Rruga Durrës-Kukës, në pritje të inaugurimit

Kryeministri Berisha do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore, ku do te merr jetë rruga Durrës-Kukës, projekti inxhinierik më i madh i shqiptarëve. Një ditë para inaugurimit, aorta e kombit ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila do të sjellë bashkimin fizik të shqiptarëve.

Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës ka përfunduar brenda afeteve të caktuara, duke vënë në jetë kështu superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. اdo shqiptar që mezi e ka pritur këtë ëndërr të realizohet, po fillon të numërojë orët mbrapsht deri në finalizimin e saj. Ky projekt, për çdo vizitor shqiptar, por edhe të huaj është i përmasave të paimagjinueshme.

Duke ndjekur trajektoren e kësaj vepre madhështore, befasinë që ka shkaktuar jo vetëm në sytë e çdo shqiptari, por edhe çdo zyrtari të lartë europian apo amerikan që e ka vizituar atë, kupton se në nyjën lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë një punë e papërsëritshme në historinë e kombit. E cilësuar si aorta e kombit, në çdo metër e kilometër të kësaj rruge ravijëzohet ëndrra e çdo shqiptari për bashkim e zhvillim.

ثshtë kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin. Kompania Bechtel-Enka bëri të mundur avancimin me hapa të shpejtë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilometrash, duke sjellë prerjen e shiritave të inaugurimit të veprës shekullore për shqiptarët.

Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. ثshtë kjo autostradë që, me përfundimin e saj ka hedhur pas krahëve sulme të ashpra, që e kanë shoqëruar në çdo kilometër të ndërtuar, sulme nga ato segmente anti-kombëtare që jo vetëm nuk e ndërtuan atë gjatë kohës që qeverisnin vendin, por angazhuan çdo qelizë për të penguar ndërtimin e saj.

Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t'u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, sot vihet në shërbim të qytetarëve. Bechtel-Enka, kompania amerikano-turke, e cila ndërtoi pjesën më të vështirë të autostradës nga Rrësheni në Kalimash, prej 60 km, është angazhuar që lotin tjetër ta mbarojë sa më shpejt. Për kompaninë e njohur, por edhe për shqiptarët, dita e nesërme përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor.

Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë - segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Për një anë të tynelit janë gërmuar mbi 1 milion metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij projekti, Bechtel-Enka punësoi një personel prej rreth 3200 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë.

Projekti nxit zhvillimin e turizmit në vend

Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit.

Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë, nga gjashtë orë të tanishme.

Dy korsitë ekzistuese - që përshkruajnë rrugën, kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km për orë. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë, me "zvarritje" korsish rrugët e pjerrëta pengonin ngarkesat e mallrave - të kamionave, duke bërë të ngasin ngadalë. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km nga Tirana, duke sjellur të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë.

Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. /rd/
 
ne fakt kete e ka treguar portokalli me koh,,,,se kush do e pres shiritin,,,

hahah

por rendesi ka qe rruga te mbarohet!!!!!!


[youtube]up43sqIbQQ4[/youtube]
 
po po!!neser inagurohet rruga me madheshtore e ballkanit!do kisha shume deshire te isha atjo por projekte me madheshtore na presin ne te gjithe shqiperin!
 
po normale qe Berisha do ta prese shiritin para zgjedhjeve..
 
C'rendesi ka kush pret shiritin.
Rendesi ka hapja e rruges.Te nisemi pasdreke nga Lezha per nje darke ne Prishtine dhe mund te kthehemi pas darke.
 
Redaktimi i fundit:
Përurimi Durrës-Kukës, mbërrin Erdogan, mungon Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të jetë i pranishëm në përurimin e rrugës së rëndësishme Rrëshen-Kalimash. Mospjesëmarrjen e shefit të qeverisë kosovare e konfirmon edhe një njoftim i Kryeministrisë së Shqipërisë, i shpërndarë për mediat pak më parë.

Sipas tij, kjo rrugë jo vetëm që do të ofroj vendet por do të ofroj edhe zemrat e njerëzve.

Thaçi, prania e të cilit ishte konfirmuar në këtë tubim madhështorë, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kryer takimet e planifikuara në agjendën e tij kryeministrore.

Ndërkohë ceremonia duhet të kishte nisur rreth orës 12:30, por shkak për vonesën është bërë kryeministri turk Tayyip Erdogan, avioni i të cilit është nisur jo sipas parashikimeve.

Autostrada do të lidhë bregdetin shqiptar me Kosovën, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. Tre kryeministrat do të përshkojnë në këmbë një pjesë të rrugës dhe më pas do të mbajnë një fjalim përshëndetës.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të marrë pjesë sot në inaugurimin e autostradës Durrës-Kukës. Erdogan do të udhëtojë bashkë me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në përurimin e kësaj vepre gjigante, ku i ftuar të marrë pjesë është edhe shefi i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Autostrada do të lidhë bregdetin shqiptar me Kosovën, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në këto destinacione. Kur rruga 160 kilometërshe të përfundojë vitin e ardhshëm me një kosto prej 1.1 miliard eurosh, udhëtimi nga Tirana për në kufirin me Kosovën do të zgjasë vetëm 2 orë.

Aktiviteti fillon në orën 11.00 me një koncert festiv në fillim të rrugës në Rrëshen, pranë mbikalimit të parë të rrugës. Rreth 45 minuta më vonë 3 kryeministrat do të përshkojnë së bashku në këmbë një pjesë të rrugës dhe më pas do të mbajnë një fjalim përshëndetës. Në orën 12.30 minuta kryeministri shqiptar Sali Berisha, kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do të presin shiritin e inagurimit të rrugës.

“Autostrada po ndërtohet nga një kompani turko amerikane ‘Enka&Bechtel’”, shkruan e përditshmja turke Anadoll, duke shpjeguar se “autoritetet shqiptare nisën të merrnin në konsideratë ndërtimin e kësaj rruge në 1999-ën, gjatë luftës në Kosovë, por ishte pikërisht kryeministri Berisha, i cili nxiti dhe çoi në realizimin e këtij projekti”. /TCH/BalkanWeb/
 
me shume ka pasur flamuj te PD-se se sa flamuj Kombetar :(
 
e pashe ne tv inagurimin..dicka mjaft e bukur...bravo qeverise shqiptare dhe turke..
vec me beri pershtypje dicka..nuk ishte i pranishem Thaçi...sipas lajmeve duhej te kishte qen dhe ai,apo ngaqe esht me edi ramen edhe...:D
 
e pashe ne tv inagurimin..dicka mjaft e bukur...bravo qeverise shqiptare dhe turke..
vec me beri pershtypje dicka..nuk ishte i pranishem Thaçi...sipas lajmeve duhej te kishte qen dhe ai,apo ngaqe esht me edi ramen edhe...:D

hahah nuk ma merr mendja qe shkak i mospjesemarrjes se Thaçit ka qene se eshte me ramen...une lexova ne nje faqe se ai eshte duke u nisur per ne shba...per kete shkak nuk ka mundur te marre pjese ne inaugurim. :D
 
e pashe ne tv inagurimin..dicka mjaft e bukur...bravo qeverise shqiptare dhe turke..
vec me beri pershtypje dicka..nuk ishte i pranishem Thaçi...sipas lajmeve duhej te kishte qen dhe ai,apo ngaqe esht me edi ramen edhe...:D

Sapo ndegjova qe ca te Ramush Ages e kishin rrahur pakez hahaha :D
 
a ka dikush nje link ku mund ta shohim kte inagurim

LoL. Une isha sot atje por s'kam se si ta pasqyroj.. thjeshte nje dicka'' shume e bukur, nje moment i madh.
Me vone ose neser.. do i hedh ca foto ose video qe bera por gjithsesi me pare hudhi nje sy tv. ;)
 
me mir kshu,se sdo kishte pas lezet po t'kishte qen e vertet ajo arsyeja qe dhash un...:D

hahaha mire e ke...qenkan ne uashtington per te nenshkruar pranimin e kosoves ne banken boterore :D
 
kryeministrat përurojnë rrugën e papërfunduar

Tuneli, fillon kalimi me radhë i automjeteve

Gjergj Erebara

Në orën 1.30 të drekës, vapa në mbikalimin e Rrëshenit pati arritur kulmin. Njerëzit kishin dalë që herët në mëngjes dhe qenë zënë në një si tip kurthi nga nuk kishin si të dilnin. Katër korsitë kryesore të Autostradës A1, (siç do të quhet nga dje segmenti Rrëshen-Kalimash), qenë bllokuar nga skena e inaugurimit. Hyrja jugore qe zënë nga makinat e mitingashëve që vijonin të vinin. Dalja veriore qe rezervuar për dy kryeministrat. Shkurt, nëse hyje me makinë në autostradën drejt Kosovës, nuk dilje dot pa mbaruar mitingu. Mijëra njerëz qenë mbledhur dje pranë Rrëshenit për mitingun më të rëndësishëm elektoral të së djathtës. Mitingu? Në fakt, vëzhguesit e zgjedhjeve e kishin një dilemë për këtë. Një pyetje e denjë për "Procesin" e Kafkës pati lindur për vëzhguesit e zgjedhjeve, pas aktivitetit të Banjës. Disa prej tyre, mendonin se kishin të bënin me një miting elektoral. Përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Monitorimit të Medias, e kanë përcaktuar si "aktivitet të Kryeministrit". Në Banjë, Kryeministri inauguroi punimet për një hidrocentral që kërkon edhe së paku dy vjet të tjera studime, para se të merret vendimi për ta ndërtuar apo jo. Në Rrëshen, dje u përurua një rrugë që pritet të përfundojë realisht nga muaji nëntor. Gjithsesi, për vëzhguesit, dilema mbetej. Miting apo aktivitet qeverie?! Për t‘i dhënë një përgjigje finale kësaj pyetjeje gajasëse, vëzhguesit erdhën vetë dje në Rrëshen, u poqën nën diell njësoj si mitingashët dhe pas kësaj u bindën: "Po, ky është miting", tha njëri prej tyre.

Dukej si diçka e thjeshtë: Sipas axhendës, ceremonia fillonte më njëmbëdhjetë. Njerëzit filluan të grumbullohen që në nëntë. Në fakt, filloi në orën një e gjysmë. Gjatë asaj kohe, اiljeta ezauroi të gjithë repertorin e saj me këngë që flisnin për rrugë, makina të parkuara në errësirë, sedilje të ulura e nënkuptime të tjera, por kënga sikur e shtoi sikletin. "Ne të gjithë duhet të votojmë për Kryeministrin më të ndershëm shqiptar", - tha اiljeta mes dy këngëve.

Tre të katërtat e kabinetit qeveritar qëndruan nën diell pa i hequr xhaketat. Kur në skenë hynë Elita 5, burrat e qeverisë vijuan të qëndrojnë pa lëvizur, por gratë nuk e mbajtën veten dhe filluan të kërcenin. Ndërkohë, për turmën e ngjeshur e mitingashëve të panjohur që zgjatej për gati gjysmë kilometri përgjatë rrugës, nuk kishte ngushëllim. Rrotull qe vështirë të gjeje ndonjë shishe ujë. Kioska më e afërt kërkonte treçerek kilometri ecje më këmbë.

Erë gjeopolitikë

Nacionalizëm dhe gjeopolitikë. Këto qenë dy lajtmotivet e fjalimeve të dy kryeministrave. "Kjo rrugë do të fuqizojë pavarësinë e Kosovës", tha Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan. "Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për stabilitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Me Shqipërinë kemi edhe projekte të tjera strategjike në fushën e gazit", vijoi ai.

Malet e Oroshit dhe gjithë Dukagjinit oshtinë nga fjalimi në turqisht i Kryeministrit Erdogan.

"Kjo është rruga e të gjithë shqiptarëve, kjo afron shqiptarët me detet e shqiptarëve", - tha Kryeministri Berisha. Kryeministri i konsideroi "shqiptarofobë" ata që i identifikoi si "armiq të rrugës". Në qarqet ndërkombëtare diskutohet nëse rruga ka kryer një bashkim faktik mes Shqipërisë dhe Kosovës apo është thjesht një projekt infrastrukturor.

"Dua t‘i siguroj se shqiptarët udhëhiqen dhe do të udhëhiqen nga fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se ky korridor do t‘u shërbejë jo vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të rajonit, maqedonasve, serbëve, boshnjakëve, bullgarëve dhe të gjithë të tjerëve".

Kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes se a është një investim i leverdishëm kjo rrugë. "Ajo do ta shlyejë veten brenda gjashtë vjetësh", tha ai.

Rruga

Rruga u hap dje për herë të parë për trafik të kufizuar. Në segmentin Rrëshen-Rreps, nuk qe hedhur ende shtresa finale e asfaltit dhe në shpejtësi prej 60 kilometrash në orë, një makinë e vitit 2008 dridhej si autobusët e Shkodrës. Tabelat shënonin kufizim shpejtësie 60 dhe 40 kilometra në orë. Tuneli verior, u vu në punë me sens të alternuar. Një pjesë e tij ende nuk është përfunduar. Një pjesë e mitingashëve dje menduan ta kalojnë tunelin për kureshtje, por katër orët e pritjes në vapë, e kishin bërë punën e tyre. Brenda pak orësh, njerëzit kapërcyen pak kilometra rrugë të vjetër dhe hynë në superstradën e re Rrëshen-Milot. Me gjithë angazhimin e qeverisë për të sjellë sa më shumë makina të qe e mundur, sërish nuk pati asnjë problem trafiku. Trafiku real, filloi vetëm pasi hyje te rruga e Lezhës. Tani që Autostrada A1 u hap për trafikun, pyetja e vetme është se sa makina do të qarkullojnë çdo ditë në një projekt që mund të shkojë deri në 1 miliard euro, pagesa e së cilës duket se do t‘i rëndojë shqiptarët edhe për shumë dhe shumë vite.

Rruga nëntokësore nuk përdoret gjatë natës


Tuneli, fillon kalimi

me radhë i automjeteve


Që në orët e para të mëngjesit rreth 5 mijë automjete të ardhura nga Kosova, por edhe qindra nga Kukësi, Hasi etj, kanë krijuar një rradhë të gjatë deri në 4 km pasi depërtimi i tunelit bëhet vetëm në një kahje dhe i disiplinuar nga personeli i sigurisë. Gati shumica e të gjithë njerëzve kishin udhëtuar thjesht për të përjetuar të parët çastin e madh të hapjes së rrugës. Nga bisedat me kuksianët fjala që thuhet më shpesh është "lamtumirë Qafë e Malit dhe Fushë-Arrës ku kemi vuajtur gjithë jetën". Tashmë rruga e vjetër, e ndërtuar edhe si strategji joekonomike, si një rrugë ku të mos mund të udhëtonte armiku, mbetet pas në historinë e dhimbshme të mjerimit të tejskajshëm. Më herët, apo më saktë, një ditë më parë për të përshkuar rrugën nga Kukësi në Rrëshen janë dashur plot pesë orë, sot kjo distancë përshkohet në vetëm një orë, madje duke llogaritur ndonjë vonesë në hyrje të tunelit. Ky i fundit me gjatësi 5.6 km përshkohet në 6 minuta ndërsa udhëtimi bëhet në karvane nga 20 deri në 50 automjete të shoqëruara nga dy ekipe të sigurisë së tunelit. Me të kaluar karvani nga veriu, niset karvani tjetër nga jugu e kështu me radhë. Mësohet se në orët e natës nga 24:00 deri në 05:00 blokohet kalimi për shkak se në gelerinë jugore bëhen ende shpërthime.








© Gazeta Shqip - 2006-2008v
 
Back
Top