Rruga e "Rinisë", "plak" veriorët

WxP

Staf në FV.AL
Hajde, moj rini, rrugën Kukës-Peshkopi". Ky slogan i thënë mijëra herë nga mijëra të rinj, tingëllon ende i freskët për ish-aksionistët dhe banorët e Kukësit e Dibrës, të cilët këtu e 59 vite më parë u lidhën për herë të parë me rrugë automobilistike. Rruga që ka mbetur në histori me emrin e rinisë, pas 59 vitesh është e bllokuar. Por një rrëshqitje në hyrje të saj ka bërë që njerëzit të gjejnë vizë për të kaluar nga Kukësi në Dibër. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Ilir Krosi, e konfirmon këtë duke thënë se për të kaluar nga një qytet në tjetrin duhet një udhëtim ndërkombëtar dhe vizë. Kjo pasi dibranët hyjnë në Maqedoni, më pas kalojnë kufirin në Hanin e Elezit, hyjnë në Kosovë dhe më pas sërish kalojnë kufirin në Morinë, për të ardhur në Kukës. Përndryshe duhet t'i biesh gjatë e më gjatë nga Miloti. Rruga nga nacionale është kthyer në rurale dhe njerëzit për të shkuar e ardhur në Kukës e Dibër, bëjnë orë të tëra. Të shumtë janë dhe të sëmurët që këto ditë, rropaten për të shkuar në llixhat e Peshkopisë nga Kukësi përmes lloj-lloj rrugësh që nuk janë as për kuaj.
59 vite më parë
Të paktët që ende jetojnë, mbajnë mend se Shqipëria nuk kishte më shumë se një vit e gjysmë, pas اlirimit të Shqipërisë, kur lindi ideja për ndërtimin e rrugës së "Rinisë". Jo pak, por mbi 4 mijë aksionistë nga mbarë Shqipëria, të zhveshur, në moshë fare të re, të ardhur dhe nga lufta, do të bënin një punë titanike me kazma e lopata për të hapur rrugën. Ishte koha e اlirimit, kur në këtë zonë vepronin ende bandat. Shteti i pafuqishëm komunist kishte marrë vendimin për ndërtimin e vendit me aksion. Kjo rrugë përshkruar nga Drini i Zi, tashmë do të buçiste nga zhurmat e automjeteve. Gjithë puna për bërjen e rrugës ka zgjatur në një kohë rekord, nga muaji qershor deri në tetor 1946. Projekti i rrugës ishte kryesisht nëpër luginën e Drinit të Zi. Ura nisi tek ura e Muhurit mbi lumin Drin dhe vazhdon në të majtë të lumit 33 km e 800 metra, deri tek vendi i quajtur Dod. Më pas kalimit të Drinit të Zi deri në Bicaj rruga puqet me rrugën nacionale. Gjithsej rruga ka gjatësi 65 km e 400 metra. Traseja e saj është hartuar në mënyrë të tillë që të mos ketë rrezik për t'u mbyllur në dimër. Kuota më e lartë është 770 metra mbi nivelin e detit, ndërsa ajo e nisjes 395 metra. Kuota mesatare është 500 metra mbi nivelin e detit përgjatë luginës së Drinit të Zi.

Flet aksionisti Ahmet Nerguti

"Si e ndërtuam rrugën e Rinisë"

Një ndër 4 mijë aksionistët që ende mban të freskët në memorien e tij gjithë atë vrull të paparë është dhe Ahmet Nerguti. Ai është nga Kukësi dhe mban mbi supe 78 vjet, me një jetë të tërë në punët më të vështira të kohës. Ahmeti e konsideron si një privilegj që në atë kohë të vështirë, i është përgjigjur thirrjes së atdheut, pse jo dhe të partisë në atë kohë, që të kapërcehet situata e vështirë e kohës. Në moshën 17-vjeçare ai ka punuar me lopatë për të hapur rrugën. Ai si shumë nga aksionistët e tjerë ishin analfabetë në këtë kohë. Krahas punës dhe mësimi ishte detyrë. Sot pas 59 vitesh ai kujton me detaje atë çfarë ka bërë ai dhe bashkëmoshatarët e tij në këtë aksion, që u pasua më pas me dhjetëra aksione të tjera.
Kur dëgjuat për herë të parë për aksionin e rrugës së Rinisë?
Në prill të vitit 1946, u hap fjala se do të ketë aksione për ndërtimin e Shqipërisë. Më 18 maj 1946 në gazetat "Rinia" dhe "Bashkimi" dolën thirrjet për rininë e Shqipërisë për të marrë pjesë në aksionin e rinisë Kukës-Peshkopi. Në atë kohë isha 17 vjeç dhe banonim në fshatin Gegjan të Kukësit. Sekretari i rinisë së fshatit, Shaban Nërguti, na tha se do bëhemi gati për aksion. Neve në atë kohë na mblodhën në Kukës, në Kafen e Madhe të ish-Kukësit të Vjetër. Më pas sekretari i rinisë së rrethit, Ezem Kerxha dhe drejtuesit e rrethit, na mbajtën fjalimin bashkë me rëndësinë e aksionit. Duhej me marrë pjesë si një e një që bëjnë dy. Ne u përgjigjëm menjëherë për po. Të deleguarit u shpërndanë për çdo fshat. Unë isha kallaballëk në shtëpi, një duhej të merrte pjesë në aksion dhe nuk pati kundërshti në familje. Dija vetëm disa shkronja për të shkruar. I veshur, më mirë të them i zhveshur me opinga lope. Kisha vështirësi për ta pranuar aksionin sidomos në zonën tonë, vajzat nuk morën leje nga shtëpitë për të shkuar në aksion. Ishin vajzat nga rrethet e jugut, sidomos Vlora e Korça që sollën qindra vajza në aksion dhe ne ishim të çuditur nga përmbysja që po merrte jeta.
Po dita e parë e punës?
Lopata e parë është hedhur në Qafë-Kolesjan, ku sot është lapidari. Nga gjithë Shqipëria erdhën mbi 4 mijë aksionistë. Puna ishte ndarë në dy zona, nga Qafa e Kolesjanit në Qafën e Drajës që ishte zona B në rrethin e Kukësit dhe zona në Muhër të Dibrës deri në Qafë Drazhë. Mjetet e punës ishin kazmat, lopatat, leva, çekiç. Ndërsa për dinamit kemi përdorur gjylet e topave të mbetura nga koha e luftës nga italianët dhe gjermanët. Zhvidhosnim predhat nga njerëz që njihnin predhat. Mbushnim me dinamit gjylen me fitil dhe bënim puse e gropa të mëdha ku futeshin këto lloj "minash". Më pas bëhej plasja dhe shkatërrohej shkëmbi. Por dhe predhat mezi i siguronim. Gjithë këto plasje nuk ka pasur raste aksidentesh. Disiplina ishte e hekurt. Gjithë veglat e punës i siguronim në fshatra nga popullata e zonës.
Si ishin kushtet e fjetjes dhe ushqimi?
Shtabi ishte tek Gurra e Kolesjanit në çadra. Ishim të shpërndarë në brigada në terren, aty ku punonim aty flinim shumë herë dhe jashtë se nuk kishte çadra. Në çadra kishte roje me armë. Kjo sepse në atë kohë Shqipëria ishte e pa stabilizuar dhe shumë diversantë vërshonin në lajme. Arrinin deri aty sa fusnin dhe thirrje në aksion dhe tek aksionistët ku kërkonin ndërprejet e punës. Në ato fjalë atëherë vendi konsiderohej shkretinë dhe nuk duhej të hapej rruga. Në aksion erdhën edhe pjesë të popullit që ishin internuar që në kohën e Italisë dhe ish-partizanët që ishin në moshë të vogël. Nga të internuarit kujtoj Rushit Isufi nga Kalimashi si dhe Enver Shahu. Nga partizanët e asaj kohe kujtoj si aksionistë Selim Rexha dhe Vesel Tusha. Ushqimi vinte me kuja bashkë me veglat. Hanim rrallë makarona, zarzavate, çaj e fasule, që gjithsesi ishin me pakicë. E merrnim në gaveta ushqimin dhe hanim në gur se nuk kishim asgjë tjetër. Por simboli i aksioneve ka qenë Sali Vata, nga Surroi i Kukësit "Heroi i Punës Socialiste", ndër të 5 të parët në Shqipëri që më pas u quajt dhe "Luani i Tuneleve". Ky ishte njeri i jashtëzakonshëm në punë. Ishte jashtëzakonisht i fuqishëm, sa që dhe vagonin e shtynte pa shina. Ky u bë pastaj i jashtëzakonshëm dhe ishte simboli i aksioneve deri në fund të viteve '90.
Po mësim a bënit?
Duket se aksioni nuk ishte vetëm për rrugën. Në aksion kishim mësuesit tanë. Shumica prej nesh ishin analfabetë, kishin ardhur nga bagëtitë nga tokat. Pak kush nga jugu dinte shkrim e lexim. Nga shkonim unë e mbaja në shpinë dërrasën e zezë. Pas orarit të punës kishim mësim. Dhe në çdo kohë të lirë mësim bënim. Bënim dhe stërvitje ushtarake, me pushkë druri. Bënim komandat kryesore. Ishte hera e parë që jetonim dhe me vajza që ishin nga Jugu. Ishin si motrat tona. Ishin shumë të zhvilluara dhe ne nuk e dinim këtë gjë. Vinin në shtëpitë tona flitnin me gratë tona gati me përkthim se gratë e vajzat tona flitnin shumë me dialekt. Ata sollën zhvillimin e parë në këtë zonë të prapambetur. Ndërkohë që fshatrat tona ndihmonin familjet e aksionistëve.
Po kënga e aksionit që ende këndohet?
Ishte një këngë që e mësuam sapo shkuam. Kënga e famshme u përhap menjëherë në të gjithë zonat dhe ende sot fjalët kur duhet të inkurajojnë një të ri, pleqtë thonë hajde moj rini, Kukës e Peshkpoi. Kënga ishte bashkëudhëtare e jona. Në çdo mëngjes shpalleshin garat, bashkë me stimujt moralë. Shtabi kishte dhe drejtuesit teknikë inxhinierët, që nuk ishin nga Kukësi.
Kush ishte projektuesi i rrugës dhe u gjetën sabotime?
Kryesori ka qenë inxh.Kujtim Beqiri, më duket se ishte nga Vlora. Më vonë në kënetën e Maliqit e pushkatuan bashkë me Abdi Sharrën. Unë jam i mendimit se pati sabotim në atë kohë. Kthesat janë shumë të vështira dhe shpesh binte thikë poshtë dhe sërish ngjitje thikë lart. Po të shohësh dhe fotot që aksionistët punonin në lartësi shkëmbore dhjetëra metra të lidhur me litar, kur shumë më mirë devijimet mund të ishin më të buta. Kështu thotë kjo mendja jonë. Ne ishim nisur nga Kukësi dhe pjesa tjetër nga Dibra, duhet të takoheshin në rrugë. Jemi takuar me aksionistë e Dibrës që po vinin drejt në Urën Dodës. Kjo është urë më dy këmbë në Dri. Në atë kohë rrëshqiti e ra në Dri. Mezi e kemi kapur me mjetet që kishim.
Po makineritë?
Nuk kishte makineri. Për herë të parë traktori ka ardhur përgjatë lumit Drin i Zi, nga Dibra dhe ka sjellë bukë ushqime, batanije, çizme e veshje aksionistësh. Për herë të parë uturima e traktorëve u dëgjua në ato shkrema malesh dhe ne çuditeshin se çfarë është ky send që ecën nëpër rrjedhën e lumit. Më 23 nëntor të vitit 1946 ku po bëhëj inaugurimi erdhi një veturë dhe një kamion. Ishim në Zallë Dardhë të Dibrës. Niveli i popullsisë sonë ishte shumë i ulët. Nuk dinim se sa ishte zhvilluar bota. Nuk kishin dijeni për makineritë. Më kujtohet së në këtë fshat të gjithë, por dhe ne habiteshim teksa shihnim makinat. Në atë kohë një nga plakat e fshatit, një grua shumë e mirë, mori ca balishat dhe ia hodhi veturës së vogël duke thënë se duhet t'i hajë se është lodhur. ثshtë e vogël kjo, se këtë makinën e vogël, për veturën, e ka bërë kjo e madhja për makinën tjetër ZISS. Kaq dënim në atë kohë ne. Por këta njerëz ishin shumë të mirë.
Po inagurimi?
ثshtë bërë më 23 nëntor 1946, në një kohë rekord .Tashmë Dibra dhe Kukësi ishin të lidhura mes tyre për herë të parë me makinë. Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne. Ishin të deleguar nga Komiteti Qendror. Na lexuan përshëndetjen e Enver Hoxhës. Ai ishte nisur për të marrë pjesë, por ishte kthyer në rrugë se ishte shumë mot i keq. Enveri vazhdimisht na shkruante letra dhe na inkurajonte. Në fakt jeta jonë nisi në aksion dhe shumë vjet të saj kaluan në to. Kemi shkuar në aksionet e hekurudhave si Durrës-Peqin në km 23 dhe shumë të tjera.
Po tani që rruga juaj është mbyllur, ju vjen keq?
Më vjen shumë keq se ne e kemi hapur me thonj, për t'i shërbyer këtij populli dhe kemi punuar dhe pa bukë dhe rruga mbyllet pas 60 vitesh. Kur shteti ka njerëzit e duhur, fondet për ta mbajtur në punë. ثshtë e trishtueshme se sa keq punohet tani, kur janë të gjitha kushtet. Ky vend është bërë me djersën dhe gjakun e njerëzve të vet dhe sot përbuzet e lihet pas dore. Për ta hapur atë rrugë që ne e kemi hapur pa asnjë lekë, sot duhet vite të tëra, projekte, studime, tendera, vjedhje dhe në fund nuk bëhet asgjë.

Kënga e rinisë

Ne punojmë 8 orë pa u lodhur fare
Se të gjithë e kemi zemrën proletare
Me hapa vigane sulm moj rini
Po hapim rrugën Kukës-Peshkopi
Me kazma e lopata një nga një po shkojmë
Përpara Enverit do të parakalojmë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top