Rumiu, 35 aforizma dehëse

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Heshtja është gjuha e Zotit. Gjithçka tjetër është përkthim i keq! Rumiu, 35 aforizma “dehëse”

rumiu.jpg

Emri i tij i vërtetë është Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, për shkak të vendlindjes së tij në Balkh të Persisë.
Por ata që e duan poezinë e tij, e thërrasin shkurt Rumi.

Në vijim, do t’ju njohim me disa nga thëniet e tij, sepse… për ata që e njohin tashmë këtë filozof, e dinë që aforizmat e tij janë të pafundme!

Por, të gjitha të mrekullueshme, shijojini!

35 aforizma nga RUMIU

1. Hape zemrën tënde dhe do dëgjosh harpat e ëngjëjve.

2. Gjithçka në univers ndodhet brenda teje.

Kërkoje çdo gjë prej së brendshmi.

3. Pse qëndron i burgosur, kur dera është krejtësisht e hapur?

4. Arsyeja është e pafuqishme në shprehjen e dashurisë.

5. E Bukura na rrethon nga të gjitha anët.

6. Po ti? Kur do e nisësh atë Udhëtimin e gjatë brenda vetes tënde?

7. Flladi i agimit ka secrete për të të zbuluar. Mos fli sërish!

8. Dje isha i zgjuar dhe doja të ndryshoja botën.

Sot jam i mençur dhe dua të ndryshoj veten time.

9. Kërko përtej mendimeve të tua; kështu mund të pish nga nektari i kulluar i Këtij Momenti.

10. Shkëlqe, sikur gjithë Universi të ishte i yti.

11. E vetmja bukuri që zgjat është bukuria e Zemrës.

12. Në fund të jetës, aty ku ka mbetur vetëm fryma e fundit, nëse ti vjen, do të ngrihem dhe do të këndoj…

13. Kopshti i botës nuk ka kufi, përveçse brenda mendjes tënde.

14. ثngjëlli është i lirë për shkak të diturisë; bisha për shkak të injorancës.

Mes të dyve, mbetet biri i njeriut që i duhet të përpiqet e luftojë.

15. Ndërsa futesh më thellë brenda zemrës, pasqyra bëhet më e pastër dhe e qartë.

16. Dashuria është drita e shpirtit.

17. Dashuria është ura mes teje dhe gjithçkaje tjetër.

18. Kur bën gjëra prej shpirtit tënd, ndjen një lumë gëzimi brenda teje.

19. E vërteta e lartëson zemrën, ashtu si uji shuan etjen.

20. Ekziston një zë, që nuk përdor fjalë. Dëgjoje!

21. Dëgjo me veshët e tolerancës!

Shiko me sytë e dhemshurisë!

Fol me gjuhën e dashurisë!

22. Pas dëshpërimit, lulëzojnë shumë shpresa, ashtu si pas errësiravë, mijra diej hapen dhe nisin të shkëlqejnë.

23. Nëse kërkon shpirtin, bëhesh Shpirt.

Nëse kërkon ushqim, bëhesh ushqim.

Bëhesh ajo çka kërkon.

24. I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”.

Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im.

Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

25. Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

26.Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova.

Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba.

Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes.

Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

27. “Heshtja është gjuha e Zotit.

Gjithçka tjetër është përkthim i keq”.

28. “Mjaft veprove sikur je kaq i vogël.

Ti je Universi në lëvizje prej ekstaze”.

29. “Ajo që ti kërkon është duke të kërkuar ty”.

30. “Mos vajto.

اdo gjë që ti humbet, të vjen përsëri në një tjetër formë”.

31. “Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd.

Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullimat”.

32. “Injoroji ata që të bëjnë të ndiesh frikë dhe trishtim, që të degradojnë e të shpien drejt sëmundjes e vdekjes”.

33. “Atje ku ka rrënoja, ka edhe shpresë për një thesar”.

34. “Gjithçka në Univers është brenda teje.

Kërkoje gjithçka nga vetja”.

35. “Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë ndodhur me të tjerët.

Shpalos mitin tënd”.

Burimi: supershendeti
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top