Rritet alarmi për ndotjen e ajrit: Shqipëria nuk ka as laborator për matjet
Ndërsa raportet e Forumit Ekonomik Botëror e rendisin Shqipërinë ndër 10 shtetet më të rrezikuara nga ndotja e mjedisit, situata mund të jetë edhe alarmante.
Në raportin e vet të fundit, ky Forum konkludon se shkalla e vdekshmërisë përsa i përket ndotjes së ajrit për 100 mijë banorë është 171.4, pra afërsisht 5,000 qytetarë shqiptarë në vit rrezikojnë vdekjen nga ky shkak.
Por sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kjo situatë mund të jetë edhe më e rëndë pasi të dhënat e raportuara nga institucionet përkatëse janë pak të besueshme, shkruan scan.tv.
Pas auditimit të këtij sektori, KLSH konkludon se të dhënat e Agjencisë Kombëtare të mjedisit për cilësinë e ajrit nuk janë përfaqësuese si vlera mesatare të tyre.
Numri i stacioneve fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme për qytetet përkatëse.
Por edhe më shqetësues është fakti se në Shqipëri nuk realizohen matje të shkarkimeve të ndotësve.
“Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve nuk kryen inspektime sa i përket tejkalimit të normave të shkarkimeve të elementëve ndotës të ajrit, sepse nuk zotëron asnjë mjet apo laborator për matjen e këtyre shkarkimeve në terren”, thekson në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit.
b.lajmifundit