Rruga e Kombit, Rama: Gabuam! Përgjegjësi jam unë, por taksa do paguhet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rruga e Kombit, Rama: Gabuam! Përgjegjësi jam unë, por taksa do paguhet

ramaaaaaaaaok.jpg


Në emisionin Top Show, kryeministri Edi Rama është pyetur nga moderatori Alban Dudushi për protestën në “Rrugën e Kombit” dhe ngjarjet që pasuan revoltën e kuksianëve.

“Ne gabuam”, ishte përgjigja e Ramës, i cili më pas vijoi duke thënë se “gabuam pasi u nisëm nga një qëllim i mirë, por qëllimi i mirë nuk është i mjaftueshëm”.

“Ne gabuam sepse nuk ndërmorëm një proces të duhur për të kuptuar se çfarë përjetimi dhe çfarë mendonin njerëzit për atë kontratë. Kontrata ishte bërë dy vite më parë dhe hyri në funksion pa vëmendjen e duhur. Nuk u mor askush me faktin se në momentin që do të zbatohej do të kishte një opinion publik të papërgatitur dhe të painformuar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se qeveria gaboi gjithashtu “në të gjithë strategjinë e implementimit të një kontrate shumë delikate, sepse ishte hera e parë që vendosej një sistem rruge me pagesë”.

“Ne e lamë të rridhte gjënë si një pune të zakonshme. Përgjegjësinë e mbaj unë. Ndjesë kam gabuar!”, përfundoi Rama përgjigjen e tij.

Por theksoi se taksa e “Rrugës së Kombit” në fund ajo do të paguhet, por për banorët qeveria do të jetë maksimalisht e vëmendshme.

8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top