Ruzhin: Maqedonia shkon drejt destabilizimit "luftës" ku qytetarët do të dalin në rru

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Situata në Maqedoni është dramatike, poqese nuk zbatohet Marrë veshja e Përzhinos qytetarët do të dalin në rrugë dhe shteti do të destabilizohet. Kështu vlerson për “Zhurnal” profesori universitar dhe ish ambasadori i NATO-së , Nano Ruzhin .

Sipas tij me rëndësi të madhe është që afatat e marrëveshjes të zbatohen dhe Maqedonia të del nga kjo krizë e thellë politike. “Situata është dramatike, duhet të kuptojm se Maqedonia shkon drejt destabilizimit ku qytetarët do të dalin në rrugë dhe të shkaktohet një hoasi i vërtetë . Andaj elitat politike duhet të marin vendime serioze për të ardhmen e qytetarëve, e jo për një destabilizim të ri në Maqedoni”, ka deklaruar Ruzhin.

Ai foli edhe për deklaratën e fundit të kancelares gjermane, Angela Merkel ku është shprehur se në Ballkan mund të ketë përleshje të armatosura shkruan Zhurnal.

Ruzhin mendon se Ballkani është “barku i butë i Evropës” ku në aspekt gjeostrategjik mund të ndodhin të gjitha destabilizimet e mundshme.

“Konfliktet e fundit të Evropës ndodhën në Ballkan. Shtetet e Ballkanit si Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi tani kanë një numër të madh problemesh, Protestat në Mali të Zi tregojn qartë alarmin se punët mund të dalin nga kontrolli, edhe në Maqedoni ka shumë paknaqësi të madhe dhe mos të flasim për në Kosovës ku opozita demonstron mjete të dhunshme edhe në Parlament”, ka deklaruar Ruzhin duke sqaruar se Ballkani mund të shëndrohet në haos të cilën e paralajmëroi Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për rrezikun e shpërthimit të përleshjeve të armatosura në Ballkan, nëpër të cilin kalojnë shumica e refugjatëve, në rast se Gjermani mbyll kufirin me Austrinë.

“Tashmë ka tensione në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk dua që atje të vjen deri te përleshjet ushtarake”, ka deklaruar Merkel gjatë takimit të Unionit Kristian Demokrat në Dsrmshtat,

Shumë ekspert kanë paralajmëruar se në rast se Gjermania, si destinacioni kryesor i refugjatëve të cilët kryesisht vijnë nga zonat e luftës në Siri, e mbyll kufirin me Austrinë, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe shtetet e Ballkanit, nëpër të cilat kalon numri më i madh i refugjatëve.

Mergel ka thënë se nuk dëshiron të jetë negative, por ka paralajmëruar se situata shumë shpejt mund të përkeqësohet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top