Rreth UNDP

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) është rrjeti global i zhvillimit i Kombeve të Bashkuara që punon për ndryshimin dhe për përhapjen e dijes, përvojës dhe burimeve në vende të ndryshme të botës duke i ndihmuar njerëzit të ndërtojnë një jetë më të mirë. Ne kemi zyra në 166 vende të botës, ku punojmë me to për t’u gjetur zgjidhje sfidave globale dhe kombëtare të zhvillimit.

Objektivi kryesor i PNUD-it është të ndihmojë vendet në ngritjen e kapaciteteve të tyre kombëtare për arritjen e zhvillimit njerëzor të qëndrueshëm; që do të thotë, përmirësimin e kushteve të jetesës mbi baza të qëndrueshme – punës, arsimit, shëndetit, mjedisit ku ata jetojnë dhe përdorimit sa më të mirë të burimeve të tyre natyrore.

Në Samitin e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, kryetarët e shteteve vendosën zhvillimin në qendër të programit global duke pranuar Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZhM), të cilat përcaktojnë synime të qarta për uljen e varfërisë, urisë, sëmundjeve, analfabetizmit, degradimit të mjedisit, dhe diskriminimit ndaj grave deri në vitin 2015. PNUD-i vë në shërbim rrjetin e tij global në ndihmë të sistemit të KB dhe të partnerëve të tij për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për matjen e progresit, ndërsa ofron akses ndaj njohurive dhe burimeve të duhura për arritjen e këtyre objektivave. Fokusi ynë themeltar është ndihma ndaj vendeve për ngritjen dhe zgjidhjen e sfidave të:

Qeverisjes Demokratike
Uljes së Varfërisë
Parandalimit të Krizave dhe Rimëkëmbjes
Energjisë dhe Mjedisit
HIV/SIDA-s
 
Back
Top