Rudina Hajdari sulmon Bashën: Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, hedh molotov si orizi në dasma

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Rudina Hajdari sulmon Bashën: Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, hedh molotov si orizi në dasma.[/h] ku.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Hajdari tha Basha dhe Rama kanë arritur një marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për interesat e tyre.

“Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s’dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët. I detyrohem këtij vendi shumë”, tha Hajdari.
g.shqip
 
Back
Top