Rrofte diferenca! Ja ndryshimet faktike midis femrave dhe meshkujve!

Didi

C'est la vie.

male-vs-female-brain.jpg


Nje teknike e re ka bere lidhje me diagrama mes trurit te te dy sekseve. Kontrasti eshte vertet i ndricuar tashme.
Femrat dhe meshkujt nuk mendojne njesoj, por tashme kjo eshte faktuar edhe pse disa mund te mos bien dakord me kete. Shkenca ka mbledhur te dhena per keto ndryshime. Meshkujt, jane me te qendrueshem ne mendime dhe kane aftesi me te mira mekanike dhe hapesinore mendimi sesa femrat, megjithate, ata kane karakteristika te njejta te mendimit. Femrat kane memorie me te mire, jane me te pershtatura me rrethanat sociale dhe mund te bejne me shume gjera ne te njejten kohe. Sigurisht, ka shume ndryshime dhe gjerat nuk jane kaq te prera. Por mesatarisht, keto vezhgime jane te verteta.
Duke sugjeruar pse keto ndryshime jane te verteta ne terma evolutive, kemi krijuar nje loje me te cilen mund te luajne te gjithe. Nje ide e dukshme eshte sepse ne kohet kur njerezit benin gjueti dhe mblidhnin ushqim, meshkujt shpenzonin me shume kohe larg kampit, dhe truri i tyre kishte nevoje te pershtatej me aftesine per te gjetur gjerat perreth. Ata shpenzonin me teper kohe per te gjurmuar, luftuar dhe per te vrare si kafshe, ashtu edhe fqinje te dyshimte. Nga ana tjeter, femrat kishin nevoje te politizonin marredheniet midis anetareve te shoqerise, te sillnin ne jete femije, keshtuqe duhet te pershtateshin dhe te manipulonin te tjeret si dhe emocionet e femijeve te tyre, ne menyre qe te kishin sukses ne boten e tyre.
Nje tjeter ceshtje eshte diferenca mes sekseve ne termat neurologjike – me fjale te tjera, si truri i tyre funksionon per te krijuar nje femer apo nje mashkull. Ne kete rast, Universiteti i Pensilvanise me ne krye Ragini Verma dhe koleget e saj kane bere kerkime me specifike. Si rezultat, ata kane arritur te hartojne diferencat ne menyrat sesi meshkujt dhe femrat, ne trurin e tyre i lidhin gjerat per te marre kenaqesi, si dhe per te dalluar steriotipet e dashur per ta si folklorike, ashtu edhe psikologjike.
Neurologjia ka kaluar ne revolucion ne dekadat e kaluara nepermjet nje sere teknikash qe skanojne trurin e gjalle. Dr. Verma, ka zgjedhur nje teknike qe mbeshtetet ne shperhapjen intensive te imazhit. Kjo mund te ndiqet nepermjet shperndarjes se molekulave te ujit ne tru. Ngaqe fibrat qe lidhin qelizat nervore kane veshje yndyrore, uji ne to mund te shperndahet vetem nepermjet fibrave, dhe jo ne te gjithe veshjen. Ndaj, shperndarja (difuzioni) i imazhit eshte i afte te kape nje sere fibrash te tilla, dhe te tregoje se cfare ndodh.
Dr. Verma dhe skuadra e saj, e aplikuan kete teknike ne 428 meshkuj te rinj dhe te rriturr dhe 521 femra te rrritura dhe te reja. Rezultatet e tyre jane permbledhur ne dy diagramat e meposhtme, dhe tregojne trendet mesatare te lidhjeve qe behen ne trurin e pjesemarresve.

20131207_STP001_1.jpg


Dy pjeset kryesore te trurit njerezor jane cerebrum – pjesa e siperme qe pergjigjet per te menduarin, dhe cerebellum – pjesa e poshtme qe pergjigjet per veprimin. Secila eshte e ndare ne hemisferen e majte dhe te djathte. Sipas diagrames, tek meshkujt (ne anen e majte te figures) lidhjet me dominante ne cerebrum, jane ato te shenuara me blu, perbrenda hemisferave. Tek femrat jane ato lidhje te shenuara me ngjyre portokalli, ndermjet hemisferave. Ne cerebellum (i padukshem ne figure sepse gjendet nga poshte) ndodh e kunderta.
Se cfare do te thote kjo, sigurisht qe eshte e hapur per interpretim, por Dr. Verma mendon se ndryshimet ne lidhjet qe bejne tregojne variante te ndryshme per femrat dhe meshkujt ne aftesite konjitive (njohese). Anet e majta dhe te djathta te cerebrumit, ne vecanti, besohet te jene te specializuara per mendimin logjik dhe intuitiv. Ne veshtrimin e saj, lidhjet e bera ne trurin e femres, sic sugjerojne diagramat, ndihmojne per te shpjeguar memorien e tyre me te mire, pershtatjen shoqerore dhe aftesine per te bere shume pune ne te njejten kohe, duke perfituar nga bashkepunimi i hemisferave me njera-tjetren. Ne te kundert, te meshkujt, lidhjet brenda per brenda hemisferes shpjegojne fokusin e tyre specifik, dhe faktin qe nuk kane nevoje t’i komplikojne gjerat.
Kur vjen puna te cerebellum-i, lidhjet ekstra ne hemisferat e trurit te meshkujve, sherbejne per te koordinuar aktivitetet e te gjithe organizmit. Eshte e rendesishme, sepse secila nga gjysmat e trurit kontrollon e vetme, vetem nje gjysme te trupit njerezor. Prandaj meshkujt kane aftesi me te mira motorrike (veprimi) dhe jane me te koordinuar se femrat.
Nje tjeter zbulim i Dr Verma eshte se shumica e ketyre ndryshimeve nuk jane te lindura apo gjenetike. Ato me teper zhvillohen me moshen. Vullnetaret e ketij projekti ishin nga mosha 8-22 vjec. Truri i meshkujve dhe femrave nga 8-13 vjec tregonte vetem pak diferenca, edhe pse te gjitha ishin te tilla qe theksoheshin me kalimin e kohes. Adoleshentet, nga mosha 13-17 vjec, tregonin me teper ndryshime. Te rinjte mbi 17 vjec, tregonin akoma me teper ndryshime. Ndryshimet e sekseve ne tru, ato te dukshme ndaj kesaj teknike te pakten, manifestonin veten e tyre kryesisht ne kohen kur seksi behet me i rendesishem per individin.
Puna e Dr Verma eshte e rendesishme per cka tregon, por gjithashtu demonstron fuqine e shperhapjes se imazheve. Studimi i trurit, vecanerisht trurit te nje njeriu te gjalle, eshte nje problem shkencor dhe pak i mundur. Qeveria amerikane ka premtuar se fundmi te investoje sasi te medha parash nepermjet te cilave mund te provohen teknika te reja dhe inovative te neuroteknologjise.
Ashtu sic sugjeron edhe emri, avancime ne kerkimin shkencor mbi trurin varen ne zhvillimin e menyrave te reja te analizave te trurit gjate kohes qe jemi gjalle dhe te vetedijshem. Kjo do te jete e veshtire, por do te kete rezultate me perfitime te medha.



Burimi: infoalbania
 
Titulli: Rrofte diferenca! Ja ndryshimet faktike midis femrave dhe meshkujve!

Ka meshkuj me memorie shumë të mirë, po aq sa ka edhe femra, ka meshkuj të ndryshëm po aq sa të ndryshme dijnë të jenë femrat, është e pamundur qe me një moster prej 500 responder të e masesh dallimin meshkuj femra kur në botë janë me miliarda, secila frymë dallon nga tjetra në aspektin psikofizik.
 
Titulli: Rrofte diferenca! Ja ndryshimet faktike midis femrave dhe meshkujve!

jo more smundet me qene e vertet kjo gabime kane femra dhe meshkuj duhet me qene te "barabarte" keshtu po thot demokracia.
 
Titulli: Rrofte diferenca! Ja ndryshimet faktike midis femrave dhe meshkujve!

ajo qe perben shqetesim te vertete nga pikepamja neurologjike eshte pikerisht kjo diference qe i shpie njerezit ne kaos konfliktual konkurrencor.Jetojme ne nje epoke kibernitike ,ku cdo projeksion i ri ideor apo material shfaq interes si pike referimi .
femra eshte nje miniere idesh dhe celesin e memories afatgjate e ruan mire ne kasaforten e axhendes saj.
eshte mire te rekuperohen rrezet bipolare qe komandojne sistemin neuro-adrenaline funksionues,qe i ngjajne perbrenda nje lemshi fijesh elektrike ,ku duhet te ulesh automatin sa here qe ndizet sistemi alarmit per mbingarkese njesie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top