Rrëmbehet gjimnazistja, policia prangos dy të armatosur në “BMW-X5”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
“E rrëmbyera” arratiset, ndërsa i dyshuari shprehet se e kishte të dashur

Persona të armatosur me pistoleta dhe me një makinë “BMW X5”, kanë rrëmbyer një maturante te gjimnazi “Ismail Qemali”. Kështu është deklaruar dje në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe e gjithë policia është alarmuar, ndërkohë që patrullat e Komisariatit Nr. 1 kanë mundur të prangosin dy të dyshuarit. Por vajza e rrëmbyer është arratisur me vrap dhe është fshehur në shkollë në momentin që policia po prangoste të dyshuarit, të cilëve u janë gjetur dy armë.

Gjithçka ka nisur pas telefonatës në sallën operative, ku denoncuesi ka dhënë edhe targën e makinës, AA 001 BY. Sipas telefonuesit, dy persona kishin ardhur me makinën e tyre përballë gjimnazit, ku me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve, kishin marrë në makinë një gjimnaziste, të identifikuar me emrin Albina. Menjëherë kjo targë u është dhënë të gjitha shërbimeve të patrullës së përgjithshme në Tiranë, të cilat kanë nisur kërkimet dhe kanë kontrolluar çdo makinë të tillë, duke dyshuar se mund t’i jenë ndryshuar targat. Nga ana tjetër, policia ka dërguar patrullat e përgjithshme pranë gjimnazit, ku ishte denoncuar për rrëmbimin, kohë e cila përkonte edhe me orarin e mbarimit të mësimit për paraditen e djeshme.

Pa kaluar shumë kohë, makina është shfaqur përballë gjimnazit “Ismail Qemali”, që ndodhet pothuajse përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Patrullat e Komisariatit Nr. 1 e ka vënë re këtë makinë, e cila ishte me të njëjtën targë të dhënë nga salla operative. Menjëherë makina e policisë i ka prerë rrugën makinës së denoncuar, duke neutralizuar të dyshuarit. Sipas informacioneve policore, në mjet ndodheshin katër persona, tre djem dhe një vajzë e re, të cilët kanë mbetur të shtangur. Në këto momente, patrulla e policisë ka vënë re se një prej personave në makinë ishte i armatosur me pistoletë, kështu që i ka vënë prangat, ndërkohë që të tjerët kanë tentuar të largohen. Ndërkaq, vajza e re, e cila ndodhej në makinë, e tmerruar ka ikur me vrap dhe ka hyrë në ambientet e shkollës, ndërkohë që tre personat e tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, pronarit të mjetit, i cili rezulton të jetë Thimjo Rubati, 36 vjeç, babai i dy fëmijëve, lindur e banues në Delvinë, i është gjetur një pistoletë e markës “Zastava”, automatike dhe me 15 fishekë. Në këto kushte, Komisariati Nr. 1 ka vendosur arrestimin e tij, ndërkohë që shokut tjetër të tij, pikërisht Ardit Lulajt, 39 vjeç, nga Saranda, i është gjetur një neuroparalizues. Ndërsa për personin e tretë, policia tha se nuk iu gjet asgjë me vete.

Megjithatë, pas kapjes së tyre, menjëherë kanë nisur hetimet për rrëmbimin e gjimnazistes, e cila është arratisur pas kapjes së të dyshuarve. Burimet policore bënë të ditur se dy personat e prangosur kanë deklaruar se nuk kishin rrëmbyer njeri dhe që vajza me emrin Albina ishte e dashura e njërit prej tyre. Por, për të vërtetuar këtë, ata kanë kërkuar emrin e plotë të gjimnazistes. Nga ana tjetër, uniformat blu kanë nisur punën për gjetjen dhe shoqërimin e saj, me qëllim që ajo të sqarojë rrethanat e kësaj ngjarjeje që alarmoi të gjithë policinë. Nëse ajo nuk do të denoncojë rrëmbimin, atëherë dy personat e prangosur do të akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ndonjë prej dy të ndaluarve nga policia mund të akuzohet edhe për marrëdhënie seksuale me të mitura, për shkak se ai ka pranuar se e kishte të dashur vajzën e re. Megjithatë, vetëm ajo mund ta sqarojë të gjithë ngjarjen.

G.SHQIP
 
Pe: Rrëmbehet gjimnazistja, policia prangos dy të armatosur në “BMW-X5”

Po mire po neuroparalizuesin per ca e kishin me vete?? Se kete gje nuk e kuptova?
 
Titulli: Pe: Rrëmbehet gjimnazistja, policia prangos dy të armatosur në “BMW-X5”

Po mire po neuroparalizuesin per ca e kishin me vete?? Se kete gje nuk e kuptova?

Kjo besoj eshte arme me rende se nje nje pistolet e thjeshte.
Nuk e di si mund ta zoterojne persona te thjesht nje mjet te tille, uroj qe vajza te tregohet e guximshme dhe ti denoncoj, por nga frika dhe presionet qe mund ti bejne, ndoshta mund te heshte.E kjo nuk eshte zgjidhja!!!
 
Re: Rrëmbehet gjimnazistja, policia prangos dy të armatosur në “BMW-X5”

sa mire qe i kan kapur. Burracake!
 
Pe: Rrëmbehet gjimnazistja, policia prangos dy të armatosur në “BMW-X5”

Ec e co femijet ne shkolle po deshe.
 
Back
Top