Rreh shokun e të birit në YouTube, dënohet me burg

Një baba që shihet duke rrahur brutalisht me grushta djalin 16-vjeçar që ishte ndeshur me të birin e tij në një video të postuar në YouTube, do të vuaj 10 vite burg.
Gary Johnson nga Florida e Amerikës, ka humbur ndjenjat kur dëgjoi vendimin e gjykatës amerikane që e shpalli fajtor për rrahje, abuzim me fëmijën dhe sjellje të pahijshme.
35-vjeçari i cili rrezikon 57 vjet burg, pritet që të vuajë vetëm 10 vjet heqje lirie falë mbrojtjes që do t’i bëhet dhe përfitimit të uljes së dënimit.
Videoja e postuar muajin gusht të vitit të kaluar, tregon burrin që rreh djalin me grushta dhe vazhdon ta godasë edhe kur fëmija rrëzohet në tokë nga goditjet.
Adoleshenti ka pranuar në sallën e gjyqit se fillimisht e kishte provokuar në oborrin e shtëpisë (aty ku ndodhi ngjarja) dhe se më pas nuk mbante mend asgjë që mbas dy goditjeve të para.
Sikurse e komentojnë edhe gazetarët në kronikë, është e pakonceptueshme që një baba të godasë në atë mënyrë një fëmijë.
Edhe në ditët e sotme adoleshenti vuan shqetësime nga ato goditje

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

/t/al/
 
Pe: Rreh shokun e të birit në YouTube, dënohet me burg

Shume e tepruar me duket qe prokuroria te kerkoj 57 vjet heqje lirie a per nje rrafje. Eshte me shume se nje vrasje edhe perdhunimi..
Edhe 10 vjet burg shume jane edhe pse veprimi i tij eshte i denueshem. Ata qe jane juristabesoj se do japin nje mendim akoma edhe me te sakte rreth kesaj teme :)
 
Pe: Rreh shokun e të birit në YouTube, dënohet me burg

La gente esta muy loca...!!
 
Pe: Rreh shokun e të birit në YouTube, dënohet me burg

Hajde ligje hajde
 
Pe: Rreh shokun e të birit në YouTube, dënohet me burg

Shume e tepruar me duket qe prokuroria te kerkoj 57 vjet heqje lirie a per nje rrafje. Eshte me shume se nje vrasje edhe perdhunimi..
Edhe 10 vjet burg shume jane edhe pse veprimi i tij eshte i denueshem. Ata qe jane juristabesoj se do japin nje mendim akoma edhe me te sakte rreth kesaj teme :)

E para ke prek nje te mitur,qe ska ligj ne bote qe ste denon...E dyta ke ushtruar dhune e mesa duket ska qene nje shkelm apo nje shpull,por dhune brutale...E treta mendohet ndopak per gjendjen apo traumen psikologjike qe i ka shkaktuar te miturit??...Mir ti behet...Vertet prinderi eshte protektiv ndaj femijes se tij,por ne marredheniet me shoket e shoqerine,prinderi mund ta keshilloje,te rrije i qete te gjeje nje menyre zgjidhje si me i pjekur qe eshte...Jo te nxise apo te shkojne gjerat ne kete pike...
 
Te te treja pikat te jap te drejte sdq besoj qe ndonje forumist jurist do na jepte nje mendim me te pjekur duke qene se e njef kodin penal. :D
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top