fcbesia
Anëtar i Respektuar
Vrapojnë pas mamave, ndalojnë, shohin me vëmendje dhe kureshti ngjyrat e çantave, heronjtë e preferuar të filmave vizatimorë, frymëzohen dhe drejtojnë gishtin duke thënë: "Dua atë". Mamatë zemërohen e përgjigjen me nxitim: "Jo se ajo është e shtrenjtë, ka dhe më të mira". Nxitojnë të largohen nga "vendngjarja".
Ka edhe nga ato që ndalojnë, pyesin për çmimin dhe më pas nxjerrin kuletën e paguajnë. Fëmijët kënaqen, dhurojnë një buzëqeshje "të sapoblerë" dhe kthejnë vështrimin urgjent diku tjetër, për të thënë sërish formulën magjike: "Mami e dua edhe këtë".
Tregu
Pushimet e verës mbaruan. Shtatori për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare është muaji i fillimit të shkollës. E njëkohësisht edhe i vazhdimit të shpenzimeve, këtë herë në dispozicion të fëmijëve-nxënës a studentë.
Edhe tregjet e tregtarët kanë ndryshuar fytyrën. Janë orientuar menjëherë nga stina e re vjeshtore e shkollës. "Tani është kohë e mirë për të bërë fitime", shprehet një tregtare, e vjetër tashmë, në njërin nga tregjet kryesore, në qendër të kryeqytetit. Mira thotë se e ka ndryshuar pjesën më të madhe të mallit që shet dhe ka marrë kancelari shkollore. "Ecin shumë në këtë periudhë, se njerëzit do t‘i blejnë për fëmijët. Fillon shkolla", shton ajo. Me këtë logjikë tregu, rrugicat tregtare janë mbushur me çanta shkolle, fletore, veshje librash, lapsa, goma, por edhe me sandale e atlete, përparëse të zeza me pelerina të bardha e gjithfarëlloj objektesh të domosdoshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
اmimet
اdo artikull, sado i vogël që të jetë, ka çmimin e tij e të gjithë bashkë bëjnë një goxha shpenzim. Të parët në radhë janë ata që për herë të parë në jetë do të fitojnë statusin e "të rriturit", do të fillojnë klasën e parë. Adia, një vogëlushe simpatike, u drejtohet me nxitim çantave ngjyrë rozë me një grup kukullash Barbi dhe shikon me mëdyshje se kë të zgjedhë mes tyre. Këtë herë është mamaja ajo që vendos. اmimet variojnë nga 700 lekë të reja deri në 16 mijë, por ka edhe më. Një djalë i ri, "tregtar" i sapopunësuar, të rreshton me radhë çmimet e çantave të shkollës. Nga ato që mbajnë sipër figurat e "Spiderman"-it apo "Dragon ball"-it e deri tek ato që mbajnë të stampuar emrin e ndonjë firme të njohur. Dhe nga figurat te shkronjat çmimi ka një ndryshim të rëndësishëm. اantat e "firmave" nuk njohin çmime më poshtë se 3 mijë lekë të reja, për t‘u ngjitur më pas deri aty sa e ka "takatin" prindi për t‘i blerë, ose sa e ka "tangërllikun" fëmija, deri në arritjen e qëllimit.
Përparëset e shkollës janë një tjetër mall që nuk ngel pa shitur, thonë tregtarët, teksa të bindin që janë duke të dhënë pazarin më të ulët. Nëse insiston, një përparëse të zezë me pelerinë të bardhë përsipër, rrethuar me flutura valëzore, mund ta marrësh për 1100 lekë të reja, por çmimi normal në treg është 1500, madje dhe më shumë. "ثshtë mall cilësor, nuk e gjen në vend tjetër", të vjen reagimi i menjëhershëm i tregtarëve, që ia dinë ritmin kësaj kënge. Pazari zgjatet dhe bashkë me të edhe radha e mamave me fëmijët që ecin përpara dhe i tërheqin për dore me nxitim si rrallëherë.
Fletoret e shkollës mund t‘i gjesh me 25 lekë copën, por ka edhe me 30 e më shumë. Lapsat me ngjyra të fëmijëve të klasave të para e të dyta janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen. Më të lirët kushtojnë 150 lekë. Lapsat janë mbyllur thjesht në kuti kartoni, por nuk janë këta që pëlqehen më shumë. Truku i ambalazheve tërheqës rrit menjëherë edhe çmimin. Një laps i madh që mban brenda të tjerë, apo një kuletë e pikturuar me ngjyra të forta kanë çmime që fillojnë nga 250 lekë të reja e deri në 1300 lekë.
Po kështu, letrat mbështjellëse të librave dhe fletoreve largohen nga tezgat njëra pas tjetrës dhe prindërit përpiqen që t‘u gjejnë një vend në çantat e mbushura plot. "Pesë fije një mijë lekë", thonë tregtarët pa pushim, pas pyetjeve që u vijnë nga të gjitha anët. Po ka dhe mbështjellëse të tjera "speciale" me figura, lule, heronj e Barbi. Një prej tyre kushton 50 ose 60 lekë për librat dhe 25 ose 30 lekë për fletoret. I blen kush mundet, por jo të gjithë, sepse nuk mjafton vetëm një, duhen më shumë.
Sandalet dhe atletet, fustanet, bluzat e pantallonat e reja si për ditën e parë të shkollës shtojnë ritmin e blerjeve dhe punën e tregtarëve, mbushin çantat e shpenzimeve dhe zbrazin portofolat e mamave. 15 shtatori, dita e parë e shkollës, nuk ka se si t‘i shpëtojë pjesës tjetër të ditëve të shënuara, ku dominante bëhet komercialja dhe kënaqësia lidhet me konsumin. A. Rr.
Dyqanet
اmime "të paturpshme" me premtime cilësie
Ndryshe nga tregjet, dyqanet ofrojnë të tjera çmime, të kripura, të paturpshme a të pacipa, kjo nuk ka rëndësi. Ka vetëm klientë- blerës. "اmimet janë më të shtrenjta, por cilësia është e dukshme. Nuk mund të krahasohen me mallrat që gjen në treg". Ky është ritmi tjetër që këndohet në dyqane nga shitësit a pronarët, që veç të tjerash kanë edhe qira e taksa më të larta për të paguar. Produktet shkollore në dyqane, e sidomos ato të qendrës së kryeqytetit, "mbajnë mbi supe" po të njëjtët heronj e kukulla Barbi, por që shiten me çmime dy apo trefish më të larta për shkak të cilësisë ndryshe që ofrojnë. Ndërkohë që gjërat e veçanta vështirë t‘i gjesh në treg. Me këtë logjikë funksionojnë pjesa më e madhe e familjeve me të ardhura të mira, që ndër të tjera shkollimin e fëmijëve e konsiderojnë si investimin më të mirë në jetë. "Ja vlen të shpenzosh në rast se fëmija të kënaq me rezultatet që merr në shkollë", thotë Eva, një mama 34-vjeçare, teksa i hedh menjëherë një vështrim kuptimplotë vajzës së saj 9-vjeçare, Dea. Ajo tregon se fëmijët duhen stimuluar, në mënyrë që nesër të kesh mundësi edhe t‘u kërkosh të bëjnë më shumë.
Të kamur
"Blerjet për djalin, të gjitha jashtë vendit"
Ka edhe ndryshe. Një pjesë e prindërve, me mundësitë që jo të gjithëve u ofrohen, nuk preferojnë as tregjet, por as dyqanet në vend. Klaudeta, një mama e re simpatike, thotë se të gjitha blerjet për shkollën e djalit do t‘i bëjë në Holandë. "Do të udhëtojë për punë dhe me këtë rast çantën e shkollës dhe pajisjet e tjera kancelarike për Ergin do t‘i blej atje. Këtë vit shkon në shkollë për herë të parë dhe dua që çdo gjë ta ketë të përsosur", tregon Klaudeta. Shpenzimi i 300 eurove për të është një shumë e mjaftueshme për të përmbushur kërkesat që një fëmijë ka kur hyn në klasën e parë. Kjo, pa përmendur tarifën mujore në shkollën private, ku Ergi do të ulet për herë të parë në bankë. Ndërsa nuk mungojnë as ata prindër që përfitojnë nga teknologjia e fundit, blerjet në internet. "Kam parë një çantë shumë të bukur", thotë Genta, një tjetër mama, e cila është e gatshme të shpenzojë plot 80 dollarë për një çantë shkolle amerikane për vajzën e saj.
TAB 9-vjeçaret
اmimi i librave shkollorë
Klasa I 1000 lekë
Klasa II 800 lekë
Klasa III 1600 lekë
Klasa IV 2000 lekë
Klasa V 2200 lekë
Klasa VI 3100 lekë
Klasa VII 3400 lekë
Klasa VIII 3700 lekë
Klasa IX 4000 lekë

SHQIP