Rrobat e përkryera të banjës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mos e shih me inat trupin tënd. Shih me syrin e duhur rrobat e banjës: që të të shkojnë dhe të të tregojnë më elegante. Kjo është e mundur. Mëso t’i zgjedhësh

Koha e detit dhe e pishinave tashmë ka ardhur, ndërkohë që dietat duhet të jenë magjike, që ti të kënaqesh nga trupi yt. Por mos i shih si zgjidhjen e vetme për një look tërheqës, ku nuk bien në sy defektet. Sido që të jetë trupi yt, sado e shëndoshë të mendosh se je, kujtohu: dhe për ty ekziston një kostum banje perfekt. Si ta gjesh? Ne po ju japim një varg me këshilla.
Fillo të mendosh si duhet! Për të demistifikuar blerjen e rrobave të banjës, konsideroji si një pjesë të gardërobës dhe mos e humb stilin personal. Zgjidh një model dhe ngjyrë sipas stilit dhe shijes tënde.
Stilistët e rrobave të banjës këshillojnë se femrat duhet t’i zgjedhin ato në të njëjtën mënyrë që veprojnë për pjesën tjetër të gardërobës. Mund të zgjedhësh mbathjet nga një palë rroba banje dhe reçipetat nga një palë të tjera, kur këto ndahen. Ideja për të blerë rroba banje të ndara të modeleve të ndryshme është në trend. Pra, shko në dyqan dhe mbaj stilin tënd në kokë!
Gjithsesi, modeli ka dhe një funksion tjetër: atë të marrëdhënies me defektet. Shpesh kjo i shqetëson femrat më shumë se çdo gjë tjetër. Por gjithsesi nuk është e pamundur që dhe me rroba banje të mbulosh defektet.
Për sa i përket trupit, janë bërë katër klasifikime të përgjithshme për problemet më klasike. Në secilën prej tyre gjenden dhe rrobat e banjës që i mbulojnë këto papërsosmëri.

Gjoks i madh
Duhet të kërkosh rroba banje me një pjesë të sipërme që mbulon në mënyrë të konsiderueshme gjoksin. Duhet të shmangësh bikinit me një trekëndësh të vogël dhe me rripa të hollë, që nuk e kontrollojnë dot një gjoks të madh. Ndërsa rripat e trashë që lidhen pas qafës e mbledhin gjoksin. Ngjyrat e errëta janë shumë të mira për të mos tërhequr vëmendjen.
اelësi në këtë rast është ndërtimi i pjesës së reçipetave. Shumë rroba banje nuk kanë shtresë përforcuese në pjesën e sipërme. Prandaj duhen zgjedhur ato që kanë një shtresë të tillë. Rripat janë gjithashtu të rëndësishëm. Sa më të gjerë të jenë, aq më e madhe është mbështetja.

Bark i madh
Duhet të veshësh rroba banje trup, që japin iluzionin e një beli më të hollë. Harroji bikinit dhe sidomos shiritat horizontalë – ato do ta theksonin këtë zonë. Rrobat e banjës trup, për shkak dhe të materialit të tyre, e mbledhin zonën e barkut.
Materiali që tendoset është çelësi. Fijet e fibrës sintetike dhe najlonit bëjnë që kostumi t’u përshtatet dhe trupave të shëndoshë dhe, përveç kësaj, pjesa e belit është e mbuluar. Një zgjidhje e mirë janë dhe tankinit (rroba banje me dy pjesë, por pjesa e sipërme ka formën e kanotierës) kur barku është i mbuluar. Tankinit janë shumë të mira për vajzat sportive, shumë aktive në plazh.

Vithe të gjera
Për të balancuar formën e dardhës, zgjidh modele që mbulojnë dhe kontrollojnë defektet. Prerjet tradicionale të mbathjeve, me shirita të trashë anash, do të të tregojnë më të bëshme. Në vend të tyre, zgjidh mbathje shumë të ngrëna, që t’i tregojnë këmbët e gjata dhe të japin një pamje më elegante.
Edhe kostumet e banjës që kanë një fund të shkurtër funksionojnë (ose fustanet e shkurtër), si minimizues të pjesës së poshtme. Dhe nuk ngatërrohen aspak me ato të kohës së shkuar. Sot ata janë më të shkurtër, më gazmorë. Duhet të qëndroni larg pantallonave të shkurtra si të djemve, sepse ato e bëjnë pjesën e pasme të duket më e madhe. Në rast se je vërtet e ndrojtur, vish një palë rroba banje që pjesën e sipërme e kanë në formë fustani të shkurtër. Janë shumë të bukura dhe të mbulojnë goxha.
Për sa i përket ngjyrave, zgjidhi të errëta për pjesën e poshtme. Duhet që vështrimin ta tërheqësh në pjesën e sipërme me ngjyra të ndezura ose duke veshur një kostum banje, që ka detaje ngacmuese në pjesën e sipërme.

Kur je e kolme
Ekspertët bien dakord që më i përshtatshmi është kostumet trup – sidomos ata me material ngjeshës, që të mbledhin.
اelësi është tek efekti i njëtrajtshëm, që e bën siluetën të duket më elegante.
Syno dizenjot e ngarkuara dhe ngjyrat e errëta – sidomos ngjyra që të shkojnë. Një model i hapur lart në formë V-je, me një ngjyrë të errët, do të ishte ideal. Por mos shko direkt te ngjyra e zezë! Provo ngjyra të tjera që mund të të shkojnë!
Më pas vjen radha e aksesorëve, që janë dora e fundit për të larguar vëmendjen nga zonat problematike dhe njëkohësisht të japin një look modern dhe stil. Kështu që gllabëro një kapele të stërmadhe, disa shapka interesante, syze dielli plot shkëlqim dhe ndonjë shall chic.

اfarë duhet të kesh parasysh kur ble rrobat e banjës:

- Para së gjithash, duhet të njohësh trupin dhe modelin në të cilin ndihesh më mirë dhe cilat ngjyra të shkojnë. Rrobat e banjës nuk ndryshojnë shumë nga pjesa tjetër e gardërobës: ngjyrat e errëta nuk bien në sy, të ndezurat tërheqin vëmendjen. Kështu, zgjidhi rrobat e banjës sipas synimit që ke për të fshehur defektet.
- Mos harro: të qëndruarit mirë në trup është më e rëndësishme se masa që ato kanë. Ndonjëherë, një numër më pak ose më shumë bën diferencën në mënyrën si të rrinë rrobat e banjës. Në rast se ti kërkon të mbulohesh sa më shumë, mos kërko një numër më të madh – kërko një model që mbulon më shumë në masën tënde. Mos harro që të duhet kohë për të parë me kujdes rrobat e banjës që po provon. Ndonjëherë të ulësh rripat e mbathjeve apo të shtrëngosh ato të reçipetave, mund t’i bëjë rrobat e banjës nga aspak në masë për ty, në masën perfekte.
- Eksperimento me modelet. Merr një shoqe me vete ose kërko të marrësh disa modele në shtëpi, ku mund t’i provosh me qetësi dhe të marrësh mendimin e të tjerëve. Ti mund të zgjedhësh dhe të kombinosh pjesët e kundërta prej dy palë rrobash banje dhe kjo është ideale si për përmasat, dhe për stilin.
- Në rast se e përballon ekonomikisht, bli disa kostume banje, që të përshtaten me situatën. Një në formë fustani mund të vishet në një festë në pishinë, ku ti do të jesh e mbuluar dhe të dukesh bukur. Për sa më tepër rreze, të duhen një palë bikini. Mund të duhet një kostum banje trup, kur duhet të lëvizësh me fëmijët në breg.
- Para se t’i blesh, merr pak kohë për t’i provuar dhe për të lëvizur me to. Të duhen ca minuta për të ngritur krahët dhe për t’u rrotulluar. Duhet të sigurohesh që kostumi përkulet me ty. Kushedi sa gra, sapo dalin nga uji, gjëja e parë që bëjnë është të sjellin rrobat e banjës në vend. Mëso se, nëse rrobat e banjës nuk janë të rehatshme, ti nuk do ta shijosh si duhet kohën në pishinë ose plazh.RevistaJeta
 
Last edited by a moderator:
Bikini... E di se çfarë ke veshur?

Nga pasarelat luksoze, mbi plazhet e të gjithë botës: dy pjesët e veshjes së plazhit vazhdojnë të jenë protagoniste të padiskutueshme të verës. Po kur është krijuar bikini? Kush e ka veshur për herë të parë? Cilat janë tendencat? Zbulo se sa e njeh kostumin që ndryshoi modën femërore në të gjithë planetin
1. Tendenca e bikinit për verën 2008 parashikon:
a. Të poshtmet me bel të lartë
b. stil pantallonash me bel të shkurtër
c. trekëndësh extra large
përgjigje
1. Must i kësaj vere janë të poshtmet me bel të lartë, rikthim në vitet ’50.

2. Mbi pasarelat milaneze PV 2008, për Miss Bikini ka sfiluar një super modele:
a. Naomi Campbell
b. Liya Kebede
c. Alek Wek

2. Naomi Campbell sfilon në Milano për Miss Bikini, koleksioni PV 2008.

3. Gruaja e parë që ka veshur bikini në 1946-ën ishte:
a. Micheline Bernardini, striptiste e “Casino de Paris”
b. Carmen Miranda, aktore dhe këngëtare portugeze
c. Betty Grable, e famshmja pin up amerikane

3. Gruaja e parë që ka veshur bikini ka qenë Micheline Bernardini, striptiste e “Casino de Paris” në vitin 1946.

4. Një film me Brigitte Bardot lançoi bikinin edhe në tregun amerikan. Për kë film bëhet fjalë?
a. “And God created woman”, 1958
b. “Sexy Girl”, 1959
c. “Marie Soleil”, 1966

Brigitte Bardot ka veshur bikini duke e bërë të njohur botërisht në filmin “And God created woman”, i vitit 1958.

5. Nga vjen emri bikini?
a. Nga atoli Bikini i ishujve Marshall
b. Nga greqishtja bis-kyno, që do të thotë dy pjesë
c. Nga festa Bikinoi në Hawaii, ditë në të cilën të gjithë veshin rroba banje me dy pjesë

5. Emri vjen nga atoli Bikini i ishujve Marshall, ku në vitet '50 bëheshin teste nukleare. Emri është përdorur për të nënvizuar ndarjen eksplozive në dy pjesë.


6. E famshmja Bond Girl me bikini, protagoniste e “Agjenti 007”, është:
a. Ursula Andress
b. Carole Bouquet
c. Sophie Marceau

6. ثshtë Ursula Andress që ka veshur bikini në “Agjenti 007” në vitin 1962.

7. Valeria Marini ka krijuar një linjë rrobash banje me disa copa shumë intrigante. Bëhet fjalë për:
a. “Seduzioni Diamonds”
b. “Just Valeria Marini”
c. “Seduzioni Mare”

7. Valeria Marini është krijuesja e koleksionit “Seduzioni Diamonds”, që prezanton veshje intime dhe banje prêt-à-porter.

8. Aktorja që ka aktruar me bikini në filmin “Niagara” të viteve '50, duke i lënë të gjithë me gojë hapur, është:
a. Lucia Bosè
b. Marylin Monroe
c. Elizabeth Taylor

8. E paharrueshmja Marilyn Monroe ka qenë protagoniste e “Niagara” më 1953, duke i lënë të gjithë me gojë hapur falë bikinit të saj skandaloz (për ato vite).

9. Cila linjë e famshme të brendshmesh është dizenjuar nga Joseph Corré, i biri i stilistes së famshme Vivienne Westwood?
a. Victoria's Secret
b. Madame V
c. Agent Provocateur

9. Agent Provocateur, linja e famshme e të brendshmeve, është krijuar nga Joseph Corré, i biri i Vivienne Westwood.

10. Cila firmë e famshme, e përhapur në të gjithë botën, ka vendosur të prezantojë koleksionin e detit me një imazh të profilit të lartë si Daria Werbowy?
a. Zara
b. H&M
c. Mango

10. H&M këtë vit ka zgjedhur për fushatën e saj verore top modelen Daria Werbowy.
 
Zgjedhja e duhur e kostumit të plazhit

Kostumet njëpjesëshe mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, por ndikojnë edhe në rritjen e vetëbesimit, meqë me to dukemi më bukur

Shumica e femrave disi kanë frikë nga blerja e kostumit të ri të plazhit, meqë kanë frikë se si do të duken. Këtij sikleti i kontribuon edhe fakti që, shumica e prodhuesve të kostumeve të plazhit, prodhojnë aso kostumesh, që mund t’u vyejnë vetëm kukullave Barbi. Por, kjo nuk dmth se, në këtë oqean të kostumeve të plazhit, nuk është e mundur që të gjendet kostumi adekuat i plazhit edhe për ju.

Kostumet njëpjesëshe, të metalizuar, monobikini, apo kostumet me perla, krejt varet nga femra, e cila me një zgjedhje të mirë, do t’i theksojë vijat e trupit të saj. Pas viteve të bikinit, i cili më shumë tregonte, sesa që fshehte, në modë janë kthyer kostumet njëpjesësh, të cilët ngushtojnë figurën dhe i bëjnë këmbët që të duken më të gjata. Kostumet e tilla janë elegante dhe femërore, kurse shiritat për lidhje i bëjnë ata të papërsëritshëm. Kostumet njëpjesëshe ofrojnë një mbrojtje më të mirë nga rrezet e rrezikshme të diellit, prandaj u preferohen femrave që kanë shumë bengje. Vetëbesimin do ta rritë edhe më shumë ndonjë tunikë nga stofrat e tejdukshëm dhe valëvitës, ndonjë kapelë me strehë të gjerë, si dhe syzat adekuate të diellit. Në mënyrë që kostumi i plazhit të rrijë mirë në trup, ai duhet të ketë përqindje të lartë të stofrave elastikë, që i mundësojnë atij të kthehet në formën fillestare.
spekter*
 
Si të dukeni perfekt në bikini!

Ankthi i natës i shumicës së grave është zhveshja në plazh. Trupi që gjatë gjithë vitit ishte i kamufluar në shtresat e rrobave të trasha duhet zhveshur para syve të jurisë së ashpër, e shumë grave ‘zbulimi’ i tillë ka efekte negative në vetëbesim.

Por, frikës suaj pak a shumë i erdhi fundi. Në fakt me pesë trikat në vazhdim do të arrini t’i fshihni vendet që i konsideroni më pak atraktive, (si p.sh. barku) ndonëse shpesh është e paarsyeshme. Nëse keni probleme me gjinjtë...ngadalë industria e modës ka përparuar. Bikini do ta kryejë punën e vetë, e gjinjtë tuaj do të duken për mrekulli. Nëse problemi juaj është barku, përmirësimet minimale në të ushqyer do të japin rezultate të shpjeta e nëse ju brengos ‘prapaskena’ janë trikat e dobishëm për insant-forcimin e prapanicës pa ushtrime dhe djersitje.

Nëse keni mundësi, notoni shumë dhe këtë trupi do t’ua kthejë në mënyrën më të mirë- duke u forcuar. Sportet në rërë, tenisi, biçikleta...të gjitha aktivitetet janë të mirëseardhura. Nëse konsideroni se prapë s’ia keni dalë, mbulohuni me shami.

Sfondi i mbylltë

Nëse iu mundon celuliti, aleati juaj më i mirë është teni i mbylltë. Por meqë ekspozimi i tepruar në diell është i rrezikshëm, e solariumin duhet shmangur në masë të madhe, përdorni prodhime kozmetike. Sot ka preparate të shumta me shumë nuanca që nuk lënë njolla dhe shpërlahen tërësisht.

Bikini i bukur

Nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen tuaj në bikini, para se të filloni të ankoheni përpiquni ta ndërroni atë. Qepja dhe madhësia e bikinit varet nga shumë gjëra. Nëse keni gjinj të fortë bleni bikini pa mbushje e në të kundërtën me mbushje, mes tjerash mbushjet as që dallohen.

Zona e zezë

Rezultati i një studimi të rreptë që përfshiu 200 mijë gra, ishte dëshpëruar pasi që 70 për qind e grave si vesë më të madh e konsideronin barkun e tyre. Deri tek barku i bukur mund të vini me kombinim të shëndetshëm të ushqimit dhe me kostum të përshtatshëm. Pastaj vazhdoni me të vjetrën.

Taket e larta

Nëse dëshironi që në moment të mahnitni simpatinë tuaj, apo në atë moment të dukeni perfekt, mbathni sandale me take të larta. Këmbët do të zgjaten, do të dukeni më vitale e vlen të përmendet se do të dukeni shumë më joshëse. Por, kujdes që taket të mos jenë të holla sepse mund të kapeni për guri dhe të përfundoni me hundë në rërë.

Këmbëzat

Kurrë mos blini bikini që pjesën e këmbëve e kanë të gjatë. Për instant-dukje të mirë iu duhet bikini me këmbëza të prera. Më këtë trik këmbët do të duken më të gjata dhe të ngushta e madje edhe beli do të theksohet. Nëse dëshironi vithe më të gjëra, vishni kostume njëpjesëshe.

spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top