Ado
FISEBILIL-LAH
Rritet numri i të infektuarve në Kosovë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se që prej shfaqjes së parë në Kosovë të gripit të ri e deri më tash, janë shënuar gjithsejtë 19 raste të virusit A-H1N1. Në këtë numër janë përfshirë edhe 6 rastet e evidentuara gjatë muajve të verës.
Në evidentimin e të gjitha rasteve, autoritetet thanë se po hasin probleme veçanërisht në rajonet e banuara me shumicë serbe, prej nga informacionet janë më të kufizuara.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë kërkuar nga të gjitha institucionet shkollore që në baza të rregullta të raportojnë mungesën e nxënësve për arsye shëndetësore, për të pasur mundësi të përcjellin përhapjen e mundshme të këtij virusi.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se janë duke bërë përgatitje për t’u furnizuar me të gjitha mjetet e mundshme, përfshirë këtu edhe vaksinën, për të cilën u tha se do të arrijë në muajin dhjetor. /REL/