Rruga e Arbrit, 250 mln euro; Qeveria miraton propozimin

Rruga e Arbrit, 250 mln euro; Qeveria miraton propozimin

Rruga-e-Arberit.jpg


Qeveria ka shpërblyer me një bonus sa dhjetë përqind të pikëve ofertën e një kompanie private për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Top Channel zbardh vendimin, i cili pas shumë vitesh zvarritje i hap rrugë zyrtarisht ndërtimit të rrugës që lidh Tiranën me Dibrën.

Sipas ofertës së propozuar nga kompania “Gjoka Konstruksion”, rruga do të kushtojë 33.6 miliardë lekë, ose rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj.

Vepra do të financohet përmes një skemë të përbashkët mes kompanisë private dhe buxhetit të shtetit. Më saktësisht, kompania do të financojë rreth 190 milionë euro nga paratë e veta, ndërkohë që shteti do të paguajë 60 milionë euro të tjera nga buxheti, gjatë periudhës së ndërtimit.

Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliardë euro të rindërtimit që është lancuar nga Qeveria.

Aktualisht Rruga e Arbrit ka përfunduar plotësisht në 20.1 kilometër, ndërkohë që 15 kilometra të tjerë janë ndërtuar pjesërisht.

Kompania private ka propozuar një variant, sipas të cilit gjatësia totale e rrugës është 69 kilometër dhe përfshin një tunel. Veç kostove të ndërtimit, në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10-vjeçare pas ndërtimit.

Pas këtij vendimi pritet që shumë shpejt Qeveria të hapë tenderin për të përzgjedhur fituesin përfundimtar për ndërtimin e rrugës, edhe pse propozimi i “Gjoka Konstruksion” tashmë është në një avantazh të fortë, edhe nëse do të paraqiten oferta të tjera.
g.shqip
 
Sa here qe afrohen zgjedhjet del ne pah ky projekt.
 
Pse kane dhene e here tjera fonde per kete rruge ? :P

Nuk e di nese kane dhene fonde por mendoj se jo. Sikur te kishin dhene fonde qe nga koha kur kane filluar te premtojne per ndertimin e saj, qysh para 20 vitesh, kjo rruge do te behej e do te harrohej.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top