Të gjithë automjetet që do të kalojnë në autostradën Durrës-Kukës do të paguajnë një taksë prej 5 eurosh. Kjo njihet si tarifa e mirëmbajtjes së autostradës, që do të administrohet nga kompania që do të shpallet fituese në fazën e dytë të tenderit, për marrjen me koncension të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit.
Tarifa
“Kriter themelor vlerësimi në fazën e dytë do të jetë tarifa. Pra, sa më e ulët, do të jetë tarifa e ofruar për përdorimin e rrugës, aq më i avatanzhuar do të jetë një nga ofertuesit për të fituar. Do të shikojmë se cilat do të jenë ofertat më të leverdishme por, besoj se do të jenë në kufirin e 5 eurove”, ka deklaruar dje ministri Olldashi, ndërsa i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me kufirin e taksës së mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës. Duke qëndruar në këtë tematikë edhe ministri i Transporteve të Kosovës Fehmi Mujota tha se m 27 nëntor, do të bëjmë përurimin e 60 km të rrugës së Kombit, që do të jetë edhe një lidhje shtesë e fuqishme nga Tirana në Prishtinë.
Patentat
Homologu kosovar Mujota është takuar me ministrin Olldashi në kudër të nënshkrimit të një marrëveshje mes ty ministrive për njehsimin e lejeve të drejtimit Shqipëri-Kosovë. “Kjo është një marrëveshje shumë e dobishme duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të fluksit të tranzitit mes dy vendeve. Njohja e patentave mes Shqipërisë dhe Kosovës do të lehtësojë së tepërmi qarkullimin sidomos të turistëve nga Kosova që do të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet kët sezon turistik, duke shmangur burokracitë e kërkuara deri më tani. Marrëveshja ka të bëjë vetëm me njohjen e patentave por jo me procedurën e marrjes së lejes së drejtimit të automjetit”, u shpreh Olldashi.
Ministri kosovar
Edhe ministri i Kosovës vlerësoi marrëveshjen e njohjeve të lejeve të drejtimit, e cila përkon me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri. Mujota informoi se Kosova po punon për përfundimin e rrugës së Kombit dhe fillimin e projektit të autostradës që lidhë Prishtinën me Shkupin. Në fund të fjalës së tij ministri kosovar Fehmi Mujota përcolli edhe urimet e tij për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në sistemin bankar
Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë do të bashkëpunojnë më fort mes tyre. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, në konferencën me temë “Sistemi Bankar dhe Zhvillimi Ekonomik” që po zhvillohet në Prishtinë, guvernatorët e dy bankave shprehen përkushtimin për më shumë bashkëpunim, duke shpalosur kështu përvojat dhe arritjet e institucioneve që ata drejtojnë. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri tha se BQK-ja është e përkushtuar që ruaj stabilitetin aktual financiar. Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e vlerësoi lart bashkëpunimin mes dy bankave. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të veprimtarive që po mbahen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
B>T.observer