TIRANE- E ardhmja e vendit nuk do të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin. Kështu është shprehur sot kreu i qeverisë, Edi Rama, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.
Luneda Sefali
Në këtë drejtim, një prej vendimeve të marra sot nga qeveria shqiptare, është edhe marrja e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.
“Vendim për marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.”- thuhet ne vendimin e qeverise.
Vendimi, duket se është marrë diktuar nga situata e krijuar pas aksionit “Fund Marrëzisë”, i cili ka bllokuar me qindra salla të lojrave të fatit. Luneda Sufali, ka vetëm pak kohë që ka marrë detyrën. Ajo është prezantuar në krye të këtij dikasteri më 2 tetor 2013.
Kjo Njësi, e cila varet nga ministria e Financave mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, vendos masën e gjobës në rastet kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji si dhe kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të çertifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj.
/Panorama