Rubik, plumba ndaj 24-vjeçarit për gjakmarrje

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
images5.jpg

Një shtetas 24-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Rubik.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në një lokal në qytet, kur i riu Nik Tuci, u qëllua me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lajmi konfirmohet nga policia, sipas së cilës është identifikuar dhe autori i krimit.

Policia dyshon se, autori i shpallur në kërkim është shtetasi Plarenc Perlalaj.


Në lidhje me shkakun e ekzekutimit mendohet se, motiv i krimit ka qenë gjakmarrja, por po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.K./

Marre nga Shekulli
 
Titulli: Rubik, plumba ndaj 24-vjeçarit për gjakmarrje

Shteti hesht mbi <<Gjakmarrjen>>,edhe pse po shikojm cdo dite edhe femije viktima nga ky fenomen,mos te flasim per ato qe nuk kan mundesi te shkollohen,te dalin me moshataret te lozin...

Profesionalizmi shtypit Shqiptar mbetet nje lluks!
 
Pe: Rubik, plumba ndaj 24-vjeçarit për gjakmarrje

Shteti duhet së pari duhet t'i ndal dhe dënojë krimet e pastaj gjakmarjen.
Nëse dikush nuk e merr denimin e merituar për veprën e kryer, atëherë
detyrohem ta kryej vetë punën e shtetit.

Në anën tjetër, disa sa lehtë e denojnë gjakmarrjen, por kur preken
drejtëpërdrejtë ndërrojnë mendimet!
 
Pe: Titulli: Rubik, plumba ndaj 24-vjeçarit për gjakmarrje

Shteti hesht mbi <<Gjakmarrjen>>,edhe pse po shikojm cdo dite edhe femije viktima nga ky fenomen,mos te flasim per ato qe nuk kan mundesi te shkollohen,te dalin me moshataret te lozin...

Profesionalizmi shtypit Shqiptar mbetet nje lluks!

Normal qe hesht,se shteti per vete nuk ka mundesi ti garantoje shtetasit qe une e kap ate person dhe e denoj...Nese e kap ai jep lek per nja jave e ke jashte...Ky eshte shteti dhe llomi qe mbjell ai...Ndaj derisa ska ndryshime ne keta pika gjakmarrja do vazhdoje...
 
Back
Top