Sa i forte eshte respekti qe keni per veten?

Cdokush nga ne duhet te ket njefare respekti per veten. AI eshte quajtur "elementi qe i jep dinjitet ekzistences njerezore".

Ndodh ndonjehere te mendoni- "asgje nuk arrij te bej sic duhet!"
Dicka tjeter qe shkakton humbjen e respektit per veten mund te jet se nuk je ne lartesine e kerkesave te njerzve qe besojne tek ty.
Shpesh here na ndodh qe te deshtojme, dhe mund te ndodhi te demoralizohemi.
Ne ate moment humbet respekti qe kemi per veten tone.
Ti arrin te mendosh me teper per cilesite e tua negative se sa ato pozitive. Zbulon tek vetja me shume te ashtuquajturat te meta, sic mund te jene gjakenxehtesia, egoizmi, pasiviteti, etj.

Po ju ne momente te veshtira krijon ndjenja negative per veten?

Sa respekt keni per veten tuaj? A qendron ai respekt gjithmone i palekundur dhe solid edhe kur deshtoni?

Diskutim te kendshem! :)
 
shum rrespekt kom po sidomos per dinjitetin tem..me kallxu drejt kurr rrespektin per veten nuk e kom hup, nuk mka ra rasti...deshtimet nuk osht qe m'prekin ku me dit sa, fajsoj veten vetem aq sa duhet...nuk bohna viktim kurr..
 
Terthorazi ndodh te demtoj respektin ndaj vetes. Ndoshta duke besuar qe veten mund ta flijoj sepse po ashtu mund te gjej force brenda vetes per ta falur.

Ndo1here keto kompromise kane cmime shume te shtrenjta saqe mund ti afrohesh kapitullimit dhe te zgjohesh pikerisht kur te ndjesh dhimbje te pashmangshme.

Duhet ta respektoj veten edhe me shume, di qe jam shume ne borxh me te.
 
Nuk jam rob per asgje! E respektoj vehten aq sa duhet dhe kurre nuk vetkenaqem me cfare kam arrijtur. Nuk jam mendjemadh dhe resoektoj cdokend pa marre parasysh se cfare mund te jete. Njekohesisht nuk lejoj qe te tjeret te me neperkembin.
 
teme e bukur dhe shume e rendesishme per secilin nga ne.
une dikur skma patur respekt per veten, aq shume skam patur sa e kam demutar veten shume sidomos ne aspektin e shendetit.
me kalimin e viteve kjo u gje u zbeh ama shpesh here kthehet.
jam njeri i sakrifices dhe sidomos per te tjeret, kjo shpesh here humbet ekulibrin dhe perfundimi eshte qe harroj vetveten dhe jap shume prej saj.
ndoshta tani ehste bere semundje profesionale nje gje e tille.
vitet e fundit kam kuptuar qe respekti per veten ehste shume shume i rendesishem, pasi te ndihmon te cash ne jeten profesionale dhe sociale.
asnje ste respekton nqs ti nuk tregon kujdes per veten, asnje ste merr seriozisht kur ti do t embrosh dinjitetin tend dhe do te imponohesh.
ama ne kete drejtim duhet shume pune me veten dhe shume besim tek vetja, dhe sidomos marketing i mire ne "shitjen" e vetes
 
teme e bukur dhe shume e rendesishme per secilin nga ne.
une dikur skma patur respekt per veten, aq shume skam patur sa e kam demutar veten shume sidomos ne aspektin e shendetit.
me kalimin e viteve kjo u gje u zbeh ama shpesh here kthehet.
jam njeri i sakrifices dhe sidomos per te tjeret, kjo shpesh here humbet ekulibrin dhe perfundimi eshte qe harroj vetveten dhe jap shume prej saj.
ndoshta tani ehste bere semundje profesionale nje gje e tille.
vitet e fundit kam kuptuar qe respekti per veten ehste shume shume i rendesishem, pasi te ndihmon te cash ne jeten profesionale dhe sociale.
asnje ste respekton nqs ti nuk tregon kujdes per veten, asnje ste merr seriozisht kur ti do t embrosh dinjitetin tend dhe do te imponohesh.
ama ne kete drejtim duhet shume pune me veten dhe shume besim tek vetja, dhe sidomos marketing i mire ne "shitjen" e vetes

E vlersoj shume shkrimin tend Fragola!

Dhe une gjithmone kam menduar se asnjehere nuk duhet ti mbyllim syte para faktit se kemi edhe dhunti pervec te metave.
Nese synojme qe gjithmone te kapim qiellin, mund te zhgenjehemi hidhur. Ndaj vetes duhet ven synime te arritshme.

Nese punen qe bejme e bejme sa per te kaluar radhen, nuk kemi si te ndjejme dicka pozitive per veten. Mund te nxjerrim kenaqesi ne cdo lloj pune qe bejme duke i bere mire ato dhe me ndergjegje.

Dhe normalisht respekti per veten nuk fitohet duke ndejtur duar kryq e duke pritur nga te tjeret.
 
Shume teme me vlere.
Une personalisht e masakroj veten time,por gjithmone ne lidhje me te tjeret,me familjen me sakte.Motren qe kam para vetes e kam shembull,dhe jam munduar gjithmone ta ndjek.Por fakti qe se ndiqja dot filloj te me bente te ndihesha keq,filloj te me bente te mendoja se po zhgenjej prinderit e mi pasi mendoja qe ata donin qe une te isha e zonja si ajo.Kur nuk ishte aspak keshtu.Ne fund te fundit motra kishte nje rruge jete tjeter nga ajo e imja.Per dy vite jam mbyllur ne vetvete dhe mendoja qe nuk vlej asgje,derisa nje dite motra me tha: "duhet te jesh shembull i vetes dhe jo te me ndjekesh mua.Duhet te kesh besim tek vetja e mos te kesh mendime koti ne koke.Ti je ndryshe nga une e nuk po zhgenjen askend,perkundrazi.Me pak besim dhe vullnet gjithçka do shkoje si do ti."
Duhet vleresuar gjithmone vetvetja,e kur them vleresuar nuk kuptoj vleresimet per ti bere qejfin vetes,por te vleresosh çdo jetim tendin,te vleresosh çdo deshtim,çdo ngritje...
 
une do thosha dhe dicka tjeter.
jame shquar gjithmone si njeri me vullnet shume te forte, shume inteligjent shume punetor. teorikisht jam partizane e thenies njeriu arrin cfaredo lloj gjeje qe deshiron ne jete, mjafton qe ta doje kete gje me gjithe shpirt.
me mua kjo ka funksionuar deri para disa vitesh kur kisha goxha besiim tek vetja dhe reskeptk per veten dhe forcat emia.
me pas ndryshoi, fillova ti mbushja menden vetes e ndikuar dhe nga rrethanat qe mu imponuan, nga mungea e respektit per veten, nga fjalet e te tjereve, nga pengesat etj etj.
tani them peseri te njejten gje, qe cdo gje arrihet nqs ti vete e deshiron dicka, nqs ti vete i imponohesh vetes tende dhe ke besim te madh tek ajo. mos degjo njeri te te thote: jo kjo sbehet. largoju ketyre njerezve. te gjtha keto qe thashe kane te bejne me respketin ndaj vetes, seps epo degjove vazhdimisht: ti se ben dot kete, ti sje e afte per te marre kete pozicion, ti ske kete gje per x pune etj etj, keto jane fillimi i deshtimit.
e pas ketyre thenieve qe shpesh here viijne nga ata qe i ke miq te ngushte, fillon e zbehet respekti per veten dhe besimi tek vetja jote.
keshtu qe e kam thene dhe diku tjeter ne kete forum: asnje ste do sa e do ti veten tende, as zoti, e as prinderit, jo me te tjeret qe vene e vijne
 
"Respekto veten, ne menyre qe tjeret te te respektojne ty"

Respekti per veten esht themelor,shum i rendesishem-te dish te respektosh mendimin tend dhe te mbrosh idet tua...mirpooo gjithmon brenda kufive se po e kaluam kufirin dhe mbivleresojm veten kalojm ne mendjemadhsi.
 
Kam frike te them sa i forte eshte...Jo pak here humbet forma, zbehet madje ka dhe raste kur zhduket fare!!!Megjithate e di qe diku thelle eshte strukur...e ndjej qe diku aty eshte sepse kuptoj qe mund te rimekembem, mund ta rishoh "ne sy" veten dhe qellimet e mia,,,Di qe mund te rigjendem...
 
"Respekto veten, ne menyre qe tjeret te te respektojne ty"

Respekti per veten esht themelor,shum i rendesishem-te dish te respektosh mendimin tend dhe te mbrosh idet tua...mirpooo gjithmon brenda kufive se po e kaluam kufirin dhe mbivleresojm veten kalojm ne mendjemadhsi.


Po mund te ndodh dhe kjo e fundit qe ti thua, sepse ne perpjekje per te krijuar besim tek vetja, shume njerez priren te kalojne masen. SHume behen egoist dhe i stermadhojne mundesite dhe aftesite e tyre. Disa poshterojne te tjeret qe te ngren veten ne qiell.

Me kujtohet nje thenie e nje psikologu, ne mos gabohem thoshte keshtu: "Kush e koncepton veten ashtu sic duhet, nuk ehste i pikelluar dhe as nuk ka nje gezim te shfrenuar...nuk eshte pesimist, por dhe optimizmi qe ka nuk eshte i pafre. Nuk eshte as kokekrisur dhe as i lire nga ndonje frike e vecante, ai e kupton se nuk eshte personi me i suksesshem i koherave, por kupton gjithashtu se nuk eshte nje hic!"

Ndaj mendoj se duhet te jemi modest Dhe duhet ta pranojme qe kemi dhunti, dhe mos ti mbyllim syte para te metave qe kemi! Perkundrazi, te perpiqemi te permiresohemi.
Here pas here do dyshojme tek vetja, por nuk duhet te dyshojme kurre tek vlerat e tona!
 
te arrish te respektosh veten ne menyre absolute duke mos e lekundur ate eshte pak e veshtire,shpesh here respekti per veten bie per shkak te egos qe mund te krijojm ndaj vetes tone.
zakonisht jane situatat zhgenjyese,mundesit e paarritshme qe sjellin humbjen e respektit duke fajsuar veten per cdo gje dhe dashur pa dashur harrojm qe po humbim respektin ndaj vetvetes.
Dikur respekti qe kisha ndaj vetes ka qen per tu meshiruar,por sot jo!
Vetja ime eshte ajo qe me do me shume :) dhe ajo qe une dua me shume nga te gjithe.
 
Respekti per veten duhet te jete shum i madh,ne menyre qe mos te na humbase fare sa here zhgenjehemi me veten..........jane te shumta rastet kur respekti per veten humb.........dhe pak nga pak.ne vetequhemi te deshtuar!..kalojme ne pesimizem dhe ne kete stad zere se ska ekzistuar kurre resepkti per veten...........te kesh reespekt per veten un kuptoj qe te veprosh me zemer,...............me mend ne koke,pra ti besosh vetes,e ndoshta eshte pikerisht ky besim qe duke u shtuar ,teprohet dhe na ben te zhgenjehemi nga vetja....................Por deshtimet na bejne te rikujtojme synimet tona..........dhe me kete ne i japim nje shtyse vetes te kemi serisht besim tek ky un.........dhe ta respektojme ate,ne fund te fundit jemi njerez,dhe po spatem ne respekt per veten,si duhet te kene te tjeret respekt per ne????????????
 
Per veten maximumin e respektit.
Kurre sdo ta respektoj dikend sa respektoj veten time...
Une jam kryesori per veten time e tjerte vine e shkojn e...
 
kam kam... goxha madje!! Normal qe ndodh ndonjehere qe ti fusim nje te share vetes ... por respekti aty mbetet :D
 
Nese une nuk e respektoj veten, ateher pse te pres tjeret tem respektojn... Prandaj e respektoj dhe mundohem qe mos me hyn vetja ne qejf... Mirepo nese humb respektin ndaj vetes, do e humb edhe respektin e te tjerve...
 
Nderimi i vetvetes

Nje material mbi kete teme:

Nderimi i vetvetes është besim ndaj vetvetes dhe kënaqje me vetveten. Me fjalë të tjera , ju e doni veten ashtu siç jeni dhe ndjeni kënaqësi vetëm për atë se jeni qenie unikate në Univers.

Sepse, jeni si jeni ju jeni qenie unikate e papërsëritshme që e ka rolin, funksionin dhe arsyen e vet të ekzistimit.

Nderimi i vetvetes është kualiteti më i rëndësishëm të cilin njeriu duhet kultivuar që të jetë i përmbushur dhe të ketë jetë të lumtur e me kuptim. Rëndom ka keqkuptime të mëdha lidhur me nderimin e vetvetes. Përkundër mendimit të zakonshëm, nderimi i vetvetes nuk është egoizëm (egocentrizëm ). Nderimi i vetvetes është besim ndaj vetvetes dhe kënaqje me vetveten.

Me fjalë të tjera , ju e doni veten ashtu siç jeni dhe ndjeni kënaqësi vetëm për atë se jeni qenie unikate në Univers. Sepse, jeni si jeni ju jeni qenie unikate e papërsëritshme që e ka rolin, funksionin dhe arsyen e vet të ekzistimit. Egoisti, lavdëruesi duhet të merr miratimin nga jashtë, që vetëm në këtë mënyrë ta mbush zbrazësinë në vete. D.m.th. me vetkonsideratë të mirë nuk ka nevojë t’i tregojë botës se është i admirueshëm – atë e vërejnë vet të gjithë.

Rrënjët e nderimit të pakët ndaj vetvetes rëndom i gjejmë në fëmijëri. Fëmijëve zakonisht u thuhet: “ S’është mirë të lavdërohesh “ – çka fëmija më së shpeshti e merr si tregues se ai dhe nuk është ndonjë person i rëndësishëm, thjesht se nuk është mjaft i mirë. Të menduarit e këtillë së bashku edhe me ndikimet tjera të jashtme gradualisht ndrydh konsideratën, besimin dhe sigurinë ndaj vetvetes te shumë njerëz.

Nuk është vetiakësi apo paarsyeshmëri ndaj të tjerëve ta duash veten. Në qoftë se nuk mund të kujdesesh mjaft për veten, pse këtë do ta bënte dikush tjetër? Të vjelësh dashurinë nga të tjerët përherë nënkupton aftësinë që dashurinë ta vjelësh nga vetvetja, Ju këtë dashuri e meritoni. Ndaluni për një çast dhe kujtoni mendimet negative që keni pasur për veten. Përkujtojeni se si ato e kanë formuar konsideratën tuaj ndaj vetes. Vallë, a është juaji edhe ndonjë nga këto pohime: “ vërtet jam marroq “ apo “ fati ma ka përcaktuar të mos kem sukses “; apo , për shembull : “ e urrej veten .

Në qoftë se mendjen tuaj e programoni me kësi mendimesh “ të mrekullueshme “, atëherë ky do të ishte niveli ku nderimi juaj ndaj vetes do të mbetej. Vetëdijshëm ndoshta dhe nuk do të vëreni se vetvetes i flitni këso gjërash, por nëse hulumtoni më me kujdes mund të bëheni të vetëdijshëm se çfarë mendimesh mendoni – bartni në vet. ME NDRYSHIMIN e kësaj mënyre të të menduarit, ME NDRYSHIMIN e mendimeve tuaja, mund ta ngrisni nivelin tuaj të dashurisë dhe të nderimit ndaj vetes.

Sigurisht se do të pyetni: Si ndryshimi i të menduarit mund të ndikojë në jetën e dikujt? E po, vetëm një numër i vogël njerëzish vërtet e kupton fuqinë e mendjes dhe ndikimin e saj në krijimi e realitetit tonë, të jetës sonë, të përcaktimit tonë, me një fjalë të vetë fatit. Madje edhe mendimi se ne vetë e krijojmë realitetin tinë për shumicën e njerëzve është plotësisht i huaj dhe i papranueshëm. Se me pranimin e kësaj premise do të duhej të pranonin edhe idenë se ata vetë janë përgjegjës për veten dhe për botën rreth tyre. E kjo do të ishte një ngarkesë e konsiderueshme.

Por, marrja e përgjegjësisë është hap me rëndësi në zhvillimin e dhe pjekurinë e njeriut. Me fjalën PثRGJEGJثSI këtu kuptojmë vetëdijen për fuqinë. Mundësitë dhe aftësitë tona për të vepruar në Univers. Duke kuptuar këtë fakt, autorja e këtij teksti e tmerruar pyeti vetveten: në qoftë se unë krijoj realitetin tim personal, atëherë përse vetveten aq shumë herë e kam bërë fatkeqe? Atëherë ka pasur mendimi, i cili ka ndryshuar jetën e saj: “ Nëse veten mund ta bëj të mjerë, atëherë me siguri kam forcë që veten ta bëj të lumtur! Unë mund të jem e pasur në vend se e varfër, e dashur në vend se e braktisur”! اështja është që ta mësoni mendjen tuaj të punojë PثR e jo KUNDثR jush.

E që mendjen tuaj ta mësoni të punojë në mënyrë PثR ju, duhet ta kuptoni se në esencë keni të bëni me dy komponente të ndryshme të mendjes suaj: me VETثDIJEN dhe NDثRDIJEN .

Pjesa e vetëdijshme e mendjes suaj do të mund të përshkruhej si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesën tuaj të vetëdijshme të mendjes ju jeni të vetëdijshëm për mendimet dhe veprimet tuaja. Mendja e vetëdijshme ka aftësi të sjellë gjykime të pjekura dhe të vlerësojë gjykimin e vet duke saktësuar informacionet ekzistuese në çfarëdo situate. Në të kundërtën e kësaj, mendja e ndërdijshme vepron në nivelin reaktiv, pa mundësi të gjykojë dhe duke pranuar të gjitha në mënyrë bukvale. Psikoanalisti i madh K.G.Jung e ka cilësuar ndërdijen tuaj si një pesëvjeçar në kokën Tuaj i cili synon që të udhëheqë jetën tuaj sipas vlerësimeve dhe vrojtimeve të veta. Ndërdijen poashtu mund ta krahasoni me kompjuterin: si ai, edhe ndërdija po ashtu programohet pa kurrfarë mundësish të racionalizojë apo analizojë në nivelin intelektual. Kompjuteri do të pranojë edhe premisën 2+2=5 në qoftë se ashtu e programoni.

Se realiteti juaj krijohet sipas mendimeve tuaja , ko në të vërtetë nuk është dhe koncept i ri. Në Bibël – ( romakëve 12:2 ), apostulli Pavli, këshillon: “ Bëhuni të ndryshueshëm me ripërtëritjen e mendjes suaj “. Ky koncept nuk është i kufizuar vetëm në Krishterizëm. Libri i shenjtë budist “ Dharmma Pada” thotë : “ Ne jemi ajo çka mendojmë , duke u bërë ajo çka mendojmë “. Kur njëherë ta kuptoni këtë koncept, do ta gjeni edhe çelësin e përdorimit të tij për të mirën tuaj. Ju jeni çelës, ju jeni instrumenti i vetëm për zbatimin e këtij koncepti.

Mos u dëshpëroni nëse ju neverit vetvetja. Shumë ë kanë bërë këtë si ju . Në qoftë se ke pasur mundësi ta sjellësh vetën gjer këtu ku je tash, atëherë ke mundësi që vetën ta dërgosh në ndonjë vend tjetër. Paramendojeni vetëm se jeta juaj e gjertanishme është shënuar në faqet e ndonjë libri. Duke e lexuar mund të mendoni se ajo kurrë nuk do të jetë bestseller. Heroi kryesor – Ju – nuk e do vetveten, jeta e tij është e rëndë, e trishtueshme dhe plot probleme të pazgjidhshme. Nëse mbeteni pranë këtij libri duke besuar se këtu asgjë nuk mund të ndryshohet, atëherë për ju vërtetë nuk ka shpresë.

Për fat ekziston mundësia tjetër: të pajisur me njohjen se ju jeni projektues – kreatori mund ta shkruani librin tjetër, heroi kryesor – Ju – mund të jetë i lumtur, i ngazëllyer, i shëndoshë, i pasur, thjesht ashtu siç ju dëshironi. Ju e keni mundësinë që vetën ta dërgoni në cilindo drejtim të doni. Ju jeni autori i tregimit tuaj personal, programuesi i kompjuterit tuaj. Ju jeni prindi i fëmijës suaj të brendshëm dhe në fund të fundit përgjegjës për mënyrën e tij të menduarit.


Renata Brakus/sa-kra
 
Duhet te bej edhe me shume per veten ,e kam lene pas si teper pas dore respektin ndaj saj kohet e fundit
 
Per fat te keq, aq i madh eshte respekti qe kam ndaj vetes, saqe ndonjehere me ben te marr vendime ekstreme ne lidhje me ata qe me rrethojne!

Shpesh kam marre vendime aq drastike, sa kam vuajtur dhe vete, por mendoj se di cfare dua nga jeta dhe nuk bie ne kompromis me asnje person apo situate qe mund te cenoje integritetin tim si njeri...
 
Per fat te keq, aq i madh eshte respekti qe kam ndaj vetes, saqe ndonjehere me ben te marr vendime ekstreme ne lidhje me ata qe me rrethojne!

Shpesh kam marre vendime aq drastike, sa kam vuajtur dhe vete, por mendoj se di cfare dua nga jeta dhe nuk bie one d kompromis me asnje person apo situate qe mund te cenoje integritetin tim si njeri...
do te doja ta dija por nuk emudem
 
Nese nuk kemi ne rrespekt per veten tone kush do te jene ata te cilet do te kene me pak arsye apo shkak per te pasur rrespekt.

Ne momente kritike e te veshtira eshte normale qe te merzitemi e te mundohemi qe tia hedhim fain vetes apo atyre qe na rrethojne. Por me e mira do te ishte qe te mundoheshe te kuptosh se cila ishte arsyeja qe te coi deri ketu e te mundohesh qe ne te ardhem te mos besh te njetat gabim e ne kete rast me plote goje tia hedhesh fain vetes.

Nuk mendoj se ka ndonje mates qe te themi se sa eshte rrespekti yne per veten. Por mendoj se gjithsecili e vlerson apo ka rrespket per veten edhe me shume sec duhet. Ne raste te vecanta.

Nuk mendoj se rrespekti per veten tone rrin konstant por ai ndrryshon sipas situatatve e koheve te ndryshme.
 
Un e respektoj shume veten sidomos ne ate drejtim kur dua ta mbys emcoionet ne gative te vetvetes ose perceptimet negative qe na percojne te tjeret.Te dyja keto siper,siper te tashmen ashtu dhe per te kaluaren dhe te ardhmen.
 
Respekt per veten???Se kisha degjuar e as lexuar me pare.Gjithsesi konsideroj se shume me shume me respektojne sesa qe e respektoj vetveten,tani realisht nuk dua te shtirem si modest,por kjo eshte e vertete,dhe nese do ishte kuotuar respekti nga 1 deri ne 10,per veteveten do votoja pa asnje dyshim me 1
 
jo aq sa duhet..........po ta respektoja veten aq sa duhet po te kisha pak me shum dashuri per veten sdo i lejoja vetes te vuaja per njerez qe sja vlejne,sdo i lejoja ktyre njerzve te me benin keq......do rritem dhe un........
 
Titulli: Sa i forte eshte respekti qe keni per veten?

Qe te kesh respekt nga te tjeret....duhet te kesh respekt per veten tende....
Besoj qe eshte gjeja me e rendsishme te kesh respekt dhe besim ne forcat e veta....ne kete menyre je realist...dhe nqs dicka nuk shkon sic duhet, ke mundesi te permisosh ose te ndryshosh...
 
Titulli: Sa i forte eshte respekti qe keni per veten?

icik,fare pak,x te mos thene hiq...:(:(
e di qe ne radhe te pare duhet vene vetvetja,duhet te duaj veten time,pastaj te tj,po me ndodh gjithmone e kunderta,e rimango fregata:(:(:(
me kalimin e kohes do xpiqem ti ndryshoj gjerat:):)
è dicka qe kam ne dore,dhe duhet te arrij me cdo kusht:):)
 
Titulli: Sa i forte eshte respekti qe keni per veten?

Ne maksimum se vetja ime me rrespekton ,kshu qe dhe un e rrespektoj :p.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 43.8%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 25.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 5 31.3%
Back
Top