Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja katastrofike për shqiptarët.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Bizneset kundërshtojnë publikisht kërkesën e CEZ për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke paralajmëruar se rritja e çmimit të energjisë do të ishte me pasoja të rënda për ekonominë.

Bizneset vlerësojnë gjithashtu se në vend të rritjes së çmimit të energjisë, ERE duhet të shtrëngojë kompanitë furnizuese të energjisë që të jenë më korrekte në cilësinë e shërbimit. Sipas tyre, vetëm gjatë 10 mujorit të parë të 2010, CEZ shpërndarja u ka shkaktuar 23 milionë euro dëme nga shërbimi i keq.

Por veç bizneseve, CEZ u ka shkaktuar dëme dhe qindra e mijëra familjeve në të gjithë vendin, të cilët e kanë pësuar nga kjo kompani, me pajisjet elektro-shtëpiake. Madje, ndërprerjet e energjisë elektrike, janë bërë shkak në mënyra të tërthorta dhe për humbje jetësh, ku një qiri i ndezur natën në vend të dritës së munguar shkak e pa shkak, ka shkaktuar jo vetëm djegie të disa banesave, por dhe personave brenda tyre.

Deri më sot, CEZ nuk ka dëmshpërblyer asnjëherë ndonjë familje apo biznes për dëmet e shkaktuara për faj të saj edhe pse në kontratë parashikohen disa raste kur kjo kompani është e detyruar të kompensojë qytetarët.






albnow.com
 
Pe: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja katastrofike për shqipta

Hardy ke mare mision lajmet qe na ngrene qefin me duket LOL LOL

Shpresoj mos ngrihet shume
 
Pe: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja katastrofike për shqipta

kriza plako kriza....duhet te nxjerrim ujin e zi ta shohi populli, se ndryshe vazhdojne si gjithmone LOL
 
Pe: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja katastrofike për shqipta

Me keq se sa eshte?
 
Pe: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja katastrofike për shqipta

kriza plako kriza....duhet te nxjerrim ujin e zi ta shohi populli, se ndryshe vazhdojne si gjithmone LOL

Ku re ka krize ne nentor qe isha une tallnin b..... he mo ju zuri kriza andej nga Ellada me thane pse svini ketej pse rrini kot :(
tani qe po e mendoj opo nafte nxirri LOL LOL LOL
 
Pe: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja katastrofike për shqipta

Po mileti nuk del per keto gjera ne protesta..
Edhe ai bukuroshi I opozites ne vend q te ankohet per keto, 2 vjet rresht te votat e vjedhura vinte verdalle.
Ne skemi as pozite, as opozite konstruktive...
E ti Hardo thua dritat...mo po me vajgur te jetohet ne Shqiperi e zor se ankohet populli.
Ca gjera duhet ti kesh kuptuar vete pas kaq vitesh ne demokraci.. :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top