Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Aver

.
V.I.P
Selimi: Më 11 shtator merret vesh a do të jetë në agjendë anëtarësimi në UNESCO

selimi.PNG


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka vizituar Romën dhe Vatikanin në kuadër të lobimit të shtetit kosovar për të siguruar mbështetjen nga Selia e Shenjtë dhe Italia për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia janë në anën tonë në betejën që po zhvillojmë prej disa muajsh për t’u bërë pjesë e UNESCO-s. Beteja do të jetë e vështirë, por ne do t’ia dalim,” thotë zëvendësministri Selimi në një intervistë dhënë agjencisë së njohur italiane të lajmeve ANSA, vetëm disa ditë para mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të kësaj agjencie të OKB-së ku do të vendoset nëse do të përfshihet kandidatura e shtetit të vogël ballkanik në rendin e ditës dhe e cila më pas do të votohet në seancën plenare në nëntor.

Selimi thekson se “më 11 shtator, ne do të mësojmë se a do të jetë kandidatura jonë pjesë e rendit të ditës së Bordit Ekzekutiv”, dhe shtoi se, në këtë fazë të parë, “kërkohen vetëm 29 nga 58 vota, pra një shumicë e thjeshtë”. Edhe pse në shikim të parë duket të jetë thjesht një çështje teknike, Kosova po lufton fort përballë kundërshtimit të Serbisë ndaj kandidaturës së saj.

Sapo të mbërrijë në Asamblenë e Përgjithshme, do të nevojitet një shumicë e kualifikuar. “Nga 195 vota, do të kërkohen të paktën dy të tretat e tyre”.

Nëse nuk ia del, aplikimi do të rishqyrtohet më 2017. Për muaj me radhë, qeveria e Kosovës ka punuar pareshtur për t’i materializuar përpjekjet diplomatike në dobi të përmbushjes së synimit, por mbështetja nga kancelaritë e ndryshme nuk është edhe aq e qartë.

Duke përfshirë këtu edhe atë të Romës. Italia mund të mos prononcohet mbi vendosjen e kandidaturës si pikë të rendit të ditës në Bordin Ekzekutiv, andaj mund të mos jetë e detyruar të votojë haptazi për këtë çështje. “Nuk kam asnjë arsye”, thotë Selimi, “për të menduar se Roma nuk do të votojë në favorin tonë. Në të vërtetë, unë pres pikërisht të kundërtën”. Kjo është, pranon ai, beteja më e vështirë për të cilën na është dashur të luftojmë.

“ثshtë hera e parë që ne po kërkojmë të hyjmë në një organizatë në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk votojnë në Asamble.”

Zëvendësministri Selimi është takuar me imzot Antoine Camilleri, nënsekretar i seksionit të Sekretarit të Shtetit për çështjet e jashtme, me delegatët e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar si dhe me delegatët e Këshillit Papnor për Kulturën.

Mbështetja nga ana e Selisë së Shenjtë për aplikimin për pjesëmarrje në organizatë – pavarësisht nga fakti se vendi ende nuk është njohur nga Selia e Shenjtë – do të kishte një peshë jashtëzakonisht të madhe.

“Mënyra më e mirë për të mbrojtur trashëgiminë e krishterë në Kosovë është që shteti ynë të bëhet anëtar i UNESCO-s”, thekson Selimi.

Ai potencoi se njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të vijë në kohën e duhur dhe se ne jetojmë në një botë ku të gjithë kanë një nxitim të madh. “Ne jemi të parët.” Në Vatikan, Selimi konkludon, akrepat lëvizin në një mënyrë tjetër. Nuk bëhet fjalë për “nëse” por bëhet fjalë për “kur” Kosova do të njihet zyrtarisht nga Vatikani/express.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

E ç'na nevojitet nje anetaresim i tille ne UNESCO kur per ne aplikon UNMIK-u, dhe per UNESCO-n pune primare do te jete vetem mbrojtja objekteve te kultit ortodoks sllav, ndersa te tjerat pertej sekondares?!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

E ç'na nevojitet nje anetaresim i tille ne UNESCO kur per ne aplikon UNMIK-u, dhe per UNESCO-n primare do te jene vetem mbrojtja objektet\ve e kultit ortodoks sllave, ndersa te tjerat pertej sekondares?!

Na pelqeu neve apo jo, rezoluta 1244 e KB eshte akoma ne fuqi. Perderisa eshte ne fuqi UNMIK do te jete nderlidhja mes Kosoves dhe Kombeve te Bashkuara. Kerkesa qe ka shkuar permes UNMIK eshte refuzuar nga KB me arsyetimin qe ajo nuk eshte kompetente. Kerkesa tjeter ka shkuar direkt ne UNESCO, ne France.

Tjeter, kishat sllave, e qe disa prej tyre dikur kane qene shqiptare, momentlaisht jane te regjistruara si pjese e Serbise. Me pranimin e Kosoves ne UNESCO do te njihen si prone e Kosoves. Kosova nuk ka vetem kisha sllave, por ka edhe shume site arkeologjike te cilat pritet te pranohen ne UNESCO ne te ardhmen.

Dhe rendesia tjeter eshte se me pranimin e Kosoves ne UNESCO forcohet subjektiviteti nderkombetar i Kosoves. Kosova eshte anetare e dy organizatave te OKB-se, FMN de BB, dhe kjo do te ishte organizata e trete.. dhe me e rendesishmja.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Mediat Serbe raportojne se Rita Ora po lobon per pranimin e kosoves ne UNESCO
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Mediat Serbe raportojne se Rita Ora po lobon per pranimin e kosoves ne UNESCO

Plus Inva Mula dhe Ferid Murati. Fitues i cmimit Nobel ky i fundit.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

lum ju :P lol

Haha ncnc

E di per cfare e ka fitu Nobelin ky Feridi? Per zbulimin e viagras. E kam seriozisht.

Prandaj, lum ne dhe ju bashke :D
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Na pelqeu neve apo jo, rezoluta 1244 e KB eshte akoma ne fuqi. Perderisa eshte ne fuqi UNMIK do te jete nderlidhja mes Kosoves dhe Kombeve te Bashkuara. Kerkesa qe ka shkuar permes UNMIK eshte refuzuar nga KB me arsyetimin qe ajo nuk eshte kompetente. Kerkesa tjeter ka shkuar direkt ne UNESCO, ne France.

Tjeter, kishat sllave, e qe disa prej tyre dikur kane qene shqiptare, momentlaisht jane te regjistruara si pjese e Serbise. Me pranimin e Kosoves ne UNESCO do te njihen si prone e Kosoves. Kosova nuk ka vetem kisha sllave, por ka edhe shume site arkeologjike te cilat pritet te pranohen ne UNESCO ne te ardhmen.

Dhe rendesia tjeter eshte se me pranimin e Kosoves ne UNESCO forcohet subjektiviteti nderkombetar i Kosoves. Kosova eshte anetare e dy organizatave te OKB-se, FMN de BB, dhe kjo do te ishte organizata e trete.. dhe me e rendesishmja.


Neve s'na pelqen hiç, dhe ne duhet te kundershtojme me force kete rezolute, duhet te jemi shume me te zeshem ne kete pike. Duhet te gjykojme udheheqesit politik qe i kemi ne vend qe nga lufta, duhet t'i denojme me burg te perjetshem per leshimet qe ata i bene ne Rambuje dhe te zezat qe ia bene ketij vendi tash e 16 vite me radhe, e jo t'i duartrokasim ata! Aspak nuk duhet t'i gezohemi anetaresimit te Kosoves ne UNESCO ne kete menyre. Kishat sllave, do te ngelen kisha sllave, dhe vetem si kisha sllave do te njihen. Poashtu Kosova si hapesire gjeografike nuk dihet se kujt komuniteti do t'i takoj ne nje te ardhme jo dhe aq te larget, e qe per momentin eshte prone e OKB-se!! Ndaj popullit shumice te Kosoves tash e 16 vite praktikohet teoria maluziane e inicuar pikerisht nga kjo organizate. Aty ku i fut hundet UNMIK-u, popullsia shumice e atij vendi shkaterrohet, ia shkerdhen krenarine kjo organizate, krijon gjenerata te tera pa identitet. Tashme ka ndodhur nje gje e tille ne Kosove. Besoj qe nuk ia vlene te krenohemi me keto gjera.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Nese ndodh kjo vetem perfitime do kete Kosova. Dicka e mire eshte duhet ta mirepresim si lajm.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Une nuk shoh ndonje te mire per ne. Shqiptaret si komunitet nuk do te perfitojne asgje.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Marla, une me larte permenda agjenden e saj per Kosoven, por si duket nuk e paske lexuar! "Kthehu ne fillim" dhe lexo postimin #2, per te kuptuar agjenden e saj per Kosoven. Pastaj eja dhe me trego se cfare perfitime do te kete populli shqiptar i Kosoves.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Marla, une me larte permenda agjenden e saj per Kosoven, por si duket nuk e paske lexuar! "Kthehu ne fillim" dhe lexo postimin #2, per te kuptuar agjenden e saj per Kosoven. Pastaj eja dhe me trego se cfare perfitime do te kete populli shqiptar i Kosoves.

Je shqiptari i pare e e shoh kunder anetaresimit te Kosoves ne UNESCO.

Cfare agjende qenka ajo konkretisht?
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

E ç'na nevojitet nje anetaresim i tille ne UNESCO kur per ne aplikon UNMIK-u, dhe per UNESCO-n pune primare do te jete vetem mbrojtja objekteve te kultit ortodoks sllav, ndersa te tjerat pertej sekondares?!

UNESCO mbron/restauron objekte kulti trashegimnine kulturore mbron liqene parqe pyje shpella etj....

Ja psh do mbroje kalane e Prizrenit qe i keni lene vetem guret rrethues 1 shembull qe me erdhi ne mend direkt
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Je shqiptari i pare e e shoh kunder anetaresimit te Kosoves ne UNESCO.

Cfare agjende qenka ajo konkretisht?

Nuk jam kunder anetaresimit ne UNESCO, por jam kunder agjendes se UNESCO-s per Kosoven, e permenda me larte agjenden e saj, mos me detyro ta riperseris veten me dhjetra here.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Nuk jam kunder anetaresimit ne UNESCO, por jam kunder agjendes se UNESCO-s per Kosoven, e permenda me larte agjenden e saj, mos me detyro ta riperseris vetem me dhjetra here.


Ajo agjende ekziston vetem ne koken tende si duket. Nuk eshte duke e lut UNESCO Kosoven qe te anetaresohet, por e kunderta. Nuk ka kurrfar agjende, se na kallet me keto teorite konsiprative.

Po te kishte qene ndonje agjende qe shkon ne favor te Serbise nuk do te ishin mobilizu gjitha institucionet e Serbise kunder anetaresimit te Kosoves ne UNESCO.

Tema eshte qe te diskutohet. Nese perton ti argumentosh ato qe thua askush nuk te detyron me zor.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Nuk eshte teori konspirative mer! S'mbaj mend kur kam lexuar teori konspirative!! Kete e lexova ne nje portal shqiptar, ndoshta para nje muaji e ca e dite. Aty thuhej qe primare per UNESCO-n do te jete mbrojtja e manastireve serbe!! Dhe ky ishte lajm, nuk ishte teori konspirative.

Poashtu kam lexuar qe aplikimin per pranimin e Kosoves ne UNESCO ka bere UNMIK-u ne vend te shtetit te Kosoves.

Une jam kunder ne te dyja rastet, kaq.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

E paske lexu ne nje portal. Eh mire.

Mbrojtjen e manastireve shqiptaret e kane bere me shekuj. Edhe ne kohe te perandorise osmane jane mbrojtur nga shqiptaret keto manastire. Edhe sot vazhdojne te mbrohen nga policia e Kosoves. Nga mbrojtja e tyre nuk ka kurrfar zarari per Kosoven. U pranua apo jo Kosova ne UNESCO mbrojtja e tyre duhet te behet. Eshte obligim ligjor e moral.

E mira eshte qe me pranimin e Kosoves ne UNESCO do te njihen si manastire te Kosoves, e jo te Serbise si jane tani.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Mire e mire. E di qe i kane mbrojtur shqiptaret ato manastire, por jam kunder diskriminimit! Perse manastiret sllave te jene pune paresore per UNESCO-n, kurse te tjerat objekte pune dytesore?! Per kete reagova. Dhe normal, per menyren e aplikimit.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Duke marre parasysh prb mes Kosoves dhe Serbit , pranimi ne Unesco e forcon pak Kosoven , Por Jo qe zgjedh prb AMA .... Por ne krahun tjeter , kjo organizate I nxjerr rrogat/fondet etj etj ne kurriz te taksave te popullit . Plus edhe kushtet qe ve , sic e ka permendur edhe Goni.

Harrojme ta bejne publike k'te fakt .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Aguron, e kuptoj reagimin tend por besoj se eshte pasoje e ndonje keqinformimi. Kosova kurr nuk e ka pas mundesine qe te aplikoj me ndonje monument apo site arkeologjik te sajin sepse aplikimet i ka bere Serbia. Serbia i ka fut ne UNESCO manastiret tashme sllave por eshte radha qe te anetaresohet edhe Kosova dhe te aplikoj per monumentet tjera. Eshte kalaja e Prizrenit, Harilaqit, Novoberdes, pastaj mozaiku ne Istog, qendra e Prizrenit, hamami, ndonje xhami, Ulpiana etj., te cilat kane mundesi qe te mbrohen, germohen dhe konservohen me fondet e UNESCO. Plus qe UNESCO nuk kufizohet vetem me trashegimine kulturore por eshte organizate shume me e gjere. Ne linkun qe e ka sjelle Marla kishte material shume te mire.
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Nga Ulpiana antike, Thaçi kërkon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

nga-ulpiana-antike-tha-ccedil-i-k-euml-kon-an-euml-tar-euml-simin-e-kosov-euml-n-euml-unesco_hd.jpg


Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, i cili flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë.
Nga qyteti antik i Ulpianës, Thaçi ka thënë se pret mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Sot e vizitova lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, që përfaqëson një nga asetet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ky qytet antik flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë dhe meriton të ruhet e të çmohet nga të gjithë. Pres një mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit tonë në UNESCO dhe besoj se pas anëtarësimit, jo vetëm Ulpiana, por edhe shumë lokalitete e objekte të vlefshme të trashëgimisë sonë kulturore do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen e tyre meritore edhe në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

ulpiana3.jpg

ulpiana2.jpg
 

Attachments

  • ulpiana3.jpg
    ulpiana3.jpg
    274.9 KB · Shikime: 0
  • ulpiana2.jpg
    ulpiana2.jpg
    272.4 KB · Shikime: 0
  • ulpiana3.jpg
    ulpiana3.jpg
    274.9 KB · Shikime: 0
  • ulpiana2.jpg
    ulpiana2.jpg
    272.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Daçiq zbulon “planin sekret” të Prishtinës: Ja cili është hapi i parë pas pranimit në UNESCO!

da-ccedil-iq-zbulon-ldquo-planin-sekret-rdquo-t-euml-prishtin-euml-s-ja-cili-euml-sht-euml-hapi-i-par-euml-pas-pranimit-n-euml-unesco_hd.jpg


Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, nëse Kosova pranohet në UNESCO, hapi i ardhshëm i saj do të jetë një kërkesë Prishtina për pranim në Këshillin e Evropës.
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTS tha se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën po përballen me presione të mëdha, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, shkruajnë mediat serbe, Serbia do të presë sesionin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s më 21 tetor, kur në rend të ditës do të jetë çështja e anëtarësimit të Kosovës, por deri atëherë vazhdon aktivitetet e saj kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Daçiç ka kujtuar se ka disa shtete të mëdha që kanë shprehur, siç ka thënë ai “vullnetin për kundërshtimin e tyre parimor ndaj qëndrimeve joparimore”.

"Aty janë janë Rusia, Kina, Kuba, Spanja, Argjentina dhe Brazili", tha ministri i Jashtëm dhe shtoi se ka ende shumë vende që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, sepse ata mendojnë se kjo është politizimi i panevojshëm i UNESCO-s.

Daçiç beson se kërkesa e fundit e Kosovës është pasojë e asaj që ndodhi gjatë dekadave të fundit, duke shtuar se është i sigurt se Prishtina do të vazhdojë të kërkojë tu bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare, me mbështetjen e vendeve ku perëndimore.

I pyetur se çfarë mendon se mund të jetë hapi i ardhshëm i Kosovës, transmeton Telegrafi, Daçiq u përgjigj se nëse Kosova pranohet në UNESCO, ajo mund të kërkojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq, duke folur për mundësinë e Kosovës për të fituar një vend në Kombet e Bashkuara, Daçiq ka thënë se të gjitha shpresat janë të vendosura në të drejtën e vetos, duke shtuar se është gjithnjë e më shumë duke u bërë presion mbi vendet mike të Serbisë që të abstenojnë ose të mos jenë të pranishëm gjatë votimit në organizatat e mëdha. /Telegrafi/
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Java vendimtare drejt UNESCO-s

foto.php


Sot në Paris nis edhe zyrtarisht punimet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor 2015.

Votimi për rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të kësaj Organizate rreth pranimit të plotë të Kosovës pritet të merret më 9 nëntor.
Kështu Kosova që nga sot hyn në javën e saj të fundit të lobimit rreth pranimit të plotë në këtë Organizatë. Zyrtarët politikë të vendit do të zhvillojnë takimet e tyre të shumta brenda kësaj jave për të bindur “të pabindurit”.
Nga 195 anëtarë sa ka Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në favor të pranimit të Kosovës në këtë Organizatë duhet të votojnë dy të tretat (2/3) e tyre apo 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete, andaj për të siguruar pranimin e plotë duhet të sigurojë edhe votat e vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. Edhe më të vështirë situatën për Kosovën e ka bërë lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës Serbia.
Madje, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të luftojë deri në fund. “Ne do të luftojmë deri në fund. Ky është qëndrim i Qeverisë së Serbisë, kryeministrit dhe presidentit. Ne nuk kemi asgjë më të rëndësishme”, ka thënë Daçiq, i cili ka pranuar se kjo do të jetë një luftë me përfundim të paqartë deri në fund.
Ndërkohë Visar Arifaj, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë për “Zërin” se Kosova së bashku me partnerët ndërkombëtarë është duke bërë gjithçka që votimi të shkojë në favor të Kosovës.
“Jemi duke lobuar shumë. Edhe kryeministri, edhe presidentja, edhe ministrat, edhe ambasadat janë vënë në shërbim të lobimit për në UNESCO. Duhet të pranojmë që edhe Serbia është duke lobuar në anën e vet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Arifaj/indeksonline.net
 
30 intelektual botërorë përkrahin Kosovën në UNESCO

30 intelektual nga shumë vende të botës, kanë nënshkruar një letër përmes së cilës mbështesin pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton zeri.info. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /

Sapo erdhi edhe një letër përkrahjeje nga 30 intelektualë botërorë për Kosovën në UNESCO, nënshkruar nga:

1.Antoine Garapon, Paris, membre du Comité de la rédaction de la revue Esprit

2.Joel Hubrecht, Paris, auteur du livre Le Kosovo. Etablir les faits.

3.Sir Noel Malcolm, Membre de l’Académie Britanique, Senior Research Fellow (Professeur de recherche) a All Souls College, Université d’Oxford, auteur de Kosovo: A Short History.

4.Patrice Vermeren, Professeur de l’Université de Paris 8

5.Susana Villavicencio, Professeur de l’Université de Buenos Aires

6.Jacques Poulain, Professeur émérite de l’Université de Paris 8

7.Véronique Nahoum-Grappe, anthropologue,EHESS, Paris

8.Etienne Tassin, Professeur, l’Université de Paris 7

9.Bernardo Correa, professeur à l'Université Nationale de Colombie, Bogota,

10.Stéphane Douailler, Professeur, Université de Paris 8

11.Georges-Marie Chenu, Paris, ancien Ambassadeur,

12.Carlos Contreras, Professeur de Philosophie à l'Université du Chili

13.Odile Perrot, balkanologue, Chercheur associé au CERSA (Université Paris 2/CNRS)

14.Gustavo Celedon, Philosophe, musicien, professeur à l'ةcole du Cinéma de l'Université de Valparaيso au Chili

15.Alejandro Bilbao Zepeda, Professeur de l’Université catholique de Valparaiso au Chili

16.Jordi Riba, Professeur de l’Université de Guérone, Espagne

17.Francisco Naishtat, Professeur de l’Université de Chili

18.Michel Grappe, Psychiatre, Hôpital Tenon, Paris

19.Ricardo Viscardi, Professeur de l’Université de Montevideo, Urugay

20.Gustavo Chataignier, Professeur de l’Université catholique de Rio, Brésil

21.Renzo Ragghianti, Professeur de l’Université de Pise, Italie

22.Laurence Cornu, Professeur à l’Université de Tours

23.Pascal Hamon, Architecte, Ecole Nationale Supérieure de l’architecture, Versailles; fondateur du Salon du livre des Balkans, Paris.

24.Evelyne Noygues, balcanologue, Paris

25.Jean-Pierre Marcos, Philosophe et psychanalyste, Université de Paris 8

26. Anne-Marie Autissier, Directrice de l’Institut des études Européenne, Paris

27. Michel Svetchine, Inspecteur générale à la Banque de France, auteur d’études économiques sur le Kosovo

28. Frédéric Duversin, Directrice du Centre culturel du Kosovo à Paris, traductrice des écrivains et poètes kosovars

29.Mehmet Oturan, Directeur de recherches à l'université de Marne la Vallée, spécialiste de la dépollution des eaux

30. Gérard Michaud, membre de l'Académie des sciences, arts et belles lettres de Dijon.

B..Zeri.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Sot votohet. Per fat te keq nuk jam shume optimist. Kam frike se do te shtyhet.

Ambasadori serb në UNESCO: Rezultati do të jetë i ngushtë


ambasadori-serb-n-euml-unesco-rezultati-do-t-euml-jet-euml-i-ngusht-euml_2_hd.jpg


Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në Paris, është duke diskutuar dhe pritet të vendosë mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ndërsa Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që pika e rendit të ditës të shtyhet, duke shpresuar se do t’i bindin anëtarët që kjo çështje të negociohet në Bruksel, shkruan Tanjug.
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se janë objektiv dhe shumë të dyshimtë sa i përket komentit pozitiv të Konferencës së Përgjithshme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Duke pasur parasysh faktin se sistemi i votimit në UNESCO, shtetet jo-anëtare të OKB-së duhet të sigurojnë dy të tretat e votave të atyre që janë për pranim, kurse ata abstenojnë votat e tyre nuk merren parasysh, dhe sipas gjitha gjasave dallimi në vota ‘për’ dhe ‘kundër’ do të jetë shumë i ngushtë”, ka deklaruar ambasadori serb Tanaskoviq.

“Për të shmangur këtë ndarje të padëshirueshme politike në agjencinë e specializuar të OKB-së për arsim, shkencë dhe kulturë, Serbia do të propozojë shtyrjen e debatit për këtë temë të diskutueshme, të paktën deri në seancën e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme që pritet të mbahet në vitin 2017”, ka shtuar Tanaskoviq.

Për marrjen e vendimit për shtyrje, nevojiten një shumicë e thjeshtë votash/telegrafi.com
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

SHBA e Gjermania, luftë për çdo votë në UNESCO
Publikuar: 7:43 / 9.11.2015

shba-e-gjermania-luft-euml-p-euml-r-ccedil-do-vot-euml-n-euml-unesco_hd.jpg


Lufta për çdo votë në Asamblenë e UNESCO-s ka vazhduar gjatë gjithë periudhës së fundit në Paris nga aleatët e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe... që po lobojnë për anëtarësimin në këtë Organizatë dhe krahu kundër Kosovës, Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, që po përdorin çdo mjet kundër anëtarësimit.

Votimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) është sot në orën 11:30, në Paris, ndërsa aleatët e Kosovës po përpiqen të bindin 195 anëtarët e UNESCO-s se Kosova e meriton anëtarësimin në këtë agjenci të specializuar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në prag të votimit zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se janë duke e vazhduar lobimin.

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë se po vazhdon lobimi për të mos e lënë Kosovën të izoluar në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës botërore.

“ثshtë e qartë se shumica e botës e dëshiron Kosovën në UNESCO, por Kosovën e pret një prag i lartë, i dy të tretave të të gjitha votave dhe jemi duke u fokusuar që një numër sa më i madh i shteteve ta marrë vendimin e duhur dhe të lejojë që Kosova të bëhet anëtarja e 196-të e UNESCO-s, në 70-vjetorin e Organizatës”, ka deklaruar Selimi. /Zëri/
 
Titulli: Rruga e Kosoves drejt UNESCO!

Letra mbështetëse për UNESCO e ish-ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Publikuar: 19:53 / 7.11.2015

Bernard Kouchner,
Michael Steiner,
Sّren Jesen-Petersen,
Joachim Rücker

Shkëlqesitë Tuaja, ambasadorë të delegacioneve shtetërore në UNESCO

Në kudër të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, të vetëdijshëm për rrëfimet e ndryshme që janë prezantuar nga palët e përfshira, si aktorë të pavarur dhe të mirëinformuar, përmes kësaj letre konfirmojmë progresin që Kosova ka shënuar deri më tani dhe rëndësinë që ky anëtarësim ka për Kosovën dhe komunitetet e saj. Kjo letër përbën një mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, pas momentit më të errët në të kaluarën e afërt të Evropës, Kombet e Bashkuara vendosën një mision në Kosovë. Po e parafrazojmë Dan Hammarskjoldin: “Kombeta e Baskuara nuk janë krijuar për të ngritur njerëzimin në qiell, por për të shpëtuar atë nga ferri”.

Prandaj, qëllimi ynë ishte që ta largonim vendin nga ferri në të cilin ishte zhytur, dhe të rivendosnim paqen. Me të arritur për herë të parë në Kosovë në qershor të vitit 1999, UNMIK-ut gjeti një shoqëri në kaos. Nuk kishte asnjë qeveri. As polici. As ligje. Infrastruktura fizike ishte shembur në masë të madhe. Familjet po kërkonin të dashurit e tyre. Siç e dimë sot, dhjetë mijë persona janë raportuar të vdekur apo të zhdukur. Varreza masive të lëna nga Millosheviqi i mbuluan fshatrat. Afro 60 për qind të shtëpive u shkatërruan dhe gjysma e popullsisë kishte ikur nga forcat serbe të sigurisë. Ka pasur edhe sulme hakmarrëse nga shqiptarët që u kthyen në Kosovë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara ndihmoi ata njerëz, të cilët ishin të varfër dhe të diskriminuar gjatë 50 viteve të komunizmit, 10 viteve të sistemit shtypës dhe 18 muajve të konflikt të armatosur.

Hap pas hapi, ngadalë, por sigurt, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke ndërmarrë reforma substanciale dhe duke zbatuar standard në një sërë fushash prioritare, përfshirë edhe ato të një rëndësie jetike për pakicat. Masa të gjera të mbrojtjes kushtetuese dhe institucionale janë vendosur për të mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë.

Më 28 tetor 2015 Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), duke shënuar një moment të rëndësishëm historik në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo di të kishte qenë e pamundur pa arritjet e mëdha në çdo front, duke përfshirë mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe fetare të pjesëtarëve të secilit komunitet kosovar.

Ne, si ish-përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kemi punuar në atë drejtim, krejtësisht të vetëdijshëm se rezultati i misionit të ndërtimit të paqes ishte dorëzimi i të gjitha përgjegjësive të tij te një partner i aftë. Standardet që ne kemi prezantuar dhe zbatuar si “strategji dalëse” nga protektorati dhe mbikëqyrja, kanë shërbyer në fakt si një “strategji hyrëse” në procesin e integrimit evropian, sepse ato plotësuan parakushtet që Kosova duhet të përmbushte për t’u kualifikuar për MSA-në. Së këndejmi, mund të lavdërohet këmbëngulja e KB-së: Kosova është një rrëfim suksesi për ne.

Kosova ka shumë sfida për të përmbushur, duhet të përfundojmë atë që nisëm. Misioni i ndërtimit të paqes në Ballkan do të realizohet vetëm atëherë kur të gjitha shtetet e rajonit të jetë në një kurs të pakthyeshëm drejt paqes dhe demokracisë së qëndrueshme. Përpjekjet e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s – shtëpisë së arsimit, shkencës dhe kulturës – është një kauzë e respektuar. Misioni i UNESCO-s për ndërtimin e paqes në mendjet e burrave dhe grave, përmes dialogut të civilizuar, duhet të konsiderohet si një vlerë absolute sesa një synim relative. Në kohën e krizës globale dhe sfidave të shkaktuara nga ideologjisë mendjengushta dhe esktremiste, UNESCO i prinë ndërtimit të një rrëfimi të rri përmes gjithëpërfshirjes, dijes dhe mirëkuptimit. E përballur me këto sfida Kosovës i duhet UNESCO dhe UNESCO nuk mund t’i lejojë vetës të mos i ndihmojë Kosovës dhe njerëzve të saj.

Kombet e Bashkuara ishin të parat që i dhanë një shtysë një dialogu që do të rivendoste një shkallë besimi në mes të Serbisë dhe Kosovë. Që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), të dy fqinjët ballkanë kanë arritur rezultate të pëlqyeshme në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

UNESCO mund të kontribuojë për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve dhe për paqen e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë duke mirëpritur Kosovën dhe duke krijuar hapësirë për dialog mes armiqve të dikurshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar për mbrojtjen e klimës, për të investuar në shkencë dhe arsim dhe për të ruajtur trashëgiminë.

Nuk do te jetë një sfidë dhe aq e lehtë, por mënyra më e keqe për të ndikuar në ndryshime është që të bredhim nga dalja dhe mohimi.

Sinqerisht,
Bernard Kouchner, PSSP i KB në Kosovë 1999-2001
Michael Steiner, PSSP i KB në Kosove 2002-2003
Sّren Jesen-Petersen, PSSP i KB në Kosovë 2004-2006
Joachim Rücker, PSSP i KB në Kosovë 2006-2008
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top