orakulli
Anëtar i Respektuar
Rrugaçet Mediatike.
Titullin e kam vene une,ndersa arsyetimi eshte nga Hyllin ne Xha Xhai.com
Nese Skenderbeu ishte i nxitur nga hakmarrja sic thote Shmiti, atehere meqe hakmarrja ka per qellim kryesor vrasjen e vrasesit dhe kjo nxirret ne pah edhe nga kultura shqiptare, atehere logjikisht qellimi i Skenderbeut nuk do kish qene ardhja ne Kruje por meqe Bej i Sulltanit e qe kishte mundesi ti afrohej, do ishte afruar e do e kish vrare sulltanin per te permbushur hakmarrjen e te vinte nderin ne vend.
Mirepo qellimi logjik i hakmarrjes , i vetmi qellim i hakmarrjes duke qene se ai qe smerrte hak quhej i cnderuar e perbuzej nga shoqeria shqiptare, nuk u permbush atehere kur kishte me teper mundesi, pra si Bej, atehere motivi i hakmarrjes si motivi kryesor i ardhjes se Skenderbeut ne Kruje eshte motiv fals, produkt i nje keqinterpetimi logjik te fakteve shkencore, si pasoje e varferise ne logjike ose nje logjike qe nuk ka per qellim te synoje tek e verteta.
Tani zelli fetar i Skenderbeut, Skenderbeu kryqtar qe kishte per motiv jetesor te debonte islamin nga Europa.
Pike se pari , Skenderbej nuk eshte as emer e as mbiemer por bashkimi i nje emri islamik me nje titull fisnikeror-ushtarak turko-islamik .
Perse nje kryqtar qe i kushton jeten debimit te islamit, do mbante shenjen me te forte dalluese ne identitetin vetjak si emri islamik e si titull fisnikerie nje titull turko-islamik ?
Pra kemi nje paradoks i cili e ben hipotezen te paplotesuar, keshtu qe kjo hipoteze duhet te ngelet neper sirtare sepse asgje shkencore nuk verteton dot e asnje te vertete nuk nxjerr ne drite.
Praktikisht asnje nga te vertetat e reja te Shmitklosit, nuk i qendron kritikes me te thjeshte qe arrij te nxjerr, atehere si do mundem te thelloj me tej kritiken mbi dicka thelbesisht irracionale e pseudo-shkencore ?
E verteta nuk ka nevoje per demagoge si Klosi apo ndonje tjeter, demagoget e se vertetes vazhdimisht kane deshmuar se nisen nga qellime personale te uleta sepse ekonomike apo te peshtira sepse duan te rrenojne vlera te verteta.
Shmiti nuk ka botuar kurrfare libri, por i ka kaluar doreshkrimet e pabotuara Klosit qe ty ti perkthente e te botonte nje liber ne Shqiperi.
Pse Shmiti nuk ka botuar librin ne Gjermani ?
Pse Klosi e botoi dhe e komercalizoi ne kete menyre ?
Nuk e di nese Shmiti eshte burre i mire, po ama qe ka pas frike ta botonte ne Gjermani kjo duket sheshit, ose ndoshta asnje shtepi botuese nuk ishte e interesuar.
Te gjithe autoret e huaj i kane botuar e i botojne ne fillim ne gjuhet e tyre, pse Shmiti jo ?
Ka vetem nje arsye te ketij komercalizimi meskin ne Shqiperi, paraja.
Nga Greqia e lashte po huazoj nje koncept. Sofistet ishin te paret qe merrnin para per te mesuar studentet e u akuzuan si prostituta te kultures.
Tani eshte normale te marresh para, mirepo a eshte e moralshme te fitosh para duke perhapur genjeshtra e komercalizuar mbi kurrizin e figuren qendrore te nje kombi e mbi vete vlerat e nje kombi ?
Per mua jo, prandaj edhe Klosi per mua eshte prostitute e kultures kombetare e gjithe kjo demogogji e komercalizim i se vertetes se rreme nuk ben gje tjeter vecse i hap rrugen kurverise se kultures, cka me ben te mendoj se ‘klosizmi’ eshte term i pershtatshem per te pershkruar kurverimin kulturor qe po meshon ne Shqiperi.
Me klosizem duhet pershkruar jo krejt kurverimi i kultures, nepermjet komercalizimit meskin te genjeshtrave, pasi ky proces ka kohe qe ndodh, por kurverimi i asaj pjese te kultures qe lidhet me vlerat themelore mbi te cilat ndertohet e jeton nje bashkesi njerezore qe quhet komb, vlerat kombetare e morali kombetar.
P.s akuza per kafshe, rrenacak e imoral, te cilat me drejtoi zoti Edmond Cata, ne traditen shqiptare paguhen me dicka me shume sesa kunderpergjigja verbale si kjo e imja, po Zoti Edmond nuk e njeh moralin shqiptar, mesa duket. Historia shqiptare nuk i paska mesuar gje mesa po shoh, se si duket historine shqiptare e sheh si mjet per te bere para e fame.
#
on February 3, 2009 at 10:03 am John
“”"P.s akuza per kafshe, rrenacak e imoral, te cilat me drejtoi zoti Edmond Cata, ne traditen shqiptare paguhen me dicka me shume sesa kunderpergjigja verbale si kjo e imja, po Zoti Edmond nuk e njeh moralin shqiptar, mesa duket. Historia shqiptare nuk i paska mesuar gje mesa po shoh, se si duket historine shqiptare e sheh si mjet per te bere para e fame.”"”"
Bravo Hyllin, goxha konkluzion prej njeriu te civilizuar! Mire jeni me kanunin andej nga ju?! Keni vra ndonjerin apo ka dal bosh plumbi?! Kini mendjen ore se mos beni ndonje gabim te zbrisni nga mali ne qytet. Ne mal ruhet tradita shqiptare dhe atdhedashuria, qyteti eshte per tradhetaret e kombit. Te fala ariut dhe kafsheve te tjera qe te rrethojne
#
on February 3, 2009 at 10:42 am Xha Xhai
Hyllin, meqenëse ti këtu shkruan me pseudonim, të lutem respekto të tjerët që përdorin emrin e tyre dhe nuk duan që, nesër, t’u shoqërohet ky emër në Google me fjalët që shkruan ti.
Po ashtu, vështirë të të marrë njeri seriozisht, kur nis të diskutosh për qëllimet e autorëve të shkrimeve. Të këshilloj që, sa herë ndesh në një shkrim publik, të supozosh (burrnisht) se autori niset nga dëshira për t’i shërbyer lexuesit.
#
on February 3, 2009 at 1:11 pm Hyllin
John, nuk eshte e keshillueshme sipas shkences se psikologjise te kalosh ne negacion. Gjithcka kontrollohet , asgje nuk mohohet. Ne nga pylli shume mire jemi, po ju nga bordelloja si jeni ?
Une nuk kam frike te perdor emrin tim xha xha, por jam turma e kam privilegjin e turmes, anonimitetin, gje qe me lejon edhe t’ja kepus kot, ndersa intelektuali publik nuk e ka privilegjin e mballosjes kot, perndryshe do mbaje pergjegjesite qe vijojne.
Nese termi klosizem e domethenia qe i kam dhene nuk eshte produkt i nje arsyetimi logjik e moral, atehere me duket e drejte te vihen ne pah gabimet qe kam bere.
Une dhashe nje pergjigje per zotin Edmond,i cili nuk kish kursyer fyerjet, keshtu qe me intereson pak , nese te tjeret me marrin seriozisht apo jo.
””Të këshilloj që, sa herë ndesh në një shkrim publik, të supozosh (burrnisht) se autori niset nga dëshira për t’i shërbyer lexuesit.”””
Do me pelqente ta ndiqja keshillen e nje zot e di sa do me pelqente nje shoqeri shqiptare ku publikja i sherben bashkesise e jo interesave individuale, vecse kane ikur kohet e besimit, kur supozohej apriori se burrat nuk genjejne e aq me pak ne kuvend, jemi ne kohe mosbesimi e racionalizmi duhet perdorur me shume se me pare.
Eshte e pamundur po te lexosh shkrimet e sotme publike, te besosh se ky popull njehere e njekohe denonte me gjobe (disa desh) ate qe akuzonte tjetrin ne kuvend se po genjen.
Ironike sa poshte kemi rene e njekohesisht sa ka perparuar nga kjo renie debati publik, sidomos nga ana gjuhesore (fale huazimeve ne radhe te pare).
p.s do perpiqem te menjanoj shprehjen e ndonje perfundimi tim ne kete blog.
#
on February 3, 2009 at 10:39 pm Edmond Cata
Ca Saktësime për Blogistët.
1. Fokusi i shkrimit.
Nuk ka të bëjë me tezat e Schmitt. Ka të bëjë me kuptimin që kemi në shqiptarët për dijen dhe të vërtetën, parë kjo nga këndvështrimi i cilësisë së arsimit në shqipëri.
2. Përsa i përket dijes.
Nëse e kam kuptuar drejt, Orakulli thotë se kur vjen puna për të vërtetën nuk ka as fitues, as të humbur dhe se shpesh c’mbahet për e vërtetë, është në fakt diçka e imponuar nga elita. Këto dy vëzhgime të Orakullit mund të quhen korrekte. E vërteta e kontekstit “shoqëri njerëzore” është shumë më relative, më subjektive se e vërteta e kontekstit “natyrë”. Po ashtu, e vërteta rreth marrdhënieve shoqërore jo gjithmonë është e vërteta e “vërtetë”. Orakulli ka të drejtë kur shfryn ndaj manipulimit që elitat mund t’i bëjnë jo vetëm të vërtetës por edhe njerzve. Orakulli mbased nuk e di, por ky përben edhe tezën kryesore të neo-Marxistëve (Gramsci, Mosca etj). Fenomeni njihet ndryshe si “ideological power”, ose shqip, “shpëlarje e truve”!
Por Orakulli humbet në terrenin e pasaktësisë kur ngatërron mitin dhe të vërtetën, Platonin dhe Aristotelin. Ndoshta jo për faj të tij – nga 2 komentet e tij nuk më lejohet të bëj konkluzione as për nivelin e arsimit, as edhe për specialitetin. Ajo që mund të them këtu është se një elaborim interesant dhe në gjuhë të thjeshtë të mitit, ka bërë Artan Puto tek Shekulli; në një shkallë më pak elaboruese, Puto gjithashtu prek pakëz dallimin mes mitit dhe të vërtetës shkencore. Orakullit do të dëshëroja ti thoja, se Platoni dhe Aristoteli përfaqësojnë dy filozofë që ndajnë qëndrime të njëjta për demokracinë por ndajnë qëndrime të ndryshme për origjinën e dijes, rrugën e mbërritjes tëk e vërteta, dhe mbi të gjitha ARSIMIN.
Kështuqë në një kuptim “racizmi intelektual” që Orakulli artikulon se buron nga artikulli, përbën thjesht një nxitim e shfryrje emocionale. Orakull, të uroj shëndet e mirëqënie kudo që të jesh! Lexoje artikullin jo si një “dritare” që Edmon Cata e përdor për të denigruar shqiptarët. Lexoje si thirrje ndaj tyre për ta ngritur atë zgjuarësi që i ka dhënë natyra shqiptarëve si racë nga niveli i intuitës tek ai i dijes së kultivuar! Këto dy të fundit janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe përcaktuese sa e emancipuar dhe avancuar është një shoqëri!
3. Përsa i përket kush e zotëron Dijen.
“I-dashur” ka të drejtë kur thotë se teza që ia atashon dijen mbretit-filozof është e vdekur dhe e provuar njëherë!. Mbreti-filozof është nyjëtim i Platonit, i cili besonte se mbreti-filozof përfaqësonte një njeri që kombinonte aftësi të rralla të dhëna nga zoti (“gjak blu” po të doni), dijen, përkushtimin ndaj interest public dhe jo ndaj interest privat. Me fjalë të tjera, kombinonte virtytin dhe vlerat positive. Marksizmi ndaj shumë elementë me mendimin Platonian e ndoshta për këtë arsye ka studiues që mendojnë se liderët e rregjimeve totalitare dhe ideologët përkatës kurdoherë që ju lindte nëvoja për të justifikuar modelin, jo rrallë herë i janë drejtuar Platonit për ta përdoru si argument mbrojtës.
Arsyeja përse “I-dashur” është korrekt në cfarë thotë, është e thjeshtë: Platoni besonte tek natyra e mire e njeriut dhe “objektivizmi” e “dashamirësia” e liderit, gjë që jo domosdoshmërisht mund të ekzistojë edhe në realitet. Liderët, vërtet janë liderë, por kjo as i imunizon ata nga korruptimi, as edhe garanton që ata nuk do të ndjekin interesin e tyre personal. Kjo është pika ku Aristoteli ndahet me Platonin dhe kërkon shpëtim jo tek njëshi por tek ligji, tek kombinacioni i të pasurve (atyre që dinë) me numrat (demosin në masë). Kjo është gjithashtu edhe pika ku Aristoteli ndahet me Platonin edhe përsa i përket dijes dhe bartësve të saj: Platoni besonte se vetëm Mbretërit mund të posedonin dijen; Aristoteli avancoi dhe e konsideroi dijen të mundshme për t’u kapur edhe nga turma, por me kusht ama që turma t’i nënshtrohej arsimit dhe arsimi të ishte gjëja më e cmuar.
Nëse edhe ti “I-dashur” pajtohesh më këtë interpretim të shkurtër, atëhere shpresoj se bie dakort me thirrjen që nenkupton shkrimi im: dija (dhe as e vërteta) vërtet s’mund të jetë pronë e një individi, por ama që ato të bëhen pronë e “masave”, masat kanë nevojë t’i nënshtrohen arsimimit; dhe jo thjesht të arsimohen” por të marrin një arsim cilësor që do t’u mundësonte atyre jo thjesht të nxirrnin llafe nga goja por të vinin të menduarit përpara fjalë-nxjerrjes nga goja. Më vjen keq, por nëse Shqipërisë dhe shqiptarëve u ka munguar një arsim i saktë dje; nëse atyre vazhdon t’u mungojë ai edhe sot, si mund të pretendojë dikush sa mund të futet në “debat”? Si mund të quajë dikush veten piktor apo zanatci i “kategorisë së shtatë” nëse i mungojnë veglat që e bëjnë atë të tillë? Artikulli im i “I-dashur” duhet lexuar si thirrje për arsimim më cilësor; jo si fyerje e shqiptarëve!
4. Përsa I përket metodes shkencore.
Nuk besoj se “Vëmëndje” është i pasaktë kur nënvizon që arsyetimi shkencor nuk është qëllim në vetvete; Do ta quaja korrekte edhe kërkesën e “Vëmëndje” për të mos e përdorur metodën shkencore për të damkosur të paditurin. Por mendoj se “Vëmëndje” hyn në territorin e sofizmit grek kur karakterizon cilësinë e debatit shqiptar si rezultat të faktit që “nuk di të dojë dija padijen, dhe jo anasjelltas”! Cdo diskutim mbi metodën shkencore shkon në zemër të raportit njeri-e vërtetë. Fatkeqësisht, dy paragrafë që kam vendosur t’i kushtoj këtu reagimit të “vëmëndje” nuk lejojnë në asnjë mënyrë një elaborim qoftë edhe minimal. Por ajo që do të doja të thoja këtu është se cështja e cilësisë së një debati, nuk ka të bëjë edhe aq me “dashurinë e dijes ndaj padijes” sesa me qëndrimin e njeriut ndaj dijes. Në Shqipëri, fjala “injorancë” perceptohet me një konotacion negativ. Në fakt, fjala injorancë nuk ka kuptim pexhorativ; fjala injorancë nënkupton vetëm që “nuk të ka rënë rasti të biesh në kontakt me dicka të re”; shkurt, nënkupton mungesë experience; Edmond Catës mund ti pëlqejë bota e yjeve, fluturimeve kozmike por është injorant në këtë fushë sepse nuk ka patur ndonjë experiencë as në ndonjë yll, as në ndonjë fluturim kozmik. Në këtë kuptim, injoranca përfaqëson hapin e parë drejt dijes. Të paktën keshtu thuhet se mendonte Sokrati; të paktën kështu e komenton progresin drejt dijes edhe Platoni.
Hapi i dytë është ekspozimi ndaj së resë. Kjo “e re” që të bie rasti të biesh në kontakt, mund të jete ose një e re “fringo”, dmth ti je i pari që e provon atë; ose mund të jetë në e re e provuar më parë nga të tjerë. Cështja që shtrohet, pavarësisht llojit të së resë që del përpara është: Cdo të bësh? Do ta pranosh? Do ta refuzosh? As do ta pranosh as do ta refuzosh? Në cilendo zgjedhje të bere, ekziston gjithmone nje shpjegim; Refuzimi në rastin e së “resë fringo” edhe mund të kuptohet: meqë e reja fringo është e paprovuar në pasojat e saj, refuzimi është pikkërisht për shkak të prudencës për të mos pësuar dicka të keqe. Por si do të shpjegohej refuzimi i të resë të provuar më parë nga të tjerët?
Rreshtat e mësipërm mund të përblidhen kështu: Keq është të jesh injorant (se mund ta pesosh, bile jo për fajin tënd); por është akoma edhe më keq, kur refuzon të mësosh dhe bësh të tënden të renë e servirur nga të tjerët (sepse ose do të të duhet të rishpikësh rrotën edhe një herë nga e para, ose nuk do mund të bësh përpara por do të mbetesh prapa). Varianti i dytë mund të konsiderohet “bordering” në kufijtë edhe të kriminales. Tani, mund të imagjinohet refuzimi i një individi për të mësuar; Por po kur ky refuzim vjen nga një shoqëri e tërë? Imagjinoni se për cfarë situate mund të bëhet fjalë. Një nga nëntekstet e artikullit tim ishte “Vëmendje” që ne shqiptarët duhet të kuptojmë që jetojmë në shoqërinë e shteteve, kombeve, shoqërive të tjera dhe vetë ky pozicion mund ti nxjerrë shqiptarët në një dritë shumë më të keqe dhe ne kemi vetëm një shans të zvogëlojmë këtë kontrastësi: të bëhemi më të arsimuar!
5. Përsa i përket të vërtetës
Z. Tan Skëndaj pyeste nëse momenti “Klosi 2009” është përdorur prej meje si “rivincita” ndaj z. Klosi. Jo z. Skëndaj! Profili im qoftë publicistik, qoftë akademik nuk mund të krahasohen më atë të z. Klosi. Unë kam shkruar vetëm ca shkrime dhe kaq! Nëse dikush do të google emrin tim, nuk do ti dilnin më shumë se dy tre faqe. Z. Klosi ka një profil e aktivitet ku e ku më të konsoliduar e maturuar se i imi. Ka qënë pikërisht kjo arsyeja që e kam konsideruar një referencë të tij ndaj meje (një vetëm ka qenë!) si një lapsus dhe aq. Jam takuar me z. Klosi, krejt rastësisht, vetëm disa muaj më pas, kur më ra rasti të shkoja në Tiranë, dhe kaq!
Përsa i përket c’mendoj unë për të vërtetën, së pari dua tju them se jam dakort me ju që e vërteta nuk është as brënda as jashtë. Ose, do të thoja ndryshe, e vërteta, esenca e saj, përbën një “process” (në fakt, ky është qëndrimi i Sokratit ndaj të vërtetës; Sokratit nuk i interesonte aq shumë e vërteta si “rezultat” sesa e vërteta si process, dmth, si arrihet deri tek ajo). Në këtë kuptim askush nuk mund të pretendojë se mban monopolin mbi të vërtetën; E vërteta, mund të thuhet, nuk është gjë tjetër veçse një akumulim faktesh të reja që u shtohen atyre të vjetrave dhe që nëse kanë fuqinë e nevojshme mund të ndryshojnë vetë besimin tonë që kemi mbajtur për diçka duke e konsideruar atë si të vërtetë.
Në këtë këndvështrim e vërteta dhe ndryshim janë si vëllezërit siamezë: ku ka rendje drejt ndryshimit dhe prurjeve të reja, ka edhe një të vërtetë të re; ku ka një të vërtetë të re ka edhe ndryshim konfiguracionesh. Do të doja të sillja vetëm një shëmbull këtu illustrues.
Padyshim e mbani mënd shpërthimin e “Challenger”! Deri atëherë shuttle-at hidheshin në haptësirë mbi të vërtetën se shkëputja e disa pllakëzave të jashtme gjatë kthimit të shuttle në Tokë, nuk përbënte problem! Faktet? (ose observime empirike sic quhen në gjuhën shkencore). Hyrjet e deriathershme të shuttle në Tokë. Dmth, NASA, deri atëhere, e kish definuar të “vërtetën” thjesht dhe vetëm mbi “faktet” e observuar më parë. Shpërthimi për shkak të pllakave përbeu për NASA një “fakt” të ri!
C’thoni ju se bëri NASA? U “qa” se fakti i ri nuk i pëlqente?? E etiketoi faktin-shpërthim nga pllakëzat “maskara! Na prishe krenarinë kombëtare të fluturimeve dhe sukseseve të NASAs”??? Refuzoi ta pranonte ekzistencën e këtij fakti të ri??? I qëndroi “besnik” të vërtetës së vjetër? Nuk besoj se ka nevojë të shtoj që NASA nuk e refuzoi por e përqafoi faktin e ri; nuk qëndroi me të vërtetën e vjetër por e modifikoi atë dhe krijoi një të vërtetë të re. Dhe do vazhdojë të mbajë për të vërtetë atë që mban sot, deri sa një “fakt” i ri (ndonjë shpërthim ose anomaly tjetër të shfaqet) të dalë dhe detyrojë atë të ndryshojë (më mirë do të ishte të thuhet “zgjerojë”) nocionin e të vërtetës.
Për të bërë lidhjen mes shembullit NASA dhe Schmitt! Konsideroje z. Skëndaj të vërtetën që shqiptarët kanë për Skëndërbeun si një paralele të së vërtetës që NASA mbante sa i përket hyrjes në Tokë të shuttle. Tani, sic përfaqësoi shpërthimi një fakt të ri përballë të vërtetës së mbajtur nga NASA, ashtu edhe dalja e Schmitt, përfaqëson një “fakt” të ri përballë së vërtetës së mbajtur prej shqiptarëve për Skëndërbeun! Unë nuk e kam lexuar librin e Schmitt. “Skenderbeu” i Sabri Godos dhe “Rob Roy” i Walter Scott janë dy librat e mi më të dashur të cilët i kam “tërhequr zvarrë” kudo që kam qenë në botë dhe i kam lexuar, stërlexuar, katralexuar, pentalexuar, dhjetralexuar kurdoherë që kam dashur të clodhem. Dhe nuk e di se sa do mund ta shkëputja veten time nga përshkrimet që Godo u ka bëre si gjendjeve emocionale të Skënderbeut, ashtu edhe betejave të tij! Në analizën time, Godo mbetet ndër të paktët shkrimtarë shqiptarë me stil lakonik, mbështetje të fuqishme në dokumenta, dhe pa nevojë për t’u retushuar! Por cfare??? A duhet ti hidhem në fyt, emocionalisht, dikujt, Schmitt, apo një shqiptari tjetër, thjesht dhe vetëm për faktin se nuk më pëlqen fakti i ri i dalë në dritë? Ky është moment që tregon sa një shoqëri dhe individët e saj sa afër me gjykimin racional – në fund të fundit, essence e dijes kalon përmes racionales! Nnjeriu meson nga disfata (mesim “negative”, dmth mëson se si te MOS bësh një gjë sapo ke parë që të bërit e asaj gjëje prodhon rezultat të padëshërueshëm). Njeriu nuk mëson përmes suksesit (është e pamundur të përcaktohet cili factor prodhoi suksesin pasi një rezultat nuk është kurrë produkt vetëm i një faktori por i shumë faktorëve!.
Besoj se z. Skëndaj do të më falë për këtë “masakrim” dhe “tjerrje kaq gjatë” të diçkaje që mund të thuheshe më shukrt. Pajtohem që duhet të isha treguar më i kursyer me pjesën e fundit të shkrimit dhe besoj se kjo (përvec të nuhaturit të një reagimi negativ) do të ketë qenë edhe arsyeja e shkurtimit të pjesës nga redaksia!
6. Dy fjalë për “Hyllin” Nuk marr përsipër të ndryshoj perceptimin e z. Hyllin të shkrimit tim si fyes! Nuk marr përsipër as edhe të ndreq, sic tentoi me dëshirë të mirë Xha Xhai, të ndryshoj cilësinë, pastërtinë, sintaksën dhe ngarkesën emocionale të leksikut të zgjedhur nga z. Hyllin. Nuk do të marr absolutisht gjithashtu mundimin të “emancipoj” këdo që me ndërgjegje zgjedh të përshfaqet në komunikim publik jo me logjikën por me pasionin. Por, për saktësi, dua të di se në c’paragraf, fjali, apo fjalë të vecantë gjenden emërtimet “kafshe, rrenacak, immoral” që z. Hyllin shkruan ne “reaksionin” (jo reagimin) e tij! Një ndër elementët karakteristikë të shqiptarëve në komunikimin e tyre publik, është shpërdorimi i fjalës, është hendeku që ndan fjalën që përdor shqiptari me realitetin që ai kërkon që fjala të reflektoje apo përcojë. Ky fenomen mund të ishte një temë debati më vete! Qث mund të niste me pyetjen: Të jetë abuzimi me fjalën dhe mospërputhja fjalë-realitet thjesht reflektim i dominimit të mekanizmit shprehës jo nga mëndja dhe racionalja por pasioni dhe personalizimi?
Blogistë, Faleminderit për komentet pozitive apo negative; Shpresoj që duke lexuar këtë prononcim të gjatë të mos ju kem trullosur (është gjeja me e kollajtë që mund t’u shkaktoj të tjerëve, pa të drejtë, sigurisht; por besoj se do të më falni).