Rrëzohet nga shkëmbi vdes bariu 60 vjeç

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE-Një burrë rreth të 60-ve ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë. Ngjarja ka ndo-dhur mesditën e djeshme në Zall-Bastar të Tiranës. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë parë trupin e pajetë të bariut dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Uniformat e Komisariatit numër 4 të policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se trupi i një personi rreth të 60-ve, pasi ende nuk është identifikuar, mund të ketë rënë nga një shkëmb që ngrihet sipër vendit ku është gjetur i vdekur. Lartësia nga e cila mund të ketë rënë viktima, që sipas të dhënave paraprake mësohet se është bari, mund të jetë rreth 10 metra. Kufoma e paidentifikuar është dërguar në morgun e Tiranës, ku do të bëhet ekspertimi mjeko-ligjor i tij dhe po punohet për identifikimin e tij.
*panorama*
 
Back
Top