Rrokum: LDK e PDK ofertë joshëse për AAK e Nisma: Haradinaj kryeministër?!

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Partnerët e koalicionit qeverisës PDK e LDK i kanë bërë ofertë subjektit të dytë opozitar AAK’së, për të iu bashkuar në qeveri si partnere e tretë, me një post të lartë ekzekutiv, si dhe me disa poste tjera në kabinetin qeveritar.

Kjo ofertë parasheh që për dy vitet e fundit të mandatit, drejtimin e qeverisë me e marrë Aleanca e Haradinajt. Mirëpo ky rrotacion duhet të realizohet në fund të vitit 2016, kur kryeministri aktual Isa Mustafa mund ta marrë postin e kryeparlamentarit, ndërsa Kadri Veseli të mjaftohet me postin e kryetarit të PDK-së.
Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike dhe të Partisë Demokratike, të cilët kanë dashur të mbesin anonimë, kanë treguar me fakte konkrete ofertën e tyre për partinë e Ramush Haradinajt.

Njëri nga drejtuesit e PDK’së, tha se mbas takimit që ka pasë me disa drejtues të LDK, janë pajtue që ofertën për zgjanimin e koalicionit me ia ba partisë së djathtë në opozitë.
Ndërsa simbas zyrtarit të LDK’s, lideri i AAK’s e ka refuzue paraprakisht ofertën, edhe pse e kanë lanë të hapun mundësinë e diskutimit ma tej.

Sipas të njëjtave burime, ministritë që janë përmendur për ti takuar AAK-së janë 5, e konkretisht: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e Zhvillimit Ekonomik, e Bujqësisë, si dhe ajo e Forcës së Sigurisë.
Po ashtu, AAK-së i është propozuar edhe ministria pa portofol që merret me dialogun.

Të njëjtat burime thanë se edhe Nismës për Kosovë i është premtuar posti i zv/kryeministrit, si dhe dy ministri më shumë se AAK-së./RROKUMTV/

AAK’s.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top