Rrëshen-Kalimash: 4 të plagosur nga përplasja e 3 makinave

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një parakalim i gabuar ka qenë shkaku i përplasjes së 3 auto-veturave në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në fshatin Gziq. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona , mes të cilëve edhe dy fëmijë të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se për shkak të parakalimit të gabuar të mjetit tip Benz me targa të Tiranës 9702 I, ka ndodhur përplasja e tij me një furoistradë më targa të huaja dhe një mjeti tip golf me traga të Kosovës 534KS756.

Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Isat Pema ndërkohë që nuk janë bërë të ditur emrat e të plagosurit tjetër dhe të dy fëmijëve. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit. Në këtë segment rrugor kanë ndodhur shpesh aksidente për faktin se mund të udhëtohet vetëm në njërën korsi, kurse tjetra është ende jo funksionale.

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e Shqipërisë kohët e fundit. Në një hark kohor prej pak ditësh dhjetëra aksidente u shënuan në autostradat e vendit. Policia shtrëngoi masat në këtë drejtim duke shumëfishuar numrin e policëve në rrugë dhe duke shpërndarë fletushka me udhëzime. Emigrantët, kanë qenë shpesh herë autorë dhe viktima në aksidentet e shpeshta. *Balkanweb*
 
Back
Top