dhe Ukraina (26,7% ).
Ndërsa në vendet nordike ndikimi ekonomik është shumë më i vogël, pasi në Norvegji paraqet vetëm 0,3% të PBB-së së vendit, e ndjekur nga Finlanda (0.7%), Islanda (0,8%) dhe Suedia (0.9%).

/DITA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top