Rusi: Lejohet mësim besimi në shkolla

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish shteti ateist e tani shtet shekullar Rusia ka nisur me planin e saj për të mësuar fetë kryesore në shkollat e saja, duke ofruar edhe lëndën e etikes shekullare si alternativë.


"Kam vendosur për të mbështetur të dy idetë: mësimin e bazave të kulturës fetare dhe etiken shekullare në shkollat Ruse,"tha presidenti rus Dimitrij Medvedev me rastin e zbulimit të planit, raporton Moscow Times sot.

Gjatë një takimi me udhëheqës fetar nga të gjitha fetë në Rusi, Medvedev tha se gjatë pranverës së ardhshme do të fillohet me pilot projektin e ofrimit të lëndëve sipas zgjedhjes së nxënësve për 250.000 nxënës të moshave të vogla që është rreth 20% e numrit të përgjithshëm të shkollave në Rusi.

Do të ju ofrohet përzgjedhja e mësimit të katër feve të njohura zyrtarisht në Rusi e që janë ajo dominuese Ortodokse Ruse, Islami, Budizmi dhe Judaizmi – e po ashtu edhe një kurs në krahasimin e feve.

Ky plan len jashtë fetë tjera, si atë Romane katolike, apo protestante, të cilat kisha Ortodokse i akuzon për dalje nga feja.

Medvedev tha se kjo ide erdhi pas kërkesave dhe sugjerimeve të dërguara tek ai nga udhëheqësit fetarë.

Në qoftë se ky plan ka sukses ai do të zgjerohet në tërë Rusinë deri në vitin 2012, shtoi ai.

Për momentin nuk ka lëndë të mësim besimit në shkollat Ruse, të cilat tradicionalisht kanë qenë shekullare.

Mësimet e para do të fillojnë gjatë marsit të 2010-ës në disa rajone të Rusisë, shtoi ai.

Kisha Ortodokse Ruse numëron vijuesit e saj në më shumë se 100 milion njerëz dhe dhjetëra milion tjetër kund. Por sondazhet tregojnë se vetëm 5% e tyre janë besimtar të rregullt.

Islami është feja e dytë në Rusi me 15% të popullsisë totale 145 milionëshe./IOL/
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top