Rrezikohet liberalizimi i vizave

ida angel

:)
V.I.P
Vizat, Brukseli i shqetesuar

Belgjika, Gjermania dhe Suedia ankohen ne Komisionin Europian per rritjen e numrit te azilkerkuesve nga Shqiperia dhe vendet e tjera te rajonit qe perfitojne nga regjimi i lire i vizave.




Kjo gje ka detyruar komisioneren Cecilia Malmstrom t'u kerkoje, permes nje letre, ministrave te Brendshem te Shqiperise, Bosnjes, Maqedonise dhe Serbise, informacione mbi masat e marra per parandalimin e ketij fenomeni.

“Dua te terheq vemendjen tuaj mbi shifrat e fundit te mbledhura nga sistemi i alarmit dhe t’ju kerkoj te merrni te gjitha masat e nevojshme ne pergjigje. Te dhenat e mbledhura nga fundi i sezonit te veres dhe fillimi i shtatorit tregojne per disa vende nje rritje te prekshme ne numrin e pergjithshem te aplikimeve per azil, konkretisht ne Gjermani, Belgjike dhe Zvicer, qe ne veçanti mbeten me te prekurat”, thote Malmstrom ne letren e saj.

Letra e komisioneres ndaj ministrave te Brendshem ne rajon shoqerohet dhe me te dhenat alarmante. Suedia raporton se gjate muajit gusht ka pasur shtim te azilkerkuesve me shtetesi shqiptare ne nivelin 163%, krahasuar me muajin paraardhes.

Me te njejten perqindje pozicionohet dhe Bosnja, ndersa verehet ulje ne aplikimet e shtetaseve serbe e malazeze.

Ne Gjermani eshte shenuar rritje me 50% ne aplikimet e shqiptareve gjate muajit gusht, ndersa ne Belgjike rezultojne 36% kerkesa me shume se gjate se njejtes periudhe te muajit te kaluar.

“Do t’ju isha mirenjohese qe te merrja nga ju, perpara forumit ministerial te Ohrit, pergjigjen tuaj me nje liste te masave praktike qe jane marre, si dhe me ato qe synohet te vihen ne zbatim”, thuhet ne letren e siguruar nga TCH.

Images.jpg

Forumi i ministrave te Brendshem BE-Ballkan mbahet me 3 dhe 4 tetor ne Oher. Pervec kesaj, ne leter komisionerja Malmstrom fton te gjithe zyrtaret e rajonit qe merren me vizat ne nje takim urgjent pas ministerialit te Ohrit, me drejtorin e pergjithshem te Komisionit Europian.

Nderkohe, zedhenesi i KE-se, Michele Cercone u shpreh per TCH se, nese vendet e rajonit nuk reagojne ne kohe dhe sic duhet ndaj shqetesimeve te ngritura nga BE, atehere rrezikohet liberalizimi i vizave.

Ne maj te ketij viti, Komisioni propozoi nje klauzole sigurie per vendet anetare, qe mundesonte pezullimin e perkohshem te regjimit te lire pa viza ndaj nje vendi ne rast abuzimi. tch
 
Pe: Rrezikohet liberalizimi i vizave

Ishalla nuk ne vendosin prap vizat :( Po mir kaq popull i trash qenkan ne kto tre shtetete duke perfshrir dhe shqiperin sepse ata e kan then shum e shum her dhe me germa te me dha qe nuk lejohet te kerkosh azil ne vendet evropiane kaq e vshtir qebka per tu kuptuar .... keq me viza keq pa viza ....
 
Pe: Rrezikohet liberalizimi i vizave

Epo kur kane respektuar ndonjehere rregullat shqiptaret .......ne kurrizin tone i kemi fundja ......
 
Back
Top