Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria

xhebrail1

INTERIST
Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, nuk do të marrin pjesë në konkursin Miss Universe 2013, që zhvillohet këtë vit në Moskë.
Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurrojë në finalen e më të bukurave të Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën.

Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili është edhe fotograf zyrtar i këtij evenimenti, pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari, njofton Panorama.

Emrat e dy vajzave shqiptare nuk gjenden as në ueb faqen zyrtare të Miss Universe.

Duhet thënë se përfaqësuesja e Kosovës, Mirjeta Shala është një ndër më të preferuarat në disa prej forumeve online.

Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat. /Telegrafi/
rusia-nuk-pranon-miss-kosova-trhiqet-edhe-shqipria_2_hd.jpg
 
Titulli: Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria

Vertete eshte e papranueshme kur edhe ne keso manifestimesh shtrien duart politika dhe politikanet! Veprimi i Miss Universe Albania tregon edhe nje here para botes se ne jemi nje...jetojme ne Kosove apo Shqiperi (apo kudo tjeter ku ka shqiptare) jemi nje dhe vetem SHQIPTARE asgje tjeter! Veprimi i autoriteteve ruse per cdo kritike!
 
Titulli: Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria

Vec sa krenari mu largu te dyja sban njena pa tjeren bravooooo
 
Titulli: Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria

Ata humbasin :D ...... Me vjen mire qe behen keto reagime te menjehershme......
 
Titulli: Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria

Se mos ka qene duke fituar gje po te rrinte :D

Beri keshtu skenash dmth sa per 3 dite fame :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top