Rrobe për shumë funksione

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Xhaketa sportive e disejnatores aregjentinase Xhulieta Gojazo jo vetëm që mban ngrohtë, shërben edhe për mbushjen e telefonit celular.


Argjentinasja Xhulieta Gajozo tashmë disa vite po punon dhe prodhon rroba që kanë disa funksione. Kështu për shembull, xhaketa sportive e koleksionit të saj, jo vetëm që mban ngrohtë, por në pjesën e shpinës ka të qepur një panel solar. Përmes kabllos në xhepin e brendshëm është e lidhur me bateri e cila ka tetë kyçje të ndryshme për mbushjen e telefonit celular, pastaj të vokmenit dhe për pajisjet e tjera elektronike.

"Qëllimi është se teknologjia e sotme gjithnjë e më shumë është mobile. Kënaqemi në mundësinë e telefonave pa tel dhe të lidhjeve të internetit, por kur do të na harxhohet bateria e aparatit, jemi të detyruar që diku ta kyçim për mbushje. Me kreacionet e mia keni energji mobile e cila nuk e ndot ambientin", thot disenjatorja Xhulieta Gajozo.

Mirëpo Gajozo nuk kufizohet në risitë në dizajn, ajo përdor edhe teknologji të lartë për materialet. Kështu, koleksioni i saj përfshinë edhe rroba, ngjyra e të cilave ndryshohet me ndryshimin e temperaturës së jashtme, pastaj pëlhura dhe stofa që janë rezistente ndaj ujit dhe i refuzojnë yndyrërat, por edhe të atilla që i mbrojnë nga bakteret dhe rrezet ultraviolet. Disenjatorja Gajozo planifikon që biznesin e vet nga metropoli i Argjentinës – Buenos Aires, së shpejti ta zgjerojë edhe në vendet e tjera.

alsat-m
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top