Rreth 400 ish-ushtarë janë vrarë pas vitit 2001

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
uck78387023731.jpg


Statusi i ish-ushtarëve të UاK-së në Maqedoni ende nuk është zgjidhur. Edhe përkundër shumë premtimeve nga ministri Xhelal Bajrami se ky problem do të zgjidhet brenda vitit 2009, deri më tani gjithçka ka shkuar huq. Janë shuar zërat, që flisnin për zgjidhje, kurse së fundmi edhe vetë ministri Bajrami nuk ka pranuar të flasë për këtë problematikë, me të cilën ai vetë u lavdërua.



Megjithatë, më tmerruese është fakti kur flet me statistika se çafër u bë me ish-ushtarët e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare pas mbylljes së konfliktit. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) të UاK-së të japin shifra alarmante për gjendjen e këtyre ushtarëve. “Rreth 400 persona që kanë qenë të inkuadruar në luftën e vitit 2001 si ushtarë të UاK-së pas përfundimit të këtij konflikti më 13 gusht kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, janë vrarë. Duket shifër e madhe, por ky është realiteti pas disa shënimeve të cilat ne i kemi mbajtur”, tha Besim Hoda nga OVL-UاK.

Përveç këtyre ish-ushtarëve të vrarë në mënyra dhe për motive të ndryshme, në periudha kohore të ndryshme, në burgjet e Maqedonisë dhe jashtë qëndrojnë rreth 250 ish-ushtarë. “Numri i të burgosurve është më i vogël, dikur rreth 250 ish-ushtarë janë aktualisht duke vuajtur dënimin për vepra të ndryshme”, tha Hoda.

Kjo shifër e vrasjeve të ish-luftërave të lirisë, nuk është e pranueshme për Fazli Veliun, nga Shoqata e Veteranëve të Luftës (SHVL) të UاK-së. “Aktualisht nuk kam ndonjë numër të caktuar të ish-ushtarëve të vrarë, por mendoj se kjo shifër nuk mund të jetë më e madhe se sa ata që janë vrarë gjatë kohës së luftës”, tha Veliu. Ai gjithashtu ka pohuar se vrasjet janë bërë në mënyra të ndryshme. “Nuk është e mundur të jetë ajo shifër, pasi ka shumë paraqitje kontradiktore. Këso të dhënash kishte dhënë para dy-tre vitesh edhe nga PDSH-ja për interesa të ndryshme politike. Ato çfarë kanë ndodhur, janë bërë në terrenin e Brodecit dhe Malësisë së Shkupit, por jo kaq masovike sa jepen shifra”, tha Veliu.

Brenda gati nëntë viteve që kur ka përfunduar konflikti i vitit 2001, shqiptarët përjetuan lloj-lloj ngjarjesh të cilat kanë rezultuar me vrasje, plagosje dhe arrestime. Ngjarje të tilla kishte në Brezë, Tanushë, اairçankë të Shkupit, Reçicë të Vogël, Brodec të Tetovës dhe ngjarje të ndryshme ku ish-ushtarë kishin pësuar individualisht dhe si grupe në raste të ndryshme.

Një pjesë e këtyre ish-ushtarëve kanë arritur të risocializohen, sidomos pjesë e ish-ushtarëve që kishin arsim të mesëm ose të lartë. Ata janë futur në administratën shtetërore dhe institucione të ndryshme private, kurse një pjesë e konsiderueshme e ish-ushtarëve të UاK-së kanë shkuar në mërgim.

Të dhëna kontradiktore ka edhe me numrin e dëshmorëve që janë vrarë gjatë vitit 2001. “Ne kemi të dhëna se kanë rënë heroikisht gjithsej 87 dëshmorë, por së fundi dalin informacione se janë të vrarë gjithsej 114 ushtarë, kjo duhet të verifikohet saktë me datat dhe vendet e ushtarëve të vrarë”, tha Besim Hoda.

Shteti deri më tani nuk ka mundur të sigurojë pensione dhe status të përkujdesjes ndaj pjesës së invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Sipas të dhënave të OVL-UاK-së deri më tani janë vrarë thuajse 10 për qind nga numri i gjithsej formacionit ushtarak të UاK-së. Gjithsej në luftë kanë qenë të angazhuar rreth 6 mijë ushtarë, duke marrë parasysh të gjitha pjesët përbërëse të UاK-së si formacionin luftarak, logjistikën dhe mbështetësit tjerë.

Gazeta Lajm
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top