Titulli: Rregullat në qarkullimin rrugor,dhe Auto-Shkollat
Tema vertete interesante. Mendoj qe fajin me te madh per aksidentet rrugore jane emigrantet, jo se keto te fundit nuk dine te ngasin makinen, apo nuk kane mare mesimin e duhur nga autoshkollat, por sepse jane mesuar ne nje rregull krejt ndryshe. Moszbatimi i rregullave nga vendasit i çorodit ato qe vijne nga diaspora dhe rezultati - nje aksident tragjik.
Autoshkollat per mendimin tim nuk duhet te fajsohen, praktika te ben perfekte. Nuk e kam kuptuar ate kursin 1-mujor ne Shqiperi, sepse te pakten pa nje vit praktike si nxenese nuk je e zonja ta zoterosh sic duhet makinen. Kjo nuk do te thote qe mesimet te jene me instruktor, jo, mesimet mund te jene me prinder, motra, vellezer, etj. Dhe me pas testet ti japesh atehere kur "je gati". Gjithashtu, nje sistem i mire me duket ky i Anglise, njehere mesohet teoria mire e mire, e me pas ke deri ne dy vjet kohe te mesosh makinen. Pa kuptuar shenjat e trafikut dhe perberesit e motorrit njehere, si pretendon te hipesh ne makine?
Por c'do gje vjen perseri tek "rregulli dhe respektimi i rregullave". Ketu te gjithe e sigurojne makinen sepse nese ta shikojne ne rruge pa siguracion ke £200 gjobe, heqjen e 6 pikeve nga patenta dhe te heqin makinen ne park grumbull makinash ku duhet te paguash £150 + £25 ne dite per sa kohe te jete aty. Ama pa bere siguracion se mer dot makinen dhe pas 2 javesh ta shtypin.
Po shpejtove ne vende ku shpejtesia eshte e matur ke £120 (ose £60 po e pagove brenda 14 ditesh) dhe te heqin 3 pike nga patenta. Hajde mos e paguaj, shkon ne gjykate e madje edhe mund te perfundosh ne burg.
C'ka dua te them, kushton me pak ketu per te zbatuar ligjin, kane frike, ndersa ne Shqiperi nuk pyet njeri per shtet. Ambulance, zjarrfikse, a makine policie, nuk begenis njeri ti liroje rrugen. Por eshte absurde te fajsohen Autoshkollat, te gjithe e dime qe asnje nuk ec sikur ecte kur po mesonte per te ngare makinen dhe kur ishte ne provim per patente. Shoferi eshte zanat i veshtire, duhet patur kujdes se ne momentin kur te hyn vetja ne qejf nga konfidenca e tepert - atehere e peson.