Ndoshta nuk muj’ me ta kuptu merakun që ke sa herë që bie t’flejsh e nuk mundesh mem puth sepse nuk m’ke afër, edhe pse jam aq e sigurt që ti m’puth çdo natë me zemër. Ndoshta s’kam mujt me ta prek shpirtin e me pa si t’digjet sa herë që mbi krye m’ke qëndru kur jam sëmurë por e di që ke vlue përmrena. Unë nuk e di sa e lodhshme ásht për ty mem bërtit sa herë që i dorëzohena gabimeve t’jetës por di që çikën tande s’kishe dásht me ta prek as puplat e lene ma e keqja e njerëzve. Unë nuk t’i di t’dhimtat e lindjes kur m’ke pru në jetë por di që i kishe përjetu çdo ditë, çdo sekondë veç me pa evladin tánd dhe zemrën n’gjoksin tànd si i rreh. Ndoshta unë kurrë s’kam me u ba as sa gjysma jote, por di që gjysma jeme asht plot 24 vjet prej áshtit tánd. E unë kisha mujt me ken bija e çdo femne tjetër, por jam e jotja me plot bekime, e nje grueje trime, me zemër t’madhe që e thrras nanë. Ndoshta njëmij vjet me i pas n’kyt dyrnja unë kurrë s’kam me ta shlye borxhin, edhe pse ti kur e ndin këto fjalë ngulfatesh sesi unë nuk e kuptoj që për ty jam një dhuratë e Zotit.
Unë di veç me ngreh zanin e me qajt, at’herë kur jeta m’rrzon e ma jep shuplakë tuj harrue që edhe ti i ke , por që i sheshon se t’mijat të vrasin ma shumë se tuajat dhe gjithmonë aty je. Sa herë bota ka hedh hi mbi evladin “vajzë” ti ke ditë mem mbyll veshët mos me i ndëgjue e m’ke thanë se ty t’kam hapë dyer n’parajsë. Ke ditë me sheshu fjalt e hallkut përreth se pse kam lind çikë e para për ty nuk asht ken turp por gëzimi ma i madh në jetë. Nuk kam pse me ta dediku dashninë veç një herë si çikë se ti e ke hak me u gzue çdo t’lume ditë. E unë veç me falendëru që e mbaj gjakun tand, gjak që më jep jetë sa t’jetë jeta.
(e lexuar)