Rreth letërnjoftimit serb te Shefqet Krasniqit

Lauri

Anunnak
Një sqarim për mbështetësit e Shefqet Krasniqit rreth letërnjoftimit të tij serb

Në vitin 2003 kishte pushuar së ekzistuari Federata Jugosllave(SRJ), por dokumentet e këtij entiteti kishin vazhduar të lëshoheshin edhe më 2006, kur ishte pavarësuar Mali i Zi. Shefqet Krasniqi ka marrë letërnjoftim të Serbisë më 2004. Në këtë kohë Serbia dhe Mali i Zi kishin ndërtuar unionin e ri shtetëror (SMZ), por ende lëshoheshin dokumente të vjetra, pra të SRJ’së. Krasniqi nuk kishte hezituar të pajisej me një dokument të tillë –që në Kosovë lëshohej nga Serbia.

kancer_1368_zps76a913ba.png

Pas publikimit të lajmit se në shtëpinë e Shefqet Krasniqit ishte gjetur edhe një letërnjoftim i Serbisë që imamit i ishte lëshuar më 2004, mbështetës së Krasniqit kanë reaguar duke thënë se në këtë kohë nuk ka ekzistuar Jugosllavia ose më saktë Republika Federale e Jugosllavisë.

Sic dihet Republika Federale e Jugosllavisë është shuar më 2003 kur kishte hyrë në fuqi marrëveshja për krijimin e unionit shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, i cili kishte ekzistuar deri më 2006 kur Mali i Zi ishte pavarësuar pas një referendumi.

Por pavarësisht se federata ishte shuar më 2003, dokumentet si letërnjoftimi ende kishin mbajtur emërtimin e njëjtë pra të Republikës Federative të Jugosllavisë. Pra, Shefqet Krasniqi ishte pajisur me letërnjoftim që lëshohej nga Ministria e Brendshme e Serbisë, në kohën e Unionit SMZ , por në këtë dokument shkruan Republika Federative e Jugosllavisë.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se përveç kësaj, Krasniqi në vitin 2008 ishte regjistruar si banorë i Preshevës, kurse një vit më vonë ai sërish ndërron vendbanim për t’u kthyer në Prishtinë, konkretisht në “Orloviq”.
G-E
 
Titulli: Rreth letërnjoftimit serb te Shefqet Krasniqit

Me shume se 50 % e parlamentareve kosovare kane leternjoftim te tille, madje edhe pasaport.
 
Titulli: Rreth letërnjoftimit serb te Shefqet Krasniqit

Me fal gafi, por kjo cfare ke thene eshte nje e pavertete e madhe. :jo::jo:Munde ta kete pasur per 1 milion arsyera tjera pos per rrugetime jo. Pra vetem nga drejtimi i Serbise nuk ke mundur te udhetosh me leternjoftim te UNMIK-ut perndryshe ne shumicen e destinacioneve ka qene mese i mjaftueshem per rrugetim.

Shefqet Krasniqi ka pas jetue në perriudhen kur e ka pas leternjoftimin në Preshevë, ndoshta për ketë arsye që e the për të udhetue nga Presheva në Kosovë e ka pas nxjerr. A është fakt relevant një leternjoftim i tillë për gjykata Kitrra?
 
Pe: Rreth letërnjoftimit serb te Shefqet Krasniqit

Shumica e njerëzve gjithnjë ankohen se s'kanë
kohë, ndërsa këtu si duket me bollëk!
Me siguri papunësia i ka fajet!
 
Titulli: Rreth letërnjoftimit serb te Shefqet Krasniqit

Shefqet Krasniqi ka pas jetue në perriudhen kur e ka pas leternjoftimin në Preshevë, ndoshta për ketë arsye që e the për të udhetue nga Presheva në Kosovë e ka pas nxjerr. A është fakt relevant një leternjoftim i tillë për gjykata Kitrra?

Une nuk fola per fakte relevante ne kete rast, vetem se spjegova se ne ate kohe Kosova kishte dokumentacion te vetin relevant.

E kuptoje se ne situaten ne te cilen jetonim ne ishte nje coroditje e pasjes se dokumenteve ku dhe munde te kishe nje mori dokumentesh por perndryshe ne vende me nje funksionim normal kam pershtypjen se pasja e dy lloje dokumenteve (pa procedura te rregullta) edhe munde te jene fakte relevante.

Tani, sikur ta nxinin para muajit janar 2014 edhe munde ti nxjerrnin ca telashe se tash Shefsheti ka dokumentacione valide te Kosoves dhe pasja e nje licna karte valide them se edhe munde te paraqes problem nese Shefsheti ka hjeq dore nga shtetesia serbe. Por nese ka perdorur dyshtetesin ne kete rast si nje pjese e mire te medhenjeve tane edhe mire ka bere si rast sui generis ;)

Ne aspektin ligjor kujtoje se ishte shkelje e ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale vurja e licno kartes se tij ne gazete ;)
 
Po edhe unë të mbështes në ato që the në postimin e parë që e ke bërë. Ka udhëtuar nga Presheva në Kosovë, ose anasjelltas. Tani , unë nuk jap mendime sikur të gazetaexpress, që me një artikull flet për vampiret :jo: e në një tjetër jep hipoteza sikur të ishte prokuror i rastit :rahjeburri: për imamet e arrestuar . Tani edhe prifterinjtë serb janë të pajisur me "licnakarta" të Kosovës , por çdo ditë ndjellin vrerë për të mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, e me rëndesi është të i mbrojmë ata. Ruana Zot, nuk dua të nxjerrë paralele.
Sa për punen e ligjit konsideroj se po të zbatoheshin ligjet në Kosovë, do ishim në ndonjë Wonderland , ato zbatohen në menyrë selektive, për ushqim të paranojave në vendin tonë.
 
Titulli: Rreth letërnjoftimit serb te Shefqet Krasniqit

Kësaj I thonë KRIM!!
Mediat e Veton Surroit ia "falsifikojnë" dokumentet Sheqet Krasniqit.
Arrestimi i imamit të Prishtinës Shefqet Krasniqi ka bërë bujë të madhe në opinion kurse këtë gjë më tragjike e kanë bërë disa media që ishin në "luftë" me imamin në fjalë.
Në fakt mediat e Veton Surroit siç janë Koha Ditore, KTV, koha.net menjëher pas arrestimit të imamit kanë raportuar se gjatë bastisjes është gjetur një shumë e madhe e parave kurse më vonë nga policia konfirmuan se në banesën e imamit janë gjetur vetëm 8mije euro.
Hiperbolizimi i rastit nuk mbaron këtu, mediat në fjal së bashku me indeksonlinen dhe disa portale tjerë i kanë publikuar dokumentet serbe të Shefqet Krasniqi ende pa i publikuar policia materialet të cilët janë marrë nga bastisja. Por në dokumentet e publikuara nga mediat në fjalë nëse analizohen me vëmendje shihet se janë montazh amatore pasi që dokumentet janë nxjerrë në vitin 2009 sipas tyre, kurse në fotografi shkruan Republika e Jugosllavisë term ky i cili pas vitit 2003 nuk është përdorur në dokumentet administrative serbe.
Se a është ky lëshim, apo dokument i përgaditur me qëllim nga disa media mbetet të shihet në raportin zyrtar të policisë.
/Albtime
 
Ku mbeten zhurmagjite :p
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top