Rruga e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

Guest2

Antarë i Respektuar
vlcsnap-2018-03-25-12h15m11s543.jpg

Nisi testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim për makinat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.


Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa koncesionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Por vendimi për taksimin e Rrugës së Kombit ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve dhe bizneseve të Kukësit, të cilët e përdorin më shpesh këtë aks.

Gjithsesi, kompania që do të vjelë taksën, thotë se do të ketë lehtësira për banorët e zonës dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë.

Top Channel
 
Hajde se paguan populli dele....
Takse nga karburanti I mbajne kur perfshihet taksa edhe e mirembajtjes se rruges..... takse vjetore I mbajne le ti fusin edhe kete dhe mbare e mire o populli me I pasur ne bote...
 
Ah kto zhulsat e PD.Kokëkuqet po.
 
Ne arsyetimin tim eshte mese normale qe kostoja e mirembajtjes duhet te dali nga xhepi i atyre qe e perdorin ate rruge: gjithe shoferet qe qarkullojne ne ate rruge. Nuk eshte aspak e ndershme qe "taksen e mirembajtjes ta haje shteti", pasi kjo do te thote qe ate takse do ta paguajne gjithe qytetaret e Shqiperise, si ata qe kane makina, edhe ata qe nuk kane makina. Si ata qe e perdorin ate rruge shpesh, si ata qe nuk ngasin makinen ne ate rruge.

Nese na duhet te flasim mbi cmimin, apo administrimin e takses, kjo eshte teme me vete.

Darius
 
Rruget Kombetare dhe nderkombtare paguhen ne tere boten.
Ama sherbimi duhet te jete arista i rruges,si nga sinjalistika si nga cilesia e saj.
Pytje pak rutine;
Ka tualete gjate kesaj rruge?
Dhe nese po ne sa pika?
 
Mendoj se shuma prej 5 deri 10 euro është pak. Duhet të jetë nga 10 deri në 20, ose ndoshta më mirë nga 20 euro deri në 30. ثshtë rrugë tepër moderne, e kualitetit të lartë. Sidomos për faktin që kur as një lopë nuk ka kaluar në mes të saj për të penguar komunikacionin. Rruga që është e përfunduar, që nuk ka asnjë problem, e që besa rrugë me të drejtë nuk kam pa.
 
vetem ne shqiperi shikon gjera te tilla.... sikur po bejn ndonje rruge te re dhe po e jep me koncesion.... se leket qe merr shteti i do per te mbushur xhepat..... I bje me punu vec per taksa se rrogen sja ngrejn popullit
 
Ore jeni ne terezi... ne cdo pagese rruge nuk kalohet vlera 1 deri ne 2 euro per 100 km kurse tek ne vendi me i varfer ne cdo aspekt behet 10 euro vajtje ardhje... a ka bythe ku te rrije kjo gje... pastaj ne nuk kemi monedhe euron si shtet por Lekun, edhe kjo eshte nje abuzim me vete.
 
Taksa e Rrugës së Kombit, të rinjtë kosovarë në Tiranë: Na rëndon në xhep

studentet-kosovar.jpg

Vendosja e taksës së Rrugës së Kombit ka ndezur një debat ditët e fundit, dhe me sa duket, ka vendosur një handikap të madh mes dy shteteve shqiptare.


Një pjesë e madhe e qytetarëve nga Kosova, por edhe në Shqipëri, përfshirë ekspertë të fushës dhe analistë, janë indinjuar, aq sa në rrjet po bëjnë xhiron edhe shumë meme që në formë sarkazme theksojnë largimin mes dy vendeve…

Sot në “Wake Up” diskutuam mbi këtë temë me dy të rinj kosovarë që jetojnë në Tiranë , Norik Bardhi dhe Egzon Zeka si dhe me ekspertin e ekonomisë, Fatos اoçoli.

Vendosja e takses se Rruges se Kombit ka... - Wake Up ne Top Channel
 

Attachments

  • studentet-kosovar.jpg
    studentet-kosovar.jpg
    273.6 KB · Shikime: 0
  • studentet-kosovar.jpg
    studentet-kosovar.jpg
    273.6 KB · Shikime: 0
Mire se erdhet ne Europe. :-) Patjeter qe privatet e paguajne. :-)
 
Ama vertet shume e larte taksa.
Imagjino sa student ka ne Shqiperi nga kosova.
Ata zakonisht levizin dy here ne muaji.
Ku ti marrin ata 20 euro vetem taks.

Llogjikisht te ishte te pakten dikur tek;
2;5 euro dhe 5 auro per makinat e medha.

Ose kontigjenti qe levize shpesh ,sic jane impenjimet punes etj etj.
Shume realisht shume,duke llogaritur nje rroge mesatare 300 mije leke te vjetra.
 
Naften e blejme me shtrenjt se te gjithe,me arsyetimin se perfshihen taksat..tani bene edhe rrugen e Kombit me pagese..me vone edhe ndonje rruge tjeter..ne sikur me qene Popull i pasur qe te paguajme kaq shume taksa rruge.

Nuk eshte problemi pse paguhet, sigurisht qe do paguhet nga ata qe e konsumojne , se ndryshe si do investohet ne te, kush do e mirembaj pa pagese?
Kudo funksionon kshu, por 5Euro ne vajtje e 5 ne kthim.....ueeeee Kjo eshte futja kot!
Kudo ne Europe , kushtojne nga 1 deri 3 euro ...ne jemi baraz me Gjermanine ...kshu tha me i madhi prej krejtve
 
Nuk eshte problemi pse paguhet, sigurisht qe do paguhet nga ata qe e konsumojne , se ndryshe si do investohet ne te, kush do e mirembaj pa pagese?
Kudo funksionon kshu, por 5Euro ne vajtje e 5 ne kthim.....ueeeee Kjo eshte futja kot!
Kudo ne Europe , kushtojne nga 1 deri 3 euro ...ne jemi baraz me Gjermanine ...kshu tha me i madhi prej krejtve

I madhi prej krejteve harron qe nje puntor i cfardoshem ne Gjermani,merr 15 euro ne ore.ketu ke ne duhet te jesh me shume fat te kesh nje pune,ku te marresh 15 euro ne dite.
 
Qe vehet takse kete e dime, kudo nga kam qene me taksa gjithandej levizje. pastaj sasia e takses mbetet per tu pare. Ndoshta 3 euro mund te ishte me IN. ama mos harroni eshte rruge qe lidh 2 shtete. Studentet nqs levizin 2 her ndite i bie tperdorin atobuz jo makine besoj. Cdo shtet kshu e ka.
 
Ore nje pyetje kam une nga salla... pagesen e merrni ne euro apo ne Lek ju andej nga shqiperia... po taksat qe paguani pse I paguani... kjo eshte rrjepja e rradhes qe I behet shqiptareve...
 
Eshte nje budallek me brire ... nje metode tjeter per te vjelur popullin.


Megjithese ne k'te rast ... per ato qe nuk zoterojne biznese apo per studentet , egziston nje mundesi e dyte ... qe te perdorin transportin publik e ti kursejne k'to 5 - 10 -te euro e plus karburantin etj etj etj etj .
 
Eshte nje budallek me brire ... nje metode tjeter per te vjelur popullin.


Megjithese ne k'te rast ... per ato qe nuk zoterojne biznese apo per studentet , egziston nje mundesi e dyte ... qe te perdorin transportin publik e ti kursejne k'to 5 - 10 -te euro e plus karburantin etj etj etj etj .

Po transporti publik ku do ti nxjeri kto 20 euro? Duke shtrejtuar biletën pra përsëri në kurriz të konsumatorit Popullit.
 
Sido qe te jete puna do ju bie me lire... Rildi .

Edhe k’tu ngrihen biletat e transporti c’do vit ... por ky rast eshte pak me spec sepse nuk ka shume informacion te qarte se qysh e tek , kshuqe nuk mund ti krahasojme qarte me raste te tjera.

Mua me ngjan me shume Si nje menyre Per te vjedhur & vjelur popullin ... se thjeshte nje taks. Pasi zakonisht raste te tilla behen te qarta dhe buxhetohen/llogariten qe ne fillimet e projektit e behen te qarta te tera palet, jo kshu sic ju teket k’tyre ...aq me teper ku asnje nuk eshte I/e qarte se kush fshihet pas k’saj , ju shkojne k’to taksa perse kaq e larte etj etj ... me pak fjale mafie burokracie.
 
Shpesh herë krahasohet e pa krahasueshmja.Ata150 mij 200mij marin.Rritje fare e lehtë e transportit publik është barrë e rëndë.Plus taksa e qarkullimit.
 
Pas Tiranë-Morinë, Qeveria Rama ka parashikuar edhe 8 rrugë të tjera për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.

Tarifa më e lartë është ajo në Rrugën e Kombit. Për çdo kalim tek kjo autostradë do të paguhen 5 euro ose 700 lekë të rinj, për një udhëtim të vetëm. Tarifa është më e lartë se ajo që ka sugjeruar firma konsulente e kontraktuar nga Ministria e Transporteve për përllogaritjen e çmimit. Konsulenti kishte propozuar pagesa nga 05. Në 3.5 cent të euros për çdo kilometër, ose tafifë maksimale prej 2.3 euro për 100 km.

Ministria e Transporteve tha se kjo tarifë ishte pa TVSH dhe se shtuar këtë taksë ajo shkon në 4.9 euro, siç është vendimi final.

Por veç Rrugës së Kombit, shqiptarët do të paguajnë edhe për 8 autostrada e rrugë të tjera nacionale. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim jep këto rekomandime në bazë të një studimi të bërë.

Për rrugën Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarfifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë

Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

Në Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë.

Nëse do t’i referohemi precedentit të Rrugës së Kombit, tarifat e miratuara nga qeveria pritet të jetë maksimalja.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, për të udhëtuar nga Tirana në Vlorë, çdo drejtues automjeti do të paguajë 618 lekë të reja për 126 kilometër autostradë të taksueshme



Faktor.al
 
Po noi rruge tjeter alternative ka per ata qe duan te kursejne?
Ktej nga ne vertete do paguash ne autostrade, por ke edhe rruge tjeter per te vajtur ne nje destinacion te caktuar, nqfse sdo me pagu tarifen ne autostrade.
 
Back
Top