Rrëmbyesit: Puno si prostitutë, ndryshe të vrasim fëmijën. Fati tragjik i një 25-vjeç

My Self

Born To Be Happy
yucatannews-no-a-la-violencia-284x300.jpg

Departamenti i Kriminalistikës dhe Sigurisë së Jetës në Athinë arriti të zbardhë çështjen e rrëmbimit të një 25 vjeçareje shqiptare në Greqi. Autoritetet policore arrestuan tre meshkuj që lidhen me këtë çështje, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.
25-vjeçarja shqiptare u rrëmbye nga këta tutorë, të cilët e dërguan me forcë në një bar në Elasona dhe e detyruan të ushtrojë profesionin e prostitutës. Madje e kërcënonin se në qoftë se nuk do të punonte për ta, do të vrisnin fëmijën e saj 4 vjeçar.
Pasi e shfrytëzuan mirë e mirë dhe panë se nuk i nevojitej më, i dërguan një SMS prindërve të saj, të cilëve u kërkuan 100.000 euro me qëllim që ta linin të lirë.
اështja u zbulua nga policia pas denoncimit që bënë prindërit e vajzë.
Në banesën e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan telefonat celularë që përdoreshin për kërcënim, si dhe një shumë e madhe parash.
Tashmë çështja i ka kaluar prokurorisë.
Burimi: AlbObserver
 
Back
Top