Një avion me rreth 81 pasagjerë në bord është rrëmbyer. Mediat e huaja që raportojnë lajmin theksojne se avioni është i linjës ajrore Egyptair.
Ai ishte nisur nga Alexandria dhe është ulur në aeroportin e Qipros. Vetë kompania e ka njoftiar lajmine rrëmbimit përmes një postimi në Twitter, por pa dhënë detaje të tjera.
Postimi i kompanise ne Twitter
Reuters duke cituar Radion shtetërore të Qipros thotë se 80- 81 pasagjerë janë në bord me një person që mendohet se është i armatosur.
Por ka ende konfuzion lidhur me numrin e pasagjerëve në bord, pasi media të ndryshme, japin shifra të ndryshme.
Ndërkaq, Al Jazeera, duke raportuar zhvillimet e fundit nga lajmi i rrëmbit të avionit thekson se në bord ndodhet një kamikaz që është gati të hidhet në erë.
Gazeta Panorama.
*