Rreth 700 të vdekur, tërmeti 8-ballësh rrafshon Nepalin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1429945351nepal-termeti.jpg


Një tërmet i fuqishëm prej 7.9 ballë ka tronditur këtë të shtunë Nepalin, duke u marrë jetën rreth 700 personave, me bilancin që ka gjasa të rritet.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë 77 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Katmandu. Në zonën në fjalë, pallate të shumta janë rrafshuar

duke zënë poshtë banorët.

Një ministër nepalez ka deklaruar se dëmet e shkaktuara janë masive dhe situata më emergjente se kurrë, ndaj dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë ndërkombëtare.

“Na duhet mbështetje nga agjencitë e ndryshme ndërkombëtare, që kanë aftësitë dhe pajisjet e duhura për t’u përballur me këtë lloj emergjence”, tha ministri i Informacionit, Minendra Rijal.

Tërmeti i fuqishëm shkatërroi edhe kullën Dharahara në Katmandu, ku banorët dolën nëpër rrugë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin kryesor. Rrjetet e telefonisë së lëvizshme kanë dalë nga funksioni.

"Ishte e tmerrshme. Toka lëvizte e gjitha. Po pres për trajtim këtu në spital, por pjesëtarët e stafit janë të mbytur nga puna. Këtu është plot me të plagosur", ka qenë dëshmia e një banoreje.

Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nju Delhi dhe qytete të tjera në veri të Indisë, si dhe në Pakistan, ku janë regjistruar viktima, por ende nuk dihet me saktësi se sa.

Kryeministri indian Narendra Modi ka mbledhur ministrat e kabinetit të tij për të diskutuar mbi situatën, ndërsa ai pakistanez Nawaz Sharif ka bërë thirrje për ndihmë në mbështetje të autoriteteve nepaleze.

/ Top Channel

nepal1.jpg


nepal2.jpg


nepal3.jpg


nepal4.jpg


nepal7.jpg


nepal8.jpg


nepal9.jpg


nepal10.jpg


nepal11.jpg
 
Titulli: Rreth 700 të vdekur, tërmeti 8-ballësh rrafshon Nepalin

Kur gjerat jane natyrale e ti je aq i pafuqishem..
 
Titulli: Rreth 700 të vdekur, tërmeti 8-ballësh rrafshon Nepalin

Paska ndodhur edhe nje tjeter i madh nderkohe. Nga i pari llogaritet se paskan vdekur rreth 2000 persona.

Kshu e ka kjo jete, sa je sa s'je.
 
Titulli: Rreth 700 të vdekur, tërmeti 8-ballësh rrafshon Nepalin

Mrekullia në Nepal: Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat

Së paku 22 orë pas tërmetit në Nepal, një mrekulli ka ndodhur në rrënojat. CNN ka publikuar fotografi të fuqishme të bebes 4 muajshe e cila i ka shpëtuar tërmetit që la mijëra të vdekur.


10983121-10153609954176509-6775451108245309271-n.jpg



11165179-10153609954116509-892100917476023734-n.jpg
 
Pe: Rreth 700 të vdekur, tërmeti 8-ballësh rrafshon Nepalin

Fatkeqësisht, thuhet se deri më tani ka rreth 5000 të vdekur.
Ka mundësi që numri të jetë edhe më i madh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top