Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Lauri

Anunnak
LidhjaPrizrenit.jpg

Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrën e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjësit, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacionit shqiptar, për t’i parashtruar Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve – në radhë të parë paprekshmërinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltaniste të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.
“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshtimin e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruanin statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatën e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshtimi të përgjithshëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.
Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelaritë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimtar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur.
Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlliu të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

(PROF. KRISTO FRASHثRI)
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Shpifje te tilla ndegjojm shum here :D ky kristo frasheri qe eshte rrite me histori komuniste skem ca i bejme :D

99.99% te atyre qe morren pjese aty ishin hoxhallare , vezire , hafize pra te gjith qe lidheshin fort me fen Islame :D
ky kuvend u mbajt ne Xhami :D
Skishte force perandoria osmane ti largonte !? ti vriste te gjithe ? te i largonte nga Xhamia te cilen e kishin ndertuar vet?
tja benin si vellezerit ne fe te ketij Kristo Frasherit qe kur u mbajt kuvendi per pavaresin e Kosoves nga shkit ! shkit ishin ata qe i detyruan te ndrronin gjdo gje ? e nje perandori si ajo Osmane qe ishte sa 10 ish jugosllavi me force sdo mundej ta bente nje gje te tille si shkit !! kto jan thjesht shpifje te radhes te atyre qe jan rrit dhe jan eduku ne frym komuniste dhe nga priftat e vatikanit :D
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Vetem ata qe e ndiejne veten greko-serbe, kane kete bindje !
 
Pe: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Ju lutem te diskutoni brenda kornizes temes ,perndryshe cdo debat se del jasht temes do fshihet..

Faliminderit per mirkuptim.
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

e tek ne thote nje fjale popullore budallakia ska kufij dhe budalle me brire ska jo , more Kristo Frasheri
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

@Ricky & co. Na solle dy video qe ka vetem foto dhe aspak dokumente e hulumtime. Nuk po e mohon njeri qe ne Lidhjen e Prizrenit ishin gati te gjithe mysliman e hoxhallare, duke perfshire edhe kundershtarin kryesore te vendimit te pare te lidhjes, Abdyl Frasheri qe ishte besimtar bektashi. Por L. Prizrenit ishte plot me njerez te shitur e te blere nga P. Osmane me qellim qe te merrte drejtimin sipas deshirave te saje. Abdyli punoj ne koke te vet pa lejen e Lidhjes duke shetitur lart e poshte neper kryeqytetet e Europes per te drejtat e shqiperise si zevendes i Lidhjes dhe si minister i jashtem. Gje qe e acaronte sulltanin.
Se ku ishin qellimet e P. Osmane ndaj shqiptarve mund ti gjeni tek pyetjet: Pse e shkatrroj sulltani lidhejn, pse i internoj mbi 4000 antare, krere dhe aktivist te Lidhjes duke perfshire eshe hoxhallare me denim me burg ne stamboll.
Pastaj ne fund te fundit: A nuk ishte ajo perandori qe kishte nen sundim gjithe Ballaknin, qe do thote qe kishte cdo gje ne dore dhe nuk ja pranuan autonomine SHqiperise. Pse?? Kaq shume na deshten sipas jush? Keta jane islamiket ne titullin e temes...!
Per keto gjera Ricky & co, nuk mjafton video qe sjellni ju, por shtyhuni me tej ne kerkime!!
Ndersa ty Ado, kur te lexoj qe shkruan per histori me hap barkun me te qeshur, " o Zot ma mbyll gojen kur s'kam gje per te thene".. thonte Konica.

Nuk arrini te kapni as thelbin e temes nga qe jeni te verber nga feja islame. Ju pa tjeter jeni sternipat e atyre mjekrroshave te L. Prizrenit te shitur dhe te blere nga P. Osmane prandaj flisni per qart ne tym. Eshte kohe e humbur te merresh me ju, pasi i keni veshet me nje tunel ku komunikojne nga njara ane ne trjetren, prandaj ju injoroj te shumten e rasteve. Deshiroj ta konsumoj kohen time me dicka tjeter me interesante se sa te merrem pas postimeve pa vlera qe beni..;)
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Zakonisht nuk "furnizohem" nga Wikipedia, por ve re qe per Lidhjen e Prizrenit eshte punuar ne detaje.
Lexoni se ju hap horizontin mbi stergjysherit e Rilindjes sone..;)


Lidhja e Prizrenit - Wikipedia
 
Titulli: Rreziku islamik në Lidhjen e Prizrenit

Zakonisht nuk "furnizohem" nga Wikipedia, por ve re qe per Lidhjen e Prizrenit eshte punuar ne detaje.
Lexoni se ju hap horizontin mbi stergjysherit e Rilindjes sone..;)


Lidhja e Prizrenit - Wikipedia

Padyshim, ne te njohim si "Historian, Mulla Lauri, Dr.Mr " !
 
Back
Top