Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit !

Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.”
Shiko fotografinë 1785079

Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju-Jorku, duke iu drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha: “Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.”

Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-ve, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape Cure” (Terapia e rrushit), me anë e të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin.

Disa mjekë kanadezë, pas provave të kryera në kushte laboratorike, arritën në rezultatin se rrushi përbën një armik të viruseve. Në këto prova ata përdorën rrushin në gjitha format e tij, d.m.th. rrush të freskët, rrush të thatë (stafidhe), lëng rrushi, si dhe verë të bardhë, të kuqe dhe rozë. Në vazhdim ata shtruan specimente virusesh në provëzën me agar lëngu rrushi, dhe vunë re se ai ndikoi në luftimin e poli viruseve, si dhe virusit të herpesit. Megjithatë, mbetet i panjohur fakti nëse rrushi ka aftësinë t’i luftojë viruset edhe brenda organizmit, e jo vetëm në kushte laboratorike.

Ky fryt i çmuar, përveç vlerave të tij të larta ushqimore, përmban edhe një substancë dizintoksikuese të quajtur taninë, e cila konsiderohet se lufton viruset dhe mund të absorbohet mjaft mirë prej zorrëve.

Gjithashtu, eksperimente të kryera në kafshë, arritën në përfundimin se lëngu i rrushit ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve.
Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dizintoksikuese), rrushi ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga kanceri.

Prova të kryera në SHBA ndër persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.

/inkub.al/
 
Titulli: Rrushi, një mbrojtës i fuqishëm i organizmit !

Paskam shpetuar une....mire qe e solle kete postimin PiNkY!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back